Lituania: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
No edit summary |
||
Rreshti 1:
{{KUTIALituania
|SIPËRFAQJA
|SIPËRFAQJA: VENDI = 123
|SIPËRFAQJA:
|POPULLSIA
|POPULLSIA: VENDI = 141
|POPULLSIA: DENDËSIA = 45
|PBB:
|PBB PËR BANOR: VENDI = 51
▲| KUFIA = km
▲| ZEE = km²
▲| POPULLSIA = 3,436,561
}}
'''Lituania''' (lituanisht:''Lietuva''), zyrtarisht '''Republika e Lituanisë''', është një shtet në Europën Veriore. Ajo është një nga tre shtetet balltike, dhe ndodhet përgjatë bregut juglindor të Detit Balltik, në lindje të Suedisë dhe Danimarkës. Ajo kufizohet nga [[Letonia]] në veri, [[Bjellorusia]] në lindje dhe në jug, [[Polonia]] në jug, dhe [[Provinca e Kaliningradit]] (një eksklave ruse) në jugperëndim. Lituania ka një popullsi prej 2.9 milion banorë (2015), dhe kryeqyteti i saj dhe qyteti më i madh është [[Vilnius]]. Lituanezët janë një popull balltik. Gjuha zyrtare, lituanishtja, së bashku me letonishten, janë dy gjuhët e vetme të gjalla të degës Balltike, të familjes së gjuhëve indo-evropiane.
Line 55 ⟶ 20:
== Historia ==
{{Kryesor|Historia e Lituanisë}}
=== Mesjeta ===
Lituania ka qenë e banuar fillimisht nga fise balltike të pavarur. Në vitet 1230 territoret lituaneze u bashkuan nga Mindaugas, i cili u kurorëzua si Mbret i Lituanisë më 6 korrik 1253. Pas vrasjes së tij në vitin 1263, Lituania pagane u bë objektiv i kryqëzatave të krishtera e të Kalorësve Teutonë dhe Urdhërit Livonian. Me gjithë luftën shkatërruese shekullore me Urdhërin Livonian, Dukata e Madhe e Lituanisë u zgjerua me shpejtësi, duke marrë ish principatat sllave të Rusit Kievan.
Deri në fund të shekullit të 14-të, Lituania ishte një nga vendet më të mëdha në Evropë dhe përfshinte Bjellorusinë, Ukrainnën, dhe pjesë të Polonisë dhe Rusisë së sotme. Situata gjeopolitike mes perëndimit dhe në lindjes përcaktoi karakterin shumëkulturor të Dukatit të Madh të Lituanisë. Elita në pushtet praktikoi tolerancën fetare dhe gjuha sllave Chancery u përdor si gjuhë ndihmëse ndaj latinishtes për dokumentet zyrtare.
Në vitin 1385, Duka i Madh Jogaila pranoi ofertën e Polonisë për t'u bërë mbret i saj. Jogaila filloi kristianizimin gradual të Lituanisë krijoi një bashkim personal mes Polonisë dhe Lituanisë. Ai la të kuptohet se Lituania, vend i pavarur, është një nga zonat e fundit pagane të Europës që pranoi krishterimin.
[[Figura:LithuaniaHistory.png|thumb|350px|Hartë që tregon ndryshimet e territorit të Lituanisë nga shekulli i 13-të deri në ditët e sotme.]]
Pas dy luftërave civile, Vytautas i Madh u bë Duka i Madh i Lituanisë në vitin 1392. Gjatë mbretërimit të tij, Lituania arriti kulmin e zgjerimit të saj territorial, filloi centralizimi i shtetit, dhe fisnikëria lituaneze u bë gjithnjë e më aktive në politikë shtetërore. Në Betejën e madhe të Lumit Vorskla në vitin 1399, forcat e bashkuara të Tokhtamysh dhe Vytautas u mundën nga Mongolët. Falë bashkëpunimit të ngushtë, ushtritë e Lituanisë dhe Polonisë arritën një fitore të madhe mbi Kalorësit Teutonë në vitin 1410 në betejën e Grunwald, një nga betejat më të mëdha të Europës mesjetare.
Pas vdekjes së Jogailës dhe Vytautas, fisnikëria lituaneze u përpoq të prishë bashkimin e Polonisë me Lituaninë, duke zgjedhur në mënyrë të pavarur Dukën e Madh nga dinastia Jagiellon, por në fund të shekullit të 15-të, Lituania u detyrua të kërkojë një aleancë më të ngushtë me Poloninë, kur rritja e fuqisë së Dukatit të Madh të Moskës kërcënoi principatat ruse Lituanisë dhe ndezi Luftërat Ruso-Lituaneze dhe Luftën Livoniane.
=== Pasmesjeta ===
Komonuelthi Polako-Lituanez u krijua në vitin 1569. Si anëtar i Komonuelthit, Lituania ruajti institucionet e saj, duke përfshirë një ushtri të veçantë, monedhën, dhe ligje kushtetuese. Polonizatimi preku të gjitha aspektet e jetës lituaneze, politikën, gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Nga mesi i shekullit të 16-të deri në mes të shekullit të 17-të, kultura, artet, dhe edukimi lulëzuan, të nxitura nga Rilindja dhe Reformimi Protestant. Që nga viti 1573, mbretërit e Polonisë dhe Dukët e Mëdhenj të Lituanisë zgjedheshin nga fisnikëria, të cilëve iu dhanë gjithnjë e më shumë Liritë e Arta. Këto liri, sidomos ''liberum veto'' (liria e vetos), çuan në anarki dhe shpërbërjen eventuale të shtetit.
Gjatë luftërave Veriore (1655-1661), territori dhe ekonomia e Lituanisë u shkatërruan nga ushtria suedeze. Para se ajo mund të përmirësohej plotësisht, Lituania u shkatërrua gjatë Luftës së Madhe të Veriut (1700-1721). Lufta, një epidemi, dhe një uri shkaktoi vdekjen e rreth 40% të popullsisë së vendit. Fuqitë e huaja, veçanërisht Rusia, u bënë dominuese në politikën e brendshme të Komonuelthit. Grupet të shumta të përçara midis fisnikërisë përdorën Liritë e Arta për të parandaluar çdo reformë. Përfundimisht, Komonuelthi u copëtua në vitet 1772, 1792 dhe 1795 nga Perandoria Ruse, Prusia dhe Austria e Habsburgëve.
Zonat më të mëdha të territorit të Lituanisë u bënë pjesë e Perandorisë Ruse. Pas kryengritjeve të pasuksesshme në vitet 1831 dhe 1863, autoritetet cariste zbatuan një numër politikash rusifikuese. Ata ndaluan shtypin lituanez, mbyllën institucionet kulturore dhe arsimore, dhe e bënë Lituaninë pjesë të një rajoni të ri administrativ të quajtur Territori Veriperëndimor. Rusifikimi dështoi për shkak të një rrjet të gjerë të përhajpjes së fshehtë të librave dhe shkollimit të fshehtë në shtëpi në gjuhën lituaneze.
Pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perandorisë Gjermane u komplikuan. Perandoria Ruse rifilloi ndërtimin e fortesave në kufijtë e saj perëndimorë për mbrojtje kundër një pushtim të mundshëm nga Gjermania në perëndim. Më 7 korrik 1879 Cari rus Aleksandri II miratoi një propozim nga udhëheqja ushtarake ruse për të ndërtuar Strukturën mbrojtëse "të klasit të parë", më të madhe në të gjithë shtetin, Fortesën Kaunas prej 65 km². Një numër i madh lituanezësh shkuan në [[Shtetet e Bashkuara]] në vitet 1867-1868, pas një urie. Rilindja Kombëtare Lituaneze hodhi themelet e kombit modern të Lituanisë dhe Lituanisë pavarur.
=== Shekujt e 20-të dhe 21-të ===
== Politika ==
|