[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
[[File:River Buddha.png|thumb]]
'''Budizmi''' është [[Feja|fe]] botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në [[Azia|Azi]]. Në mbarë botën ka, nvarent prej burimit, 230 deri në 500 milion anëtarë - kjo e bënë fenë e katërt në botë (pas Krishterizmit, Islamir dhe Hinduizmit). Vendet me popullatë budiste janë kryesisht Azia jugore, juglindore dhe Azia lindore. Budizmi mbështetet në mësimet e [[Buda|Gautama Budës]], i cili jetoi në shek. 6 ose 5 p.K. mes [[Nepali]]t e [[India|Indisë]] Veriore (ky quhet Buda historik). Emri i tij Gautama si zakonisht përmendet vetëm në burimet jo budiste, ndërsa burimet budiste përmendin vetëm emrin Buda. Buda është një titull nderues i cili lidhet me një përjetim të quajtur Bodi (Zgjuarje, Ndriçim). Sipas mësimeve Budiste, me Bodi, kuptohet një njohje çliruese dhe fundamentale e një fakti për jetën, me të cilën vie edhe çlirimi prej vuajtjes. Pra, qëllimi i praktikave Budiste është të përjetosh këtë çlirim me anën e mësimeve të Budës. Prej Asketizmit dhe Hedonizmit extrem, por edhe prej radikalizmit preferohet të hiqet dorë, dhe duhet të ecet një rrugë e mesme.
 
=== Zhvillimi ===
Rreshti 63:
 
=== Jo-vetja dhe Rilindja ===
Shkollat "Astika" në filozofinë Hinduse mësonin "Vetën" (p. ''attā'', skt. ''ātman''), e krahasueshme me nocionin e një shpriti personal. Buda e mohonte ekzistencen e një ''attā'' si personale dhe njësi e qëndruar. Në kundërshtim Buda foli për "Jo-Vetën" (p. ''anattā'', skt. ''anātman''). Paramendimi për një "vete" është pjesë e iluzionit për natyrën e botës. Sipas mësimit të Budës personalja me të gjitha përvojat dhe përceptimet e saja në botë është e formuar nga pesë grupet, ((p. ''khandhā'', skt. ''skandhas''): Trupi, Ndjesia, Përceptimi, Ekscitimet Mendore dhe Ndërgjegjia. Vetja në budizëm nuk është një njësi konstante, por është një proces i shënuar me të bëmat, transformimin dhe shpërbërjen.
 
Nocioni i rilindjes që ekzistonte para Budizmit, ''punabbhava'', (p.; ''puna'' ‚prap‘, ''bhava'' ‚të bëhesh‘) morri një kuptim të ri, sepse traditat Vede për reinkarnacionin paramendoheshin si kalimi i shpirtit prej një trupi në trupin tjetër. Në Budizëm rilindja nuk nënkuptohet si thjesht një transferim i një thelbi qenësorë, e as si një vazhdim i jetës nga ndërgjegjia pas vdekjes. Më shumë mendohet se impulset e karmës së mbledhur gjatë një jete kanë ndikim në formën e ekzistencës që do të krijohet në jetën tjetër.
Rreshti 86:
 
* 1. Theravada budizmi – është shkolla e budizmit më të hershëm dhe ishte e përhapur në Shri Lankë, Birmani, Tajlandë, Kampuqi dhe në Azinë Juglindore. Ithtarët e kësaj shkolle besojnë në një Buddhë;
 
* 2. Mahayana budizmi – është shkollë kundërshtare e theravadës. Shtrihej në Mongoli, Kinë dhe Japoni. Kjo shkollë mësimet i kishte të përmbledhura në libra të quajtura Sutra. Sutra diamant është libri më i vjetër i shtypur në Kinë, në vitin 868 p.e.s. Ithtarët e saj besonin në shumë Buddha. Si dhe
 
* 3. Vajrayama budizmi ose budizmi tantrik – është shkollë e cila u zhvillua në shek VI e.s. dhe e cila qëllimin e arritjes së Nirvanës e realizoi përmes meditimit, ritualeve, simboleve dhe magjisë. Klerikët e Vajrayama budizmit quhen Lama (udhëheqës i Manastirit), ndërkaq kleriku quhej [[Dalaj Lama]]. Kjo shkollë është e pranishme vetëm në Tibet. Dalaj Lama gjithmonë përtërihet. Pas vdekjes së tij, shpirti i tij kalon tek një fëmijë (7 vjeç) dhe ky fëmijë kërkohet nëpër tërë vendin për të marrë pozitën e tij si Dalaj Lama i ri. Këta fëmijë deri në moshën 20 vjet ndihmohet nga dikush, e kur arrin moshën e duhur merr plotësisht postin. Dalaj Lama edhe pse akoma zgjidhet që 45 vite nuk jeton në Tibet.
bcvc
Line 95 ⟶ 93:
 
* 1. [[Budizmi kinez]] – i cili fillon në shek. I e. s., në formë të Mahayama nudizmit. Ky budizëm lulëzon gjatë shekujve VII-X të e. s., respektivisht në kohën e sundimit të dinastisë Tang (618-907). Perandorët kinez përkrahën budizmin për shkak të nxitjes së pacifizmit dhe të moralit qytetarë. Shkollat e budizmit kinez janë: Chan, Tian-Tai, Hua-Yen.
 
* 2. [[Budizmi korean]] - arrin në shek IV të e. s. Këtu krijohen dy shkolla: Popsong dhe Son të cilat më 1935 bashkohen dhe krijojnë shkollat lokale.
 
* 3. [[Budizmi japonez]] – ndikimet e Mahayama budizmit depërtojnë në Japoni nga Korea nga shek. VII. Shkollat e para ishin: Tendai, Shingon dhe Zen. Në shek XIII të e.s. murgu Nichiren e themeloi budizmin e pastër japonez. Sot 2/3 e japonezëve janë budist.
 
* 4. [[Budizmi tibetian]] – u përhap në mes shekujve VII-XIII. Këtu u zhvilluan shkolla të posaçme të vajrayama budizmit me specifikat e veta.
 
== Burime ==
# http://www.budizmishqiptar.org/
 
[[Kategoria:Budizëm]]