Zosimea: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Rreshti 10:
" Zosimea " ishte e pajisur edhe me një bibliotekë të pasur si dhe më një laborator të fizikës. Sipas pasqyrës së fondacionit të dhënë nga historiani i Janinës Aravantini, Kolegji " Zosimea " zotëronte një kapital prej 1.107.610 rubla në Bankën e Moskës, 143 800 monedha ari në atë të Vjenës, dhe 515.000 dhrahmi në Bankën e Athinës.<ref>Dionis Qirzidhi: “ Zosimea “ gjimnazi, që “ prodhoi “ eposin shqiptar të diturisë. Albania press, 12 tetor 2007. Athinë. fq. 31.</ref>
<br />
Hapja e gjimnazit “ Zosimea “ në Janinë është edhe meritë e padiskutueshme e kohës së Ali Pashë Tepelenës dhe e qëndrimeve të tij. Fatkeqësisht askund më pare nuk është përmendur kjo vepër unikale e Vezirit të Janinës, e cila pati kontribute të veçanta për arsimimin dhe kulturën e banorëve të këtyre viseve, vend në të cilin u rritën dhe u arsimuan me dhjetëra pionierë të Rilindjes dhe Pavarsisë Shqiptare, por edhe të asaj greke. Kujtojmë vëllezërit Frashëri, Vretot, Qiriazi, etj. të cilët dolën nga dyert e kësaj shkolle.
Në rrjedhë të Lëvizjes së Tanzimatit, " Zosimea " u bë gjithnjë e më e pëlqyer derisa në vitin 1860, ajo arriti nivelin e një instituti mësimor, i cili edhe sipas kritereve të Europës së përparuar, mund të quhej plotësisht i knaqshëm. Në atë shkollë mësuan, jo vetëm shqiptar ortodoks por edhe shumë mysliman. Ndërkohë që në shkollat qytetëse dhe të fshatit të ngritura më vonë nga grekët në Shqipërinë e jugut, predikoheshin idetë shoviniste dhe fanatike grekomadhe për institutin " Zosimea " duhet thënë, e kjo e nderon atë, se shqiptarët e mësuar këtu vërtetë sillnin me vete në shtëpi njëfar simpatie për Greqinë, por ata dilnin prej dyerve të saj si shqiptar me ndërgjegje të lartë kombëtare.<ref>Eqrem Vlora: Kujtime 1885 - 1925. Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë,2010, fq. 156.</ref> Falë gjimnazit të famshëm " Zosimea " i cili dallohej për cilësinë sipas standardeve moderne europiane,Janina, si kryeqendër e Vilajetit me të njëjtin emër,nuk mbeti vetëm qendër e një zone administrative por u bë edhe një qendër e rëndësishme arsimore e njohur në gjithë Perandorinë Osmane. Gjatë vizitës qëi bëri Aleksander Thomsoni, Gjimnazit " Zosimea " të Janinës, ai u njoftua edhe me planprogramet moderne shkollore gjë të cilën nuk e kishte gjetur as në shkollën hebreje, e cila kishte ngecur prapa në krahasim me shkollat në gjuhën greke.<ref>Memli Krasniqi: Shoqëria biblike britanike për të huajt dhe bektashizmi. Instituti Albanologjik i Prishtinës , Prishtinë, 2013, fq. 253 – 255.</ref>
<br />
" Zosimea " si një gjimnaz i lidhur me historinë e Shqipërisë, është shkolla ku mësuan shumë nga rilindësit tanë të shquar. Asokohe ajo konsiderohej si njëra ndër shkollat më të mira për formimin e nxënësve me virtyte të larta, dije dhe kulturë.
Edhe në shekullin e XX " Zosimea " vazhdon veprimtarinë dhe aktivitetin e saj të ngjeshur në drejtim të edukimit, arsimimit dhe përgatitjes së brezit të ri. Interesimi i të rinjëve për ti vijuar mësimet në këtë shkollë vazhdoi të rritet vazhdimisht. Në vitin 1918 për shkak të numrit të madh të nxënësve,në Janinë, krahas Gjimnazit " Zosimea ", themelohet edhe një shkollë tjetër e lartë, ndërsa nga viti 1927 " Zosimea " fillon të quhet Shkollë e Lartë për Djem ( Eng:Boy`s High School ). Nga viti 1932 fillon një periudhë e re për Shkollën e Lartë " Zosimea ", kur stafit të saj pedagogjik e arsimor i bashkohet edhe një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve eminent të asaj kohe. Në këtë mënyrë, ky institucion edukativo –arsimor bëhet edhe qendër e aktiviteteve kulturore. Në vitin 1937 nga organet përkatëse shtëtërore i rikonfirmohet edhe njëhere epiteti i shkollës model mirëpo kësaj radhe si Shkollë e Lartë Model ( Eng: High School Model ). Pas Luftës së Dytë Botërore, Shkolla e Lartë " Zosimea " vazhdon funksionin dhe misionin e saj. Kështu në vitin 1952 vendoset që për nevojat e Shkollës në fjalë të ndërtohet një objekt i ri dhe në nëntor të vitit 1955 përurohet ndërtesa e re e Shkollës së Lartë " Zosimea " në Janinë.
<br />
Sot " Zosimea " është një shkollë që ndërtesën e vjetër historike e ka në mes të Janinës, dhe si për ironi të një fati akoma më ironik, gjendet tamam mbi rrugën e stacionit të autobusëve interurbanë, sapo dikush zbret pasi ka hipur në Kakavijë, Gjirokastër apo Tiranë. Nëse dikush do të kërkonte në katalogët e regjistrimit të asaj shkolle, do të gjente emra shqiptarësh të mëdhenj të asaj kohe.
==Nxënës të njohur==
|