[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
as
v U kthyen ndryshimet e 84.22.35.35 (diskutimet) në versionin e fundit nga Marbott.
Rreshti 1:
[[Skeda:Albanian dialects.svg|parapamje|300px|djathtas|Dialekti gegë tregohet me ngjyrë të blertë.]]Dialekti '''gegë''' ose '''gegërishtja''' (Geg. ''gegnisht'') është njëri nga dy [[dialektet]] e [[gjuha shqipe|gjuhës shqipe]], që flitet nga shqiptarët [[Gegët|gegë]] në veri të [[Shqipëria|Shqipërisë]], në [[Kosova|Kosovë]], në [[Maqedonia|Maqedoni]], në [[Turqi]] si dhe në [[Serbia|Serbi]] dhe [[Mali i Zi|Mal të Zi]].
:
Gegërishtja në vetvete ka 2 nëndialekte. Dy nendialektet e gegerishtes gjeografikisht ndahen te [[lumi i Matit|lumi i shkumbin]]. [[Gegerishtja veriore]] shtrihet ne te djathte te Matit: ne Mirdite, ne Puke, ne Lume, ne Has, ne Malesine e Gjakoves, ne Kosove, ne Maqedonin Veriperendimore, ne Dukagjin, ne Malesi te Madhe (ne te dy anet e kufirit), ne Shkoder e ne rrethinat e saj, ne krahinen e Krajes dhe te Ulqinit; ndersa [[gegerishtja jugor]]e shtrihet ne te majte te Matit: ne zonat e Elbasanit, te Durresit, te Tiranes, te Krujes, te Matit, te Lures, te Peshkopise e te Maqedonise Perendimore, prej Dibre deri ne Shkup e Kumanove.
"Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe [[toskë]]rishtes është [[Lumi Shkumbin]] në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.
 
Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si [[Gegëri]], sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]]. Gegnishtja nuk zotëron status zyrtar si gjuhë e shkruar e gjuhës shqipe.
 
== Prejardhja e fjalës ==
[[Pashko Vasa]] për kuptimin e fjalëve ''gegëri'' dhe ''gegë'', mendon se duhet kërkuar tek [[Homeri]], saktësisht në rreshtat ku thotë se : ''Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët''. Sipas Pashko Vasës, fjala ''gjigas'', në greqisht do të thotë gjigant, vigan. Për argumenti jep një shkresë në të cilën ndër të tjera thotë se fjala Gjigaj (Gjikaj) dhe Gegaj, - janë i njëjti emër dhe kanë të njëjtin kuptim si në shqip po ashtu edhe në greqisht.<ref name=VehbiBala><tt>Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.</tt></ref></tt><ref>[[:b:Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro240/7|Argumenti në fjalë]]</ref>
 
== Veçanti të gegërishtes ==
 
=== Paskajorja ===
Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue). Kjo veçanti e gegërishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore të [[Gjuha standarde|gjuhës standarde]] në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në standard lidhet me vetën dhe kohën (e tashme: p.sh. ''të punoj'' d.m.th. unë të punoj, ''të punosh'' d.m.th. ti të punosh etj., dhe e pakryer: të punoja, të punoje, etj.) ndërsa paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse.
 
Shumë gjuhëtarë sot janë ithtarë të futjes së këtij lloji të paskajores në gjuhën standarde meqë një pjesë e madhe e shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtare mendojnë se shqipja standarde do të ishte më e lehtë dhe me më shumë mundësi shprehëese e stilistike. Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: "To Be or Not To Be" (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë ''Ti, të jesh apo të mos jesh'', por thotë, pa iu drejtuar asnjë vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a mos me qenë” (ose në variante më të skajshme: "me kânë a mos ke kânë"). Ndërkaq, një përkthim i tipit "për të qenë apo për të mos qenë" nuk tingëllon shqip.
 
=== Foljet kalimtare dhe jokalimtare ===
Megjithëse veprore, në gegërishte, shumë folje, si “me ardhë/vij”, në të kaluarën dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me qenë/jam”. P.sh. “Jam ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen edhe si në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur në Kosovë.
 
=== Fjalori i pasur ===
Gegërishtja ka shumë fjalë që nuk përfshihen në fjalorin e gjuhës standarde. Disa shembuj: ''me nirthtë'', ''me (i) mejt'' (p.sh. ''Më ka mejt krahu''), ''kacurret'' (plot, me spicë), ''ani'' (e ngjashme me pra por jo saktësisht), etj.
 
=== Zanoret hundore ===
Zanoret hundore (â, ê, î, ô, ŷ, û) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt (për shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gegë). Njëherësh, theksimi i tyre është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin.
Zanoret hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin e theksuar "ë" që në gegërishte figuron si shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë). Kur "ë"-ja shkon e patheksuar në toskërisht, në gegërisht ajo zgjat zanoret paraprake.
 
== Rotacizmi ==
 
Kjo është një teori shumë e mbështetur nga studimet. Shihet, për shembull se rotacizmi “n” në “r” ka ndodhur e jo “r” në “n”, çka dëshmon se gegërishtja ka ruajtur më shumë elemente të shqipes së vjetër. Këtë e zbulojmë prej fjalëve latine si psh. “virgin-” që në gegërishte sot është “virgjin” dhe në toskërisht/standard “i/e virgjër”, “inimicus” e gjetur në gegërishte si “anmik” dhe e transformuar në toskërisht/standard si “armik”.
 
== Tabelë krahasimi ==
 
{|border="1" cellspacing="0" cellpadding="4" class="wikitable"
!Standard !! Toskërisht !! Gegërisht
|-
| Shqipëri || Shqipëri || Shqypní
|-
| një || një || nji / njâ
|-
| nëntë || nëntë || nândë
|-
| është || është || âsht / â
|-
| bëj || bëj || bâj
|-
| emër || emër || êmën
|-
| pjekuri || pjekuri || pjekuni
|-
| gjendje || gjëndje || gjêndje
|-
| zog || zok || zog
|-
| mbret || mbret || mret
|-
| për të punuar || për të punuar || me punue
|-
| rërë || rërë || rânë
|-
| qenë || qënë || kjênë / kânë
|-
| dëllinjë || enjë || bërshê
|-
| baltë || llum || lloq
|-
| cimbidh || mashë || danë
|-
| frikë|| frikë|| tutë
|-
| derr || derr || thî
|-
| gjel|| këndez|| knues
|-
| mundem || mundem || muj
|-
| dhelpër || dhelpër || skile ose dhelpën
|-
| syri || syri || syni
|-
| nëna || nëna || nana
|-
| gënjej || gënjej || rrej
|-
| qumështj || qumësht || tamël
|-
| fshat || fshat || katun
|-
| gjalpë || gjalpë || tlyn
|-
| truri || truri || truni
|-
| mbush || mbush || mush
|-
| ndoshta || ndoshta || nashta
|-
| vend || vend || ven
|}
( ˆ ) shënon zanoret hundore, të cilat janë tipar i gegërishtes.
 
== Përdorimi letrar ==
Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegërishte. Këto përfshijnë "Formulën e pagëzimit" të [[Pal Engjëlli]]t, "[[Meshari]]n" e [[Gjon Buzuku]]t, "[[Çeta e profetëve|Çetën e profetëve]]" nga [[Pjetër Bogdani]], veprat e [[Pjetër Budi]]t, [[Frang Bardhi]]t etj. Në gegërisht u shkruan edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si "[[Lahuta e Malcís]]" e [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtës]], si dhe u kodifikua [[Kanuni i Lekë Dukagjinit]] nga [[Shtjefën Gjeçovi]].
 
Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegërishtja ka qenë dialekt zyrtar në Shqipëri para [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] dhe në Kosovë deri më [[1968]]. Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri kanë vazhduar ta përdorin gegërishten në letrat e tyre. Sot gegërishtja përkrahet si dialekt dhe përdoret aty-këtu nga botime të ndryshme në Shqipëri e në Kosovë. Përkrahësit e gegërishtes janë kryesisht letrarë nga [[Shkodra]], [[Tirana]] dhe [[Prishtina]].
 
== Shqipja standarde dhe gegërishtja ==
Shqipja standarde megjithëse mbështetet në dialektin toskë të zonës juglindore të Shqipërisë, ka në përbërjen e saj fjalë apo formime nga gegërishtja, pa të cilat nuk do të bëhej i mundur formimi i disa fjalëve. Disa nga shembujt janë fjalët ''meqenëse'', ''humnerë'' dhe folja ''synoj''. Fjala meqenëse vjen nga paskajorja ''me qenë'' e gegërishtes, dhe një formim i kësaj fjale duke u mbështetur vetëm në toskërisht do të ishte ''përtëjemse'', fjalë e cila nuk shkon në gjuhën shqipe. Fjala humnerë vjen nga folja ''humb'' dhe fjala ''në erë'', dhe gjuha standarde e ka formuar këtë fjalë nga format gegë ''hum'' (humb)+ ''nerë'' (nder). Edhe folja synoj vjen nga fjala ''syni'': ''synoj''=ia ve synin (gegërisht) dhe jo ''syroj'' siç mund të ishte nëse do të formohej nga toskërishtja e cila nuk e përmban këtë folje. Gjithashtu duhet përmendur tema "krye" me të cilën shqipja formon qindra fjalë, teksa me formën toske "kokë" formohen shumë fjalë. Kemi kryeshkamb, por nuk mund të themi kokëshkëmb; teksa forma kokëfortë e toskërishtes, jepet lehtë edhe në gegërisht, me kryefortë, etj.
 
== Shembuj dhe krahasime ==
 
Shtjefën Gjeçovi, ''Kanuni i Lekë Dukagjinit'', Shkodër: 1933, fq. 11:
 
:''Burri â' në detyrë:
:''a) me u përkujdesë për veshë e mathë e për gjithshka të lypet per me mbajtë jeten;
:''b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lânë me u ankue per kurrnji nevojë.''
 
:Në standard:
 
::''Burri është i detyruar:
::''a) të përkujdeset për veshmbathje e për gjithçka që lipset për ta mbajtur jetën;
::''b) ta ruajë nderin e gruas e mos ta lë të ankohet për asnjë nevojë.''
 
Këshilli Populluar i Komunës së Prishtinës, ''Prishtina'' (monografi), 1959, fq. 19:
 
:''Gjatë pesëmbëdhjetë vjetve të fundit janë investue mjete bukur të mëdha për objekte të ndryshme komunale. Qysh në vitin 1946 rinija ndërtoi rezervoarin e madh për ujësjellësin e qytetit dhe Prishtinës iu sigurue kështu për herë të parë uji i shëndoshë për pije. Kapaciteti i ujësjellësit ishte 15 litra në sekondë. Prej asaj kohe ujësjellësi u zgjanue dhe modernizue vazhdimisht dhe tash për çdo sekondë jep nga 30 litra ujë.''
 
:Në standard:
 
::''Gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit janë investuar mjete bukur të mëdha për objekte të ndryshme komunale. Qysh në vitin 1946, rinia ndërtoi rezervuarin e madh për ujësjellësin e qytetit dhe Prishtinës iu sigurua kështu për herë të parë uji i shëndoshë për pije. Kapaciteti i ujësjellësit ishte 15 litra në sekondë. Prej asaj kohe ujësjellësi u zgjerua dhe modernizua vazhdimisht dhe tani për çdo sekondë jep nga 30 litra ujë.''
 
== Shiko edhe ==
* [[Toskë]]
* <div style="margin-left: 60px;">'''''[[:incubator:Wp/aln|Gegnishtja Test]]''''' of [[{{{project|Wikipedia}}}]] at [http://incubator.wikimedia.org/wiki/Main_Page Wikimedia Incubator]</div>
* [http://www.youtube.com/watch?v=sKeo-HoB9m8&feature=related Ambroz Martini]
* [http://www.youtube.com/watch?v=RDrw2bO15_s&feature=related Simon Jubani]
* [http://www.youtube.com/watch?v=qmTvvTUCT9M Zef Simoni]
 
== Burimi i të dhënave ==
<references />
 
[[Kategoria:Shqip]]