[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Skeda svg
Rreshti 25:
Hulumtimet e para për Apoloninë i kemi nga studiues dhe shtegtarë të huaj në gjysmën e parë të shek XIX. I pari studiues që e ka vizituar Apoloninë është [[Pouqueville]] në vitin 1806, i cili na kumton për gërmadhat e këtij qyteti antik. Pastaj [[W.M.Lake]] në veprën "Travels in northern Greece", ndër të tjera përshkruan skulpturat, mbishkrimet, murin rrethues dhe një tempull në Kryegjatë. Nga ky tempull ka mbetur vetëm një shtyllë në këmbë dhe që është dëshmia e vetme. Pak kohë pas vizitës së tij, Ibrahim pashë Vrioni rrëmbeu gurët e tempullit për të ndërtuar sarajet e veta në Berat. Peshkopi grek i Beratit, Anthimi, vjen në Apoloni dhe grabit skulpturat dhe objektet antike që gjendeshin në manastirin e Shën Mërisë, një pjesë të madhe të tyre ai e nisi për në Greqi. Këto lëvizje nuk i ikën luanit të Janinës Ali pashë Tepelenës. Sipas një dëshmie të kohës ai dërgoi në Apoloni njerëz për të gërmuar, dhe dy statuja të gjetura i dërgoi në Berat.
 
[[Skeda:Map of ancient Epirus and environs (Shqipe).pngsvg|parapamje|right|200px|Apolonia në lashtësi.]]
 
Në vitin [[1861]] shkel në Apoloni arkeologu i parë [[Leon Heuzey]] i cili ishte i ngarkuar nga Napeoloni III që të studionte veprimet luftarake të Cezarit në Iliri. Nëpërmjet L. Hezey-it shtohen njohurit mbi Apoloninë sidomos nga skulptura dhe mbishkrimet.