Kuçi (Vlorë): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
largim materiali të kopjuar dhe jo enciklopedike.
No edit summary
Rreshti 52:
 
Ne lumin e Shushicës gjenden me shumice trofta, ndërsa ne përrenjtë qe derdhen ne lume ka shume krap te madhësive te vogla, si dhe ngjala. Ne terrenin me shkurre ka zvarranike te përmasave dhe llojeve te ndryshme, te pastudiuara ende. Ka gjarpërinj me madhësi edhe mbi 2 merta, ndodhen gjithashtu edhe nepërka nje gjarpër i rrezikshëm sulmues, astriti dhe gjarpërinj me ngjyra e madhësi te ndryshme. Ne te gjitha pyjet me shkurre te bie ne sy një numër i madh breshkash te cilat krijojne nje ambient kureshtar për kalimtaret.
== Historia ==
 
=== Gjurmë të lashtësisë në katund dhe rreth tij ===
Nga kërkimet e studimet arkeologjike të kryera gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit në territorin përreth Kuçit, janë zbuluar një numër i madh pikash e qendrash arkeologjike që datohen prej periudhave më të hershme parahistorike, si epoka e gurit, e bronxit, e hekurit deri në periudhën historike të antikitetit e mesjetës. Intensiteti i tyre dhe ekzistenca gjatë rrjedhave të ndryshme kohore, flasin se ky territor ka pasur kushte shumë të përshtatshme për banim. Këto kushte lidhen me ekzistencën e tokave pjellore, veçanërisht për frutikulturën, vreshtarinë, kullotat e pasura, pyjet dhe ujërat e bollshme, si dhe me klimën e përshtatshme, të cilat plotësonin kërkesat kryesore për jetesën.
 
Rreshti 120:
Në Kuç ndërtimet e periudhës së antikitetit mbajnë emrin e vendeve, ku ndodhen, si kalaja e Karatafiqit, e datuar në periudhën e hekurit, apo kalaja e Kaçurit, ndërsa kalaja e qafës së Mretes e ajo e Bobovishtës mbajnë emra njerzish si Lekës, e Gjoklagjes, apo varri i ushtarit të Qezarit në Qafë të Shkallës, sikurse u përmend më sipër.
 
Varri i Turkut te arat e Mete në Gurrëz, i cili ruhet i paprekur për disa shekuj, Lugu i Turkut në Havar, ngjitur me shpellën e Gjolekës, ku turqit kanë pësuar humbje të mëdha nga artileria shkëmbore e [[Zenel Gjoleka|Zenel Gjolekës]], apo toponimi me ëmër varreja apo mali i Frengut, janë ruajtur në shekuj nga popullsia e Kuçit dhe e rajonit përreth, ruajtje e cila lidhet me kulturën e hershme të popullatës së këtyre trevave, gjë që shërben për t’u treguar brezave të rinj luftën e madhe që kanë bërë në shekuj dhe aftësinë për të mbijetuar.
 
Në Kuç ka një numër të madh objektesh kulti që nga lashtësia gjer në kohët tona, siç janë emrat e 14 mekameve apo të vakefeve të cilët janë të shpërndare në tërë territorin e fshatit si në maja malesh dhe në lagje. Ekzistenca e emrave të 19 kishave e 14 vakefeve apo mekameve tregon se populli i Kuçit që nga viti 1826 ka përkrahur dhe ka predikuar bektazhimin, i cili zëvëndosi flamurin e sulltanëve me flamurin e Skënderbeut me shqiponjën dykrenore. Ai ndihmoi në përshpejtimin e rilindjes kombëtare shqiptare, dhe organizoi çeta në luftë kundër sundimit turk, në formacionin luftarak asohere kanë marrë pjesë shumë trima e kapedanë nga Kuçi.