Ndryshimi mes inspektimeve të "Tefsiri"

178 bytes removed ,  4 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
'''Tefsiri''' ([[Arabisht]]:'''تفسير‎''') është shpjegimi i [[Kur'ani|Kuranit]]. Autori i tesfirit quhet '''mufesir'''.
 
Përktheu: Fatih Ibrahimi
 
 
 
==HYRJE NË SHKENCËN E TEFSIRIT (‘ILM-UL-TEFSIR)==
 
 
 
Kuptimi tekstual i [fjalës] Tefsir në gjuhen arabe domethënë ‘të hapësh’, ose të sqarosh, interpretosh ose komentosh. Teknikisht, shkenca e Tefsirit është një degë e dijes në të cilën kuptimet e Kur’ani sqarohen, dhe urdhëresat e urtësitë sqarohen qartazi (el-Burhan). Duke iu drejtuar Pejgamberit (s.a.v.s.), Kur’ani i lavdishëm thotë:
 
 
==Burimet e Tefsirit==
 
 
[Kurani] i lavdishëm
 
Burimi i parë i dijes së tefsirit është vetë Kur’ani. Prandaj, shpesh ndodh që në një pikë që është e shkurtër dhe kërkon shpjegim, është e sqaruar nga një tjetër ajet i vet Kur’anit. Për shembull, ajeti në Suren el-Fatiha:
 
 
==KOMENTIME (TEFSIRE) TË FAMSHME TË KUR’ANIT==
 
 
Komentime të shumta të Kur’anit të lavdishëm janë shkruar që prej periudhës së pejgamberisë. Në fakt, asnjë libër tjetër në botë nuk është shërbyer sa Kur’ani fisnik. Prezantimi i të gjitha këtyre komentimeve nuk është i mundshëm madje edhe në disa libra të detajuara, aq më pak në një hyrje të shkurtër si kjo. Por, ajo që dëshirojmë të bëjmë është të prezantojmë shumë shkurtazi komentimet kryesore që kanë shërbyer si burime për [veprën] Ma’rif-ul-Kur’an, dhe që i kemi cituar herë pas here. Ndonëse, gjatë periudhës kur komentimi i mësipërm është shkruar, shumë komentime (tefsire) dhe qindra libra janë konsultuar vazhdimisht, qëllimi këtu është të kufizohemi vetëm në prezantimin e komentimeve, referencat tek të cilat do të shfaqen vazhdimisht.
 
1. ===Tefsir ibn Xherir===
 
Emri i vërtetë i këtij Tefsiri është “Xhami el-Bejan” dhe është përpiluar nga Imam Ebu Xha‘fer Muhammed ibn Xherir et-Taberi (vd. 310 h). Alameh Taberiu është një komentator i vlerësuar lartë, muhadith (ekspert i hadithit) dhe historian. Thuhet që ai vazhdoi të shkruante për dyzet vite vazhdimisht, nga dyzet faqe çdo ditë (el-Bidajeh we el-Nihajeh, 11:145). Kundër tij ka pasur akuza se është shi’ij, por dijetarët i kanë përgënjeshtruar këto akuza, dhe e vërteta e kësaj çështje është se ai është një dijetar i vlerësuar lartë prej pasuesve të Sunetit, e jo prej dijetarëve shi’it.
Duke qenë në tridhjetë vëllime, Tefsiri i tij gëzon statusin e të qenit burim bazik për komentimet e mëvonshme. Në shpjegimin e ajeteve, ai citon dijetar të ndryshëm dhe pastaj vazhdon për të vërtetuar qëndrimin që, sipas tij, është më i forti, sigurisht, duke ofruar argumente dhe dëshmi. Sidoqoftë, duhet pranuar, që në këtë tefsir gjenden transmetime të të gjitha llojeve, të forta e të dobëta. Për shkak të kësaj, nuk mund të mbështetemi tek çdo transmetim që paraqet ai. Në realitet, ai kishte për synim që përmes komentimit të tij t’i grumbulloj dhe përpiloj të gjitha transmetimet e mundura të tij, ashtu që ky material i mbledhur të mund të përdoret më vonë. I mirënjohur është fakti që ai ka dhënë zinxhirin e transmetuesve së bashku me çdo transmetim, ashtu që kushdo që dëshiron të hulumtoj zinxhirin e transmetuesve mund ta bëj këtë gjë dhe të vendos për veten e tij nëse transmetimet janë të vërteta ose të rreme.
 
2. ===Tefsir Ibn Kethir===
 
Autor i këtij komentimi është Hafiz ‘Imaduddin Ebu el-Fida’ Isma‘il ibn Kethir ed-Dimeshkij esh-Shafi’ij (vd. 775 h.), një dijetar hulumtues i dalluar i shekullit të tetë. Është botuar në katër vëllime. Këtu është vënë një theks i veçantë mbi transmetimet shpjeguese. Një veçori [e këtij tefsiri] është kriticizmi i tij si ekspert i hadithit rreth transmetimeve të ndryshe, dhe prej këtij këndvështrimi, ky libër ka një pozitë të dalluar në mesin e të gjitha librave të tefsirit.
 
3. ===Tefsir el-Kurtubi===
 
Emri i plotë [i veprës] është El-Xhami‘ li-Ahkam-il-Kur’an. Është shkruar nga dijetari i famshëm dhe hulumtues i Andaluzisë Spanjës), Ebu ‘Abdullah Muhammed ibn Ahmed Ebi Bekr ibn Ferah el-Kurtubi (vd. 671 h.). Ai ishte pasues i shkollës Malikite në fikh dhe ishte i mirënjohur për ibadetet dhe devotshmërinë e tij. Qëllimi bazik i këtij tefsiri në fakt ishte që të deduktoj urdhëresa ligjore dhe rregulla prej Kur’anit, mirëpo, duke bërë këtë gjë ai po ashtu ka ofruar një shpjegim të ajeteve, hulumtim mbi fjalët e vështira, diskutim të shenjave diakritike dhe elegancën e stilit dhe kompozimit, dhe ka transmetuar hadithe dhe transmetime në tefsirin e tij, me mjaftë aftësi. Ky libër është në dymbëdhjetë vëllime dhe është botuar vazhdimisht.
 
4. ===El-Tefsir el-Kebir (er-Razi)===
 
Kjo është vepra e Imam Fahruddin er-Raziut (vd. 606 h.). Emri i vërtetë [i veprës] është Mefatih el-Ghajb, por është e famshme si ‘Tefsir el-Kebir’. Imam Raziu është një imam në teologjinë Islame (akaid), prandaj, një rëndësi e veçantë u është dhënë në tefsirin e tij debateve racionale dhe skolastike, dhe përgënjeshtrimit të sekteve të devijuara. Por, e vërteta është se ky tefsir, në mënyrën e tij unike, është një qelës unik deri tek Kur’ani po ashtu. Për më tepër, mënyra kënaqëse si kuptimet e Kur’anit janë qartësuar dhe ndërlidhjet në mes ajeteve janë vendosur, është thjeshtë e tej-kënaqshme. Sipas gjitha gjasave, Imam Raziu shkroi vet Tefsirin e tij deri tek Sureja el-Fet’h. Prej aty e tutje, ai nuk mundi ta vazhdonte. Kështu që, pjesa tjetër e tefsirit të tij, prej sures el-Fet’h deri në fund, është kompletuar nga Kadij Shihabuddin ibn Khalil el-Khawli ed-Dimeshkij (vd. 639 h.) ose Shejh Nexhmuddin Ahmed ibn Muhammed el-Kamuli (vd. 777 h.) {Keshf el-Dhunun, 2:477}
Imam Raziu në veçanti ka theksuar debatet skolastike dhe përgënjeshtrimin e sekteve të kota në përputhje me nevojat e kohës së tij, dhe duke bërë këtë gjë, diskutimet e tija janë stërzgjatur në disa vende, prandaj, disa njerëz kanë bërë komentin në vijim në lidhje me tefsirin e tij: “Në këtë (libër) ka çdo gjë tjetër, pos tefsirit”. Por ky koment është një padrejtësi e tmerrshme ndaj [veprës] Tefsir el-Kebir. E vërteta u tha më sipër, e ajo është, se ky Tefsir gëzon një status të lartë për sa i përket zbërthimit të domethënieve të Kur’anit. Por, ka vende ku ai shpjegon ajete të Kur’anit duke u larguar nga konsensusi i Ummetit, mirëpo, këto vende janë të shpërndara shumë rrallë n këtë libër që arrin tetë vëllime.
 
5. ===Tefsir el-Bahr el-Muhit===
 
Ky tefsir është shkruar nga Alameh Ebu Hajjan el-Gharnati el-Endelusij (vd. 754 h.) i cili, përpos shkencave tjerave islame të dijes, ishte ekspert i sintaksës dhe retorikës. Ai ia ka dhënë rëndësi të veçantë kërkimit të fjalëve në çdo ajet, dallimi në strukturë dhe në pika të elokuencës.
 
6. ===Ahkam el-Kur’an, nga el-Xhesas===
 
Ky tefsir është shkruar nga Imam Ebu Bekr el-Xhesas er-Razi (vd. 370 h.) i cili zë një vend të dalluar në mesin e fukahave (juristëve) hanefij. Përmbajtja e këtij libri është deduktimi i parimeve dhe rregullave ligjore nga Kur’ani fisnik. Në vend që t’i shpjegoj ajetet në vazhdimësi serike, ai ka marrë detajet ligjore nga ajetet që konsistojnë në urdhëresa ligjore. Disa libra tjera janë shkruar në këtë lëmi po ashtu, por ky libër gëzon një vend të dalluar në mesin e tyre.
 
7. ===Tefsir el-Dur el-Menthur (Sujutiu)===
 
Ky është shkruar nga Alameh Xhelaludin es-Sujuti (vd. 910 h.). Emri i plotë është ‘el-Dur el-Menthur fi el-Tefsir bi’l-Me’thur.’ Këtu alameh Sujutiu ka provuar t’i mbledh të gjitha transmetimet në lidhje me tefsirin e Kur’anit që ka mundur t’i gjej. Disa dijetarë të hadithit si hafiz Ibn Xheriri, Imam Begheviu, Ibn Merduwejh, Ibni Hibbani dhe Ibni Maxhe dhe të tjerë patën punuar tashmë në këtë lëmi. Alameh Sujutiu ka mbledhur transmetimet e paraqitura nga të gjithë ata në këtë libër. Por, në vend që të tregoj zinxhirët komplete të transmetimit, ai e ka parë të mjaftueshme të thjeshtë të përmend emrin e autorit në fjalë që e ka transmetuar atë transmetim nën autoritetin e tij, ashtu që, nëse është e nevojshme, mund t’i kthehemi veprës dhe të hulumtojmë transmetimin. Pasi që qëllimi i tij ishte të mblidhte një sasi të madhe të transmetimeve, si pasojë, të gjitha llojet e transmetimeve, të dobëta e të forta, kanë gjetur rrugën e tyre në këtë libër. Prandaj, çdo transmetim në këtë libër nuk mund të konsiderohet i besueshëm pa hulumtuar besueshmërinë. Ka raste kur Alameh Sujutiu indikon me çdo transmetim gradën e vërtetësisë po ashtu. Por, ngaqë ai është i njohur për të qenit e tij mjaft i butë sa i përket kritikës së hadithit, mbështetja në këto vlerësim është gjë e vështirë.
 
8. ===El-Tefsir el-Mez’heri===
 
Ky është shkruar nga Kadi Thenaullah Panipati (vd. 1225 h.). Ai e ka emëruar tefsirin e tij ‘el-Tefsir el-Mez’heri’ pas emrit të mësuesit të tij shpirtëror, Mirza Mez’her Xhan-i-Xhanan Dehleviu. Ky tefsir është shumë i thjeshtë dhe i qartë, dhe tepër i dobishëm për të gjetur sqarime të shkurtra të ajeteve Kur’anore. Së bashku me sqarimin e fjalëve Kur’anore, ai po ashtu ka marrë transmetime të ngjashme në detaje të thella, dhe duke bërë kështu, ai ka bërë një përpjekje të pranoj transmetimet pas shumë më shumë shqyrtimi krahasuar me komentimet (tefsiret) tjera.
 
9. ===Ruh el-Me‘ani===
 
Emri i plotë i këtij tefsiri është ‘Reh el-Me‘ani fi Tefsir el-Kur’an el-‘Adhim we el-Seb‘ el-Methani’ dhe është shkruar nga ‘Alameh Mahmud el-Alusi (vd. 1270 h.), dijetari i famshëm i periudhës së fundit së Bagdadit, dhe është në tridhjetë vëllime. Ai ka bërë më të mirën e mundshme që ta bëj tefsirin e tij gjithëpërfshirës. Në të ka diskutime tërësore të gjuhës, sintaksës, shkronjave, stilit, si dhe në jurisprudencë, akaid, kelam, filozofi, astronomi, misticizëm dhe transmetim të haditheve. Ai është përpjekur që të mos lej [as edhe] një aspekt intelektual në lidhje me ndonjë ajet pa sqaruar. Në çështjen e transmetimeve të haditheve, autori i kësaj vepre ka qenë më i kujdesshëm krahasuar me komentuesit e tjerë. Nga ky këndvështrim, ky është një komentim shumë gjithëpërfshirës, dhe asnjë përpjekje në të ardhmen në lidhje me tefsirin e Kur’anit nuk mund të anashkaloj ndihmën e kësaj vepre.
 
[[Kategoria:Tefsir]]
 
 
== Lidhje të jashtme ==
 
[http://fibrahimi.wordpress.com/2013/07/15/hyrje-ne-shkencen-e-tefsirit-ilm-ul-tefsir]
 
[http://fibrahimi.wordpress.com/2013/07/15/burimet-e-tefsirit-komentimit-te-kuranit]
 
[http://fibrahimi.wordpress.com/2013/07/15/komentime-tefsire-te-famshme-te-kuranit]
Anonymous user