[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 7:
==Historiku==
Si datë zyrtare e themelimit të Shkollës së Mesme Gjimnaz “ Zosimea “ në Janinë merret viti 1828.<ref name="Pasho Baku 2011">Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë,2011, fq. 1004.</ref> Mirëpo sipas një shënimi në librin " Bonaparti mysliman: Diplomacia dhe orientalizmi në Greqinë e Ali Pashës", ( The Muslim Bonaparte: Diplomacy & Orientalism in Ali Pasha's Greece) të autores Katherine E. Fleming, e cila i referohet punimit "Sistemi i miletit dhe kontributi i tij në zbehjen e identitetit kombëtar ortodoks në Shqipëri "- (The Millet system and its contribution to the blurring of Orthodox National Identity in Albania ) të Stavro Skendit, publikuar në kuadër të monografisë " Christians and Jews in the Ottoman Empire ", në vitin 1982, në New York, nga " Holmes & Meier Publishers ", nën redaktimin e Benjamin Braude dhe Bernard Lewis, “ Gjimnazi është themeluar nga vëllezërit Zosimea në vitin 1769.”<ref>Katherine E(lizabet) Flemming: Bonaparti mysliman: Diplomacia dhe orientalizmi nëGreqinë e Ali Pashës. Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë, 2013, fq. 100. Shih edhe botimin në gjuhën angleze: Flemming, Katherine E: The Muslim Bonaparte: Diplomacy and Orientalism in Ali Pasha's Greece, Princeton University Press, Princeton – New Jersey, 2014, shënimi në faqen 65.</ref> Shkolla u quajt Zosimea për nder të vëllezërve Zosimea me shpenzimet financiare të të cilëve edhe u themelua dhe funksionoi për një periudhë të gjatë kohore.<ref name="Pasho Baku 2011"/>

" Zosimea " ishte e pajisur edhe me një bibliotekë të pasur si dhe më një laborator të fizikës. Sipas pasqyrës së fondacionit të dhënë nga historiani i Janinës Aravantini, Kolegji " Zosimea " zotëronte një kapital prej 1.107.610 rubla në Bankën e Moskës, 143 800 monedha ari në atë të Vjenës, dhe 515.000 dhrahmi në Bankën e Athinës.<ref>Dionis Qirzidhi: “ Zosimea “ gjimnazi, që “ prodhoi “ eposin shqiptar të diturisë. Albania press, 12 tetor 2007. Athinë. fq. 31.</ref>

Hapja e gjimnazit “ Zosimea “ në Janinë është edhe meritë e padiskutueshme e kohës së Ali Pashë Tepelenës dhe e qëndrimeve të tij. Fatkeqësisht askund më pare nuk është përmendur kjo vepër unikale e Vezirit të Janinës, e cila pati kontribute të veçanta për arsimimin dhe kulturën e banorëve të këtyre viseve, vend në të cilin u rritën dhe u arsimuan me dhjetëra pionierë të Rilindjes dhe Pavarsisë Shqiptare, por edhe të asaj greke. Kujtojmë vëllezërit Frashëri, Vretot, Qiriazi, etj. të cilët dolën nga dyert e kësaj shkolle.[33]<ref>Georgios K. Gatos. Istoria ton Yoaninion. Athina. 1965. fq. 15</ref> Që në fillim të veprimtarisë së saj, institucioni edukativo – arsimor " Zosimea ", ishte një shkollë jashtë arealit të Perandorisë Osmane. Kurikula e saj nuk i përgjigjej programit të ndonjë shkolle shabllon të zonës, apo të vetë perandorisë. Lëndët e mësimdhënies nuk u përgjigjeshin atyre që do duhej të përthithte një nxënës i asaj kohe për tu vënë më pas në shërbim të perandorisë. E para gjë, dhe më e rëndësishmja për rolin e vet iluminues, ka qënë diversioni prej gjithçkaje tjetër në atë kohë. E rëndësishme gjithashtu, ishte koha kur u ndërtua dhe u vu në funksionim, që përkon direkt me atë pas Revolucionit Francez. Edhe profili që zgjodhi shkolla të kishte, ishte ai i përcjelljes së këtyre ideve.[34]Pra siq shihet, " Zosimea " ishte një shkollë e përparuar e nivelit europian.[35]<ref>Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë,211, fq. 1004.</ref> Thanas Psalidha, ish mësues i drejtorit të atëhershëm Sakellario, ka qënë përjashtuar nga marrëdhëniet akademike, dhe në fund të jetës së vet shkon në Korfuz. Ndodhi kjo për shkak se idetë e tij ishin shumë përparimtare.

Në rrjedhë të Lëvizjes së Tanzimatit, " Zosimea " u bë gjithnjë e më e pëlqyer derisa në vitin 1860, ajo arriti nivelin e një instituti mësimor, i cili edhe sipas kritereve të Europës së përparuar, mund të quhej plotësisht i knaqshëm. Në atë shkollë mësuan, jo vetëm shqiptar ortodoks por edhe shumë mysliman. Ndërkohë që në shkollat qytetëse dhe të fshatit të ngritura më vonë nga grekët në Shqipërinë e jugut, predikoheshin idetë shoviniste dhe fanatike grekomadhe për institutin " Zosimea " duhet thënë, e kjo e nderon atë, se shqiptarët e mësuar këtu vërtetë sillnin me vete në shtëpi njëfar simpatie për Greqinë, por ata dilnin prej dyerve të saj si shqiptar me ndërgjegje të lartë kombëtare.<ref>Eqrem Vlora: Kujtime 1885 - 1925. Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë,2010, fq. 156.</ref> Falë gjimnazit të famshëm " Zosimea " i cili dallohej për cilësinë sipas standardeve moderne europiane,Janina, si kryeqendër e Vilajetit me të njëjtin emër,nuk mbeti vetëm qendër e një zone administrative por u bë edhe një qendër e rëndësishme arsimore e njohur në gjithë Perandorinë Osmane. Gjatë vizitës qëi bëri Aleksander Thomsoni, Gjimnazit " Zosimea " të Janinës, ai u njoftua edhe me planprogramet moderne shkollore gjë të cilën nuk e kishte gjetur as në shkollën hebreje, e cila kishte ngecur prapa në krahasim me shkollat në gjuhën greke.<ref>Memli Krasniqi: Shoqëria biblike britanike për të huajt dhe bektashizmi. Instituti Albanologjik i Prishtinës , Prishtinë, 2013, fq. 253 – 255.</ref>

" Zosimea " si një gjimnaz i lidhur me historinë e Shqipërisë, është shkolla ku mësuan shumë nga rilindësit tanë të shquar. Asokohe ajo konsiderohej si njëra ndër shkollat më të mira për formimin e nxënësve me virtyte të larta, dije dhe kulturë.[45]<ref>Dionis Qirzidhi, op.cit.</ref>

Edhe në shekullin e XX " Zosimea " vazhdon veprimtarinë dhe aktivitetin e saj të ngjeshur në drejtim të edukimit, arsimimit dhe përgatitjes së brezit të ri. Interesimi i të rinjëve për ti vijuar mësimet në këtë shkollë vazhdoi të rritet vazhdimisht. Në vitin 1918 për shkak të numrit të madh të nxënësve,në Janinë, krahas Gjimnazit " Zosimea ", themelohet edhe një shkollë tjetër e lartë, ndërsa nga viti 1927 " Zosimea " fillon të quhet Shkollë e Lartë për Djem ( Eng:Boy`s High School ). Nga viti 1932 fillon një periudhë e re për Shkollën e Lartë " Zosimea ", kur stafit të saj pedagogjik e arsimor i bashkohet edhe një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve eminent të asaj kohe. Në këtë mënyrë, ky institucion edukativo –arsimor bëhet edhe qendër e aktiviteteve kulturore. Në vitin 1937 nga organet përkatëse shtëtërore i rikonfirmohet edhe njëhere epiteti i shkollës model mirëpo kësaj radhe si Shkollë e Lartë Model ( Eng: High School Model ). Pas Luftës së Dytë Botërore, Shkolla e Lartë " Zosimea " vazhdon funksionin dhe misionin e saj. Kështu në vitin 1952 vendoset që për nevojat e Shkollës në fjalë të ndërtohet një objekt i ri dhe në nëntor të vitit 1955 përurohet ndërtesa e re e Shkollës së Lartë " Zosimea " në Janinë.[46]<ref name="GB">Gëzim Bullaku: [http://www.kokaj.net/arsim-kulture-detale/items/gjimnazi-zosimea-ne-janine-dhe-shqiptaret.html Gjimnazi Zosimea në Janinë dhe shqiptarët]16.06.2016</ref>

Sot " Zosimea " është një shkollë që ndërtesën e vjetër historike e ka në mes të Janinës, dhe si për ironi të një fati akoma më ironik, gjendet tamam mbi rrugën e stacionit të autobusëve interurbanë, sapo dikush zbret pasi ka hipur në Kakavijë, Gjirokastër apo Tiranë. Nëse dikush do të kërkonte në katalogët e regjistrimit të asaj shkolle, do të gjente emra shqiptarësh të mëdhenj të asaj kohe.[47] <ref name="GB"></ref>

==Nxënës të njohur==