Arti në Kishën Ortodokse të Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
Arti kishtar orthodhoks në Shqipëri është një shprehje e besimit, jetës, kulturës dhe veprës adhuruese të komunitetit të krishterë orthodhoks, thënë ndryshe e [[Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë|Kishës Orthodhokse të Shqipërisë]]. Mund të themi gjithashtu se përbën edhe dëshmi historike dhe monumentale e komunitetit të krishterë, duke treguar edhe potencialin e fuqishëm që zotëronte (shpirtëror, intelektual, artistik dhe ekonomik). Pikërisht me këtë vlerë dhe thesar të paçmueshëm krenohet [[Shqipëria]] në histori dhe në rajon.
[[FileSkeda:Mosaico dalla chiesa di mesaplik a volra, VI secolo.JPG|thumbparapamje|Mozaiku i Kishës së Mesaplikut]]
 
 
== Arkitektura & Mozaikët ==
 
Për sa i përket artit, mendojmë se është më mirë vështrimi i tij sipas periudhave kulturore. Dallojmë këto periudha:
# Periudha paleokristiane ([[Shekulli IV|shek. IV]] – mesi i [[Shekulli VIII|shek. VIII]])
Line 13 ⟶ 11:
 
==== Periudha paleokristiane ====
 
Gërmimet arkeologjike të dekadave të fundit, nxorën në dritë kryesisht monumente që i përkasin [[Shekulli V|shekulli V]] – [[Shekulli VI|shekulli VI]], si p.sh. bazilika e gjetur në Tepë, jashtë [[Elbasani|Elbasanit]], që mund të jetë e [[shekulli IV]]. Tipat më të njohur të arkitekturës kishtare të kësaj periudhe janë bazilikat trenefëshe.
Nefet anësore ndahen me kolona (si në Arapaj të [[Durrësi|Durrësit]], Bylis, Amantia) ose kolona me seksion katrorë (në [[Elbasani|Elbasan]], [[Butrinti]]), ose një kombinim i të dyjave ([[Saranda|Sarandë]]); disa prej tyre janë me 3 absida (harqe pranë altarit) (në [[Ballshi|Ballsh]], [[Lini|Lin]]). Bazilika njënefëshe u gjetën në Antigone, [[Apolonia|Apolloni]], [[Durrësi|Durrës]] dhe [[Saranda|Sarandë]]. Gjithashtu ruhen edhe pagëzimore paleokristiane (rrethore, katrore, ose tetëkëndëshe), p.sh. në [[Finiqi|Finiq]], [[Lini|Lin]] (bregun jugor të Ohrit) dhe më e bukura dhe më e kompletuara në [[Butrinti|Butrint]].
 
==== Periudha bizantine ====
 
Kishat e [[Shekulli X|shekullin X]] paraqesin forma të reja në ndërtimet kishtare. Në disa vende ndërtohen kisha njënefëshe (si e profetit Ilia në Bual të [[Përmeti|Përmetit]], e së Tërëshenjtës Mari në Çerskë të [[Leskoviku|Leskovikut]], e Shën Sergjit dhe Bakut në [[Himara|Himarë]]), në të tjera vazhdon tradita e bazilikës (si e Shën Stefanit në Dhërmi etj.). Në fillimet e periudhës pasbizantine ruhet ende tipi i veçantë i bazilikës së Shën Nikollës në Perondi të [[Berati|Beratit]]. Kryesisht në këtë periudhë përurohet një tip i ri kishe në formë[[Kryqi|kryqi]] të brendashkruar me kupolë (në Peshkëpinë e Sipërme,[[Kosinë|Kosinë]]). Shumë kujdes i kushtohet edhe pjesës së jashtme të kishës (kupolë, dekoracione në kornizat e dritareve, kombinime të tullës dhe gurit). Një shembull karakteristik është [[Kisha e Shën Mërisë (Labovë e Kryqit, Gjirokastër)|kisha e Hyjlindëses në Labovë të Kryqit]] e [[Shekulli X|shekullit X]], sipas disa të tjerëve e [[Shekulli XIII|shekullit XIII]], me vlerë të veçantë artistike. Në [[Shekulli XIII|shekullin XIII]] dhe [[Shekulli XIV|shekullin XIV]] shfaqet një lulëzim i ri arkitektonik. Në zonën e Shkodrës gjatë [[Shekulli XIII|shekullit të XIII]] shihet një ndikim i arkitekturës perëndimore (si në atë të Shën Sergjit e Bakut pranë lumit Buna, atë të Vaut të Dejës). Shpesherë gjejmë të gërshetuara tiparet bizantine me ato romake. Kishat bizantine paraqesin ndikime romake, ndërsa piktura bizantine dominon edhe në ndërtesat e stilit romak. Në jug vazhdojnë të ndërtohen kisha njënefëshe (e Shën Joanit në [[Boboshtica|Boboshticë]]), bazilikat bëhen më të rralla dhe stili në formë [[Kryqi|kryqi]] të lirë me kupolë mbizotëron (p.sh. në Marmiro të Vlorës, në Manastirin e Hyjlindëses në Zvërnec)E Tërëshënjta e Vllahernës (e restauruar në [[Shekulli XVI|shekullin XVI]]) dhe kisha e Shën Triadhës (Trinisë së Shenjtë), në [[Berati|Berat]], janë veçse një tip i thjeshtë kryqi i brendashkruar i të njëjtit stil; ndërsa kisha e Manastirit të Hyjlindëses, në [[Apolonia|Apolloni]], i përket një tipi të ndërthurur. Një monument i veçantë bizantin, si nga kompozimi arkitekturor dhe ai dekorativ, është kisha e Shën Nikollës në [[Mesopotami|Mesopotam]], ndoshta e [[Shekulli XIII|shekullit XIII]].
 
==== Periudha pasbizantine ====
 
Ndërtimi i kishave u ndërpre plotësisht në fillim të pushtimit osman. Në [[Shekulli XVI|shekullin XVI]], paralelisht me qytetet e vjetra, zhvillohen edhe qytete të reja në zona malore, si p. sh. Moskopoli ([[Voskopoja]]), Vithkuqi dhe Nica, ku dhe ndërtohen kisha që shquhen për nga thjeshtësia arkitektonike dhe modestia e formës së tyre. Nga mesi i [[Shekulli XVI|shekullit XVI]] shfaqen forma arkitektonike të zhvilluara nëpër manastire, të cilat ndërtohen kryesisht në vende të veçuara. Ndërtime karakteristike të [[Shekulli XVI|shekullit të XVI]] janë: kisha e Metamorfozës së Shpëtimtarit (Sotirit), në Tremisht të Përmetit ([[1540]] – [[1560]]); kisha e Shën Athanasit në Mazhar të Poliçanit ([[1513]]), e Shën Dhimitrit ([[1526]]), e Manastirit të Profetit Ilia në Jergucat, e Hyjlindëses Mari në Zervat ([[1569]]), në Kamena dhe Vrahogoranxi. Nga [[Shekulli XVII|shek. XVII]] shquhen kishat e manastireve: të Shën Joan Prodhromit në [[Voskopoja|Voskopojë]] ([[1632]]) dhe e Tërëshenjtës Mari në Barmash të Kolonjës etj. Një sërë manastiresh ndeshim edhe gjatë bregdetit të Jonit –gjiri i Kakomies ([[1672]]), në Krorizi, në Krimorovë, në Piqeras ([[1672]]).
 
Në [[Shekulli XVIII|shek. XVIII]] ndërtohen më shumë kisha, me arkitekturë e dekoracion të përmirësuar. Rëndësi i jepet kryesisht ambientit të brendshëm, ndërsa nga jashtë ndërtesa mbetet e thjeshtë, që të mos provokojë pushtuesit që kishin tjetër besim. Në këtë shekull kemi një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik e shoqëror, fuqizim të feudalëve shqiptarë dhe situatë relative të qetë politike. Në të njëjtën kohë shtohet kthimi në myslimanë dhe ligjet e rrepta ndalojnë ndërtimin e kishave të krishtera. Prandaj, në qytete e në fshatra kishat ndërtohen në mënyrë të tillë që të përzihen arkitektonisht me shtëpitë. Shembull karakteristik i kishës pasbizantine në [[Berati|Berat]] është kisha katedrale e së Tërëshenjtës Mari ([[1797]]). Në [[Myzeqeja|Myzeqe]] mbizotëron [[Manastiri i Ardenices]] (Ardhevusës), në të cilin ndërtesat e sotme (të [[Shekulli XVIII|shek. XVIII]]) janë ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri të periudhës bizantine. Nga mesi i [[Shekulli XVIII|shek. XVIII]] deri në mesin e [[Shekulli XIX|shek. XIX]], u ndërtuan kisha pothuajse në çdo fshat të Myzeqesë. Modeli përfaqësues është stili bazilik trenefëshe, me kolona druri dhe tavan të sheshtë, siç është kisha e Shën Gjergjit, në Libofshë ([[1776]]). Edhe në [[Voskopoja|Voskopojë]] 7 kishat që ekzistojnë sot paraqesin një formë arkitekturore unikale të mrekullueshme, veçanërisht ambjentet e brendshme të stilit bazilik janë me kupolë dhe janë ndërtuar me ndjeshmëri të veçantë. Nga [[Shekulli XIX|shek. XIX]] ruhen gjer më sot pak kisha (si p.sh. e Shën Nikollës, në Toshkëz ([[1811]]) dhe kisha e Manastirit të Shën Kozmait, në Kolkondas të Fierit ([[1813]] – [[1814]]), e cila është bazilikë trenefëshe me kupolë.
 
=== Mozaikët ===
[[File:Mosaico dalla chiesa di mesaplik a volra, VI secolo.JPG|thumb|Mozaiku i Kishës së Mesaplikut]]
Bashkë me monumentet arkitektonike, ruhen edhe mozaikë me vlerë (në [[Tirana|Tiranë]], Arapaj të Durrësit, Bylis, [[Saranda|Sarandë]], Antigone etj.). Tematika e tyre nuk është nga Shkrimi i Shenjtë; ata, duke ndjekur traditën njerëzore formojnë relieve, figuracione bimësh, zogjsh, kafshësh e skena barinjsh. Mozaiku më i rëndësishëm nga ata të dyshemesë së bazilikës së Mesaplikut, që ruhet në Muzeun e Tiranës, paraqet portretin e një burri në profil me mbishkrimin: APARKEAS. Disa mozaikë duken disi të thjeshta, por megjithatë ato kanë vlera të mëdha artistike si p.sh. mozaiku në pagëzimoren rrethore të Butrintit. Mozaikët e vetëm muralë që janë gjetur deri tani janë ato të kishëzës (kapeles) së amfiteatrit të Durrësit, (ku paraqiten Shën Stefani, një figurë perandoreshe – ndoshta e së Tërëshenjtës Mari –, kryeengjëjt, dhuruesit) që paraqesin mjaft ngjashmëri me mozaikët e Selanikut.
 
Line 35 ⟶ 28:
 
=== Miniaturat ===
Modelin më të hershëm të ikonografisë e përbëjnë miniaturat e Kodikut të famshëm të Purpurt të Beratit, e një dorëshkrimi Ungjilli, ndoshta i ([[Shekulli VI|shek. VI]]), i shkruar me gërma të mëdha. Miniaturat më të shumta të dorëshkrimeve datojnë nga shek. [[Shekulli IX|IX]] – [[Shekulli XIV|XIV]] dhe shquhen për bukurinë e shkrimit me gërma të arta. Modele të stilit të shkëlqyer bizantin gjenden edhe në dy kodikët e [[Vlora|Vlorës]] (fundi i [[Shekulli XI|shek. XI]], fillim i [[Shekulli XII|shek. XII]]). Këta na kujtojnë vepra të ngjashme me ato të Konstandinopojës të [[Shekulli X|shek. X]].
 
Line 41 ⟶ 33:
 
==== Periudha bizantine ====
 
Ikonat më të vjetra në Shqipëri i përkasin [[Shekulli XII|shek. XII]] – [[Shekulli XIV|XIV]]. Ikonat e së Tërëshenjtës Mari (Odhigjitrias) në Mborje të Korçës dhe e së Tërëshenjtës në Blasti, në shpellën e liqenit të Prespës së Madhe, konsiderohen nga më të bukurat e artit bizantin. Stili i kohës së dinastisë së Maqedonëve e veçanërisht të Paleologëve ([[Shekulli XIII|mesi i shek. XIII]] – [[Shekulli XIV|fundi i shek. XIV]]), që lulëzoi në [[Konstandinopoja|Konstandinopojë]] e në [[Selaniku|Selanik]], ndikoi thellësisht veprat që gjenden në vend. Mjaft mbreslënëse për nga bukuria është imazhi i kryeengjëllit Mihail në kishën e Mborjes, në [[Korça|Korçë]] ([[Shekulli XIV|shek. XIV]]).
 
Line 47 ⟶ 38:
 
==== Periudha pasbizantine ====
 
Onufër Neokastriti nga [[Elbasani]], [[Shekulli XVI|në shek. XVI]], duke vlerësuar me gjenialitet të gjitha traditat e mëparshme, shfaqet si ikonografi më i rëndësishëm i [[Shqipëria|Shqipërisë]]. Nga veprat e tij shpëtuan ikonat e ikonostasit të kishës së Evangjelistrias (eTërëshenjtës Mari) dhe Shën Dhimitrit, në kalanë e Beratit; afresket e kishës së Shën Nikollës në Shelcan të Elbasanit dhe Shën Theodhorëve, në [[Berati|Berat]]. Ky artist i madh i familjarizuar me traditën bizantine, asimilon në mënyrë krijuese arritje të suksesshme të artit perëndimor të kohës së tij. Në veprat e Onufrit të bëjnë përshtypje lidhja armonike e ngjyrave të ngrohta me tone të fuqishme dhe transparencë, ndryshimi i rregullave tradicionale, fuqia psikologjike e fytyrave, kontrasti dritë-hije si dhe elementi dramatik që përshkon afreskët e tij. Shpirti artistik i Onufrit formon një shkollë ikonografike në Shqipëri, të cilën do ta quanim “Shkolla e Beratit”. Ata që e pasuan, i biri i tij, Nikolla, Joani, bashkëpunëtori i Nikollës, më vonë Onufër Qiprioti dhe anonimë të tjerë, që pikturuan kisha në zona të ndryshme të Shqipërisë, janë ndikuar mjaft nga ai, por pa arritur dot në lartësinë e tij.
 
Line 62 ⟶ 52:
== Galeria ==
<gallery>
Skeda:Kolosoem.gif
Skeda:Kisha e Shën Triadhës (Trinisë së Shnejtë), Berat..jpg
Skeda:Jisu Krishti .jpg
Skeda:Gdhendje dhe pikturim ne dru.jpg
Skeda:Epitafi i Gllavenicës.JPG
</gallery>
 
== Burime ==
 
* Γιαννουλάτος Aναστάσιος, “Εκκλησία της Αλβανίας: Ιστορική – Πνευματική Παράδοση. Τέχνη” në librin Χριστόπουλος Γεώργιος Α., Ο ΘΗΣΑΥΡΟΣ ΤΗΣ ΟΡΘΟΔΟΞΙΑΣ. 2000 Χρόνια, Ιστορία • Μνημεία • Τέχνη, Β΄ Τόμος - Πατριαρχεία και Αυτοκέφαλες Εκκλησίες, Εκδοτική Αθηνών, Αθήνα, 2000. (Kryepiskopi Anastas, THESARI I ORTODOKSISË 2000 Vjet Histori - Monumente - Art. Vol. II - Patriarkanat dhe Kishat Autoqefale).
 
* [http://www.orthodoxalbania.org/Shqip/histori/BH%20Book1a.htm Orthodoxalbania.org]
 
[[Kategoria:Histori]]
[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]
[[Kategoria:KrishterimKisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë]]
[[Kategoria:Kisha]]
[[Kategoria:Kisha Ortodokse]]
[[Kategoria:Arte]]
[[Kategoria:Kultura]]