[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 42:
=== Shekujt e 20-të dhe 21-të ===
 
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Këshilli i Lituanisë (Lietuvos Taryba) shpalli pavarësinë e Lituanisë dhe rikrijimin e shtetit lituanez më 16 shkurt 1918. Politika e jashtme e Lituanisë u dominua nga mosmarrëveshjet territoriale me Poloninë dhe Gjermaninë. Rajoni Vilnius dhe Vilnius, kryeqyteti historik i Lituanisë (e përcaktuar edhe në Kushtetutën e Lituanisë), u kapën nga ushtria polake gjatë Rebelimit Żeligowski në tetor 1920 dhe iu bashkua dy vjet më vonë Polonisë. Për 19 vjet Kaunas u bë kryeqyteti i përkohshëm i Lituanisë. Kontrolli polak mbi Vilnius e indinjoi shumë Lituaninë. Dy vendet nuk ka kishin marrëdhënie diplomatike për pjesën më të madhe të periudhës midis dy luftërave botërore.
[[Figura:Signatarai.Signatories of Lithuania.jpg|thumb|left|250px|20 anëtarëe e Këshillit të Lituanisë, pas nënshkrimit të Aktit të Pavarësisë së Lituanisë]]
Rajoni Klaipėda (gjermanisht: Memelland) i marrë në vitin 1923, gjatë Revoltës së Klaipedës, iu la Gjermanisë pas një ultimatumi gjerman në mars të vitit 1939. Gjatë periudhës midis dy luftërave, punët e brendshme të Lituanisë kontrolloheshin nga Presidenti autoritar, Antanas Smetona dhe partia e tij, Bashkimi Nacionalist Lituanez, i cili erdhi në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 1926.
 
==== 1939-1941 ====
Bashkimi Sovjetik ia ktheu Vilniusin Lituanisë, pas pushtimit sovjetik të Polonisë lindore në shtator 1939. Në qershor 1940, Bashkimi Sovjetik e pushtoi Lituaninë në përputhje me protokollet sekrete të Paktit Molotov-Ribentrop. Pushtimi u shoqërua me arrestime dhe dëbime masive. U dëbuan rreth 34.000 qytetarë lituanezë. Sipas një zyrtari të qeverisë lituaneze, ky ishte fillimi i një heqjeje të planifikuar të 700.000 banorëve nga Lituania.
 
==== 1941-1944 ====
Një vit më vonë, Bashkimi Sovjetik u sulmua nga Gjermania naziste, duke çuar në pushtimin nazist të Lituanisë. Gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre filluan vrasjet menjëherë, në Lituani. Që nga 22 qershori i vitit 1941 deri në 1 dhjetor 1941 u vranë mbi 120.000 hebrenj lituanezë.
 
Gjatë pushtimit, gjermanët kapën dhe vranë intelektualë, oficerë të ushtrisë, romë dhe rreth 190.000 hebrenj të Lituanisë (91-95% e bashkësisë hebraike të paraluftës) gjatë Holokaustit.
 
Dhjetë nga 25 batalionet e policisë lituaneze, që punonin me Einsatzkommando naziste, ishin të përfshirë në vrasjet masive. Ata mendohet të kenë ekzekutuar 78.000 persona.
 
==== 1944-1991 ====
Pas tërheqjes së forcave të armatosura gjermane, sovjetikët ripushtuan Lituaninë në vitin 1944. M ndryshimet e kufijve të vendosur në Konferencën e Potsdamit në vitin 1945, Memellandi gjerman, me portin e tij balltik Memel (lithuanisht: Klaipeda), iu dha përsëri Lituanisë, apo siç quhej ajo pas vitit 1945 RSS Lituaneze. Shumica e banorëve gjermanë të zonës kishin ikur në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Sovjetikët kryen dëbime masive të lituanezëve në Siberi. Ata bënë shtetëzimin, kolektivizimin dhe sovietizimin e përgjithshëm të jetës së përditshme. Nga viti 1944 deri në 1952 rreth 100.000 partizanë lituanezë luftuan një luftë guerile kundër sistemit sovjetik. Rreth 30,000 partizanë dhe përkrahësit e tyre u vranë dhe shumë të tjerë u arrestuan dhe u internuan në gulagët e Siberisë. Është vlerësuar se Lituania ka humbur 780.000 njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Ardhjen e perestrojkës dhe gllasnostit në fund të viteve 1980, lejoi krijimin e Sąjūdis, një lëvizje anti-komuniste për pavarësi. Pas një fitore dërrmuese në zgjedhjet e Sovjetit Suprem, anëtarët e Sąjūdis shpallën pavarësinë e Lituanisë më 11 mars 1990 duke u bërë republika e parë sovjetike që e bëri këtë. Bashkimi Sovjetik u përpoq për të shtypur shkëputjen duke imponuar një bllokadë ekonomike. Trupat sovjetike sulmuan Kullën e TV-së së Vilniusit, duke vrarë 14 civilë lituanezë dhe duke plagosur 600 të tjerë në natën e 13 janarit 1991 (Ngjarjet e janarit). Më 31 korrik 1991 paramilitarët sovjetike vranë shtatë roje kufitare lituaneze në kufirin me Bjellorusinë. Kjo ngjarje njihet si Masakra Medininkai.
 
Më 4 shkurt 1991, Islanda u bë vendi i parë që njohu pavarësinë e Lituanisë. Pas grushtit të shtetit sovjetik në gusht, Lithuania e pavarur mori njohje të gjerë zyrtare dhe u pranua në Kombet e Bashkuara më 17 shtator 1991.
 
== Politika ==
{{Kryesor|Sistemi shtetror në Lituani}}
Që kur Lituania shpalli rivendosjen e pavarësisë së saj më 11 mars 1990, ajo ka ruajtur tradita të forta demokratike. Në zgjedhjet e para të përgjithshme pas pavarësisë më 25 tetor 1992, 56,75% nga numri i përgjithshëm i votuesve mbështetën kushtetutën e re. Ka pasur debate të forta në lidhje me kushtetutën, veçanërisht rolin e presidentit. Një referendum i veçantë u mbajt më 23 maj të vitit 1992 për të vlerësuar opinionin publik lidhur me këtë çështje dhe 41% të të gjithë votuesve të mundshëm mbështetën forcimin e rolit Presidentit të Lituanisë. Sipas shpjegimit të Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë në 10 janar 1998 Republika e Lituanisë është një republikë parlamentare me disa atribute të një sistemi gjysmë-presidencial.
 
== NjësitNjësitë administrative ==
{{Kryesor|Njësit administrative të Lituanisë}}