Osman ibn Afan: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
clean up, hoqa etiketën:stub duke përdorur AWB (12032)
Rreshti 6:
 
== Zgjedhja për kalif ==
<p align="justify">Kur Umer (radiallahu anhu) ra nga thika e vrasësit, para se ai te vdiste njerëzit kërkuan që ai ta emëronte trashëguesin e tij. Umeri e caktoi një komision që përbëhej nga gjashtë prej dhjetë Shoqëruesve të Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) për të cilët Pejgamberi kishte thënë, ”Ata janë njerëzit e Xhenetit” – Ali, Uhtman, Abdur Rahman Ibn Auf, Sa’ad, Ez-Zubejr dhe Talha (radiallahu anhuma) që të zgjedhin Halifen tjetër nga mesi i tyre. Ai po ashtu e përvijoi procedurën që duhet të ndiqej nëse paraqiten dallime në mendime. Abdur Rahman (radiallahu anhu) e tërhoqi kandidaturën e tij. Ai pastaj qe autorizuar nga komisioni që ta emërojë Halifen e Hilafetit. Pas dy ditë diskutimesh në mes të kandidatëve dhe pasi qenë përcaktuar mendimet e Myslimanëve të Medinës, zgjedhja në fund qe kufizuar në Uthmanin dhe [[Ali Ibn Ebi Talib|Aliun]] (radiallahu anhuma). Abdur Rahman erdhi në xhami së bashku me Musliamanët tjerë, dhe pas një fjalimi të shkurtër dhe marrjes në pyetje të dy burrave, i bëri zotimin e besnikërisë Uthmanit (radiallahu anhu). Të gjithë ata që qenë të pranishëm vepruan kësisoji, dhe Uthmani u bë Halifja i tretë i Islamit në muajin Muharrem, 24 P.H.
 
== Jeta e Uthmanit ==
<p align="justify">Uthman Ibn Afan (radiallahu anhu) qe lindur shtatë vite pas Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam). Ai i përkiste degës Umejede të fisit Kurejsh. Ai mësoi shkrim-lexim në një moshë shumë të re, dhe si i ri ai u bë tregtar i sukseshëm. Edhe para Islamit, Uthmani qe dalluar për sinqeritetin dhe integritetin e tij. Ai dhe Ebu Bekr (radiallahu anhu) qenë shokë të ngushtë, dhe mu Ebu Bekr qe ai i cili e solli atë në Islam kur ai ishte tridhjetë e katër vjeç. Disa vite më vonë, ai u martua me të bijën e dytë të Pejgamberit, Rukejen (radiallahu anha). Përkundër pozitës dhe pasurisë së tij, të afërmit e tij ia nënshtruan atë torturës për shkak se ai kishte përqafuar Islamin, dhe ai qe detyruar të migrojë në Abisini (Etiopi). Pas një kohe ai u kthy në Meke, por së shpejti ai migroi në Medine me Myslimanët e tjerë. Në Medine tregtia e tij prapë filloi të lulëzojë dhe kështu ai e rimorri prosperitetin e mëparshëm. Bujaria e Uthmanit (radiallahu anhu) s’kishte kufijë. Në raste të ndryshme ai shpenzoi një pjesë të madhe të pasurisë së tij për mirëqenien e Myslimanëve, për lëmoshë dhe për pajisjen e ushtrive Myslimane. Për këtë ai qe i njohur si ‘Gani’ që do të thotë ‘Bujar’.
 
Gruaja e Uthmanit, Rukeja u sëmurë seriozisht pak para Betejës së Bedrit dhe ai qe liruar prej Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) nga pjesëmarrja në betejë. Sëmundja e Rukejës u dëshmua të jetë fatale, duke e lënë Uthmanin të vrerosur. Pejgamberi qe prekur dhe për këtë i ofroi Uthmanit (radiallahu anhu) dorën e bijës tjetër të tij, Kulthum (radiallahu anha). Për shkak se ai e pati privilegjin e të pasurit e dy bijave të Pejgamberit për gra, Uthman (radiallahu anhu) qe njohur si ‘Poseduesi i Dy Dritave.’
Rreshti 18:
 
== Hilafeti i Uthmanit ==
<p align="justify">Gjatë sundimit të Uthmanit (radiallahu anhu) vazhduan karakteristikat e Hilafetit të Ebu Bekrit dhe Umerit (radiallahu anhuma) – drejtësia e paanshme për të gjithë, politika humane dhe e butë, përpjekja në rrugën e Allahut, dhe ekspansioni i Islamit. Mbretëria e Uthmanit (radiallahu anhu) shtrihej prej perëndimit të Marokos, në lindje të Afganistanit, si dhe në veri të Armenisë dhe Azerbejxhan. Gjatë Hilafetit të tij qe organizuar edhe marina, ndarjet administrative të shtetit qenë korrigjuar, dhe shumë projekte publike qenë shtrirë dhe përfunduar. Uthman (radiallahu anhu) dërgoi Shoqëruesit më të spikatur të Pejgamberit si përfaqësues personal të tij në provinca të ndryshme për t’i shqyrtuar hollësisht sjelljet e zyrtarëve dhe gjendjen e popullit.
 
Kontributi më i dalluar i Uthmanit (radiallahu anhu) ndaj fesë së Allahut ishte kompilimi i tekstit komplet dhe autoritativ të Kur’anit. Një numër i madh kopjesh të këtij teksti qenë bërë dhe shpërndarë nëpër të gjithë botën Myslimane.
Rreshti 35:
 
== Mbytja e Uthmanit r.a. ==
<p align="justify">Kjo fitne ka ndodhur në kohën e sahabëve r.a. pas vrasjes së Umerit r.a. e që ishte dera e mbyllur e fitneve, e kur u vra ai u paraqitën fitne të mëdhaja dhe u paraqitën thirrësit e saj, e që ishin prej atyre që nuk ishte ngulitur besimi ende zemrat e tyre dhe nga munafikët të cilët para njerëzve i shfaqin të mirat, ndërsa në zemrat e tyre i fshehin të këqiat dhe kurthat që i pregadisin kësaj feje.
 
Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Hudhejfe r.a. se Umer ibn Hattabi r.a. ka pyetur kush nga ju e din hadithin e të Dërguarit të Allahut [salallahu alejhi ve selem] për fitnen ?
Rreshti 51:
Deshëm ta pyesim dhe e i tham Mesrukut e ai e pyeti: kush është dera.
(Hudhejfeja r.a ) u përgjigjë: (është) Umeri r.a<ref>El-Bidaje ve Nihaje (7/170-191).</ref>
Vërtetë ndodhi ashtu siç kishte paralajmëruar i Dërguari [salallahu alejhi ve selem], u vra Umeri r.a, u thye dera, u paraqiten fitnet dhe ndodhën sprovimet.
 
Fitneja e parë që ndodhi ishte mbytja e halifës së drejtë, dhëndrri i të Dërguari [salallahu alejhi ve selem], Uthmani i biri i Affanit r.a. nga dora e disa predikuesve të së keqes të cilët ishin tubuar nga Iraku,Egjipti dhe e mbytën në shtëpinë e tij1, në Medinen e shëndritur.
I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e kishte paralajmëruar Uthmanin r.a. se do të goditet nga një fatkeqësi, andaj Uthmani r.a. i ndalonte sahabët të luftojnë kundër kryengritësve, që mos të derdhet gjaku për të.<ref>El-Avasim vel Kavasim f. 132-137.</ref>
Transmeton Ebu Musa El-Esh’arij r.a. se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] doli në një kopsht prej kopshteve të Medines ….(vazhdon hadithi derisa thotë) ..erdhi Uthmani r.a., i thashë: ndal të kërkoj leje nga i Dërguari [salallahu alejhi ve selem].
 
I Dërguari [salallahu alejhi ve selem] tha: “lejoe dhe përgëzoje me xhennet dhe me atë një sprovim që do ta godet”.<ref>sahihul Buhari-Kitabul Fiteni-Babul fitneti el-leti temuxhu kemvxhil behri (13/48-meal fet-h).</ref>
 
Në këtë hadith i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e veqoi Uthmanin r.a. me sprovim edhe pse Umeri r.a. poashtu është vra, sepse Umeri r.a. nuk është sprovuar me atë që është sprovuar Uthmani r.a. nga mbisundimi i njerëzve e që kërkonin nga ai të heqë dorë nga hilafeti, duke e akuzuar se është i padrejtë ndaj tyre edhepse Uthmani r.a. njëherë i kishte bindur dhe i ishte përgjgjur akuzave që i kishin trilluar.<ref>(Fet-hul-barij 13/51)</ref>
 
Me vrasjen e Uthmanit r.a. ndodhi ndarja e myslimanëve, luftërat në mes sahabëve, përhapja e fitneve, zmadhimi i mosmarrveshjeve, degëzimi i mendimeve dhe betejat shkatërruese, e gjthë kjo në kohën e sahabeve.
Ndërsa i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] e dinte për fitnet që do të ndodhin në kohën e tyre, andaj një ditë kishte hypur mbi një kështjellë nga kështjellat e Medines dhe u tha: ”a e shihni atë që e shoh unë ?
Jo! u përgjigjën.
 
[i Dërguari [salallahu alejhi ve selem]] tha: Unë, shoh se mbi shtëpit e juaja zbresin fitnet siç bie shiu”.<ref>Sahihu Muslim-Kitabul Fiteni ve esh-shratus-saati (18/7-mea sherhi Nevevij).</ref>
 
Imam Neveviju gjatë shpjegimit të hadithit thotë: përgjasimi i fitneve me shiun është në aspektin e përfshirjes dhe shpeshtësisë, e që është shenjë për luftërat që do të ndodhin mes tyre, siç ishte lufta e Deves, Siffinit, Harres, mbytja e Uthmanit dhe Husejnit [Allahu qoftë i kënaqur me ata dy].<ref>(sherhu Neveij limuslim- 18/8).</ref>
 
== Referencat ==
{{Reflist}}
<div class="references-small">
<references/>
</div>
 
== Shih edhe ==
Line 79 ⟶ 77:
== Lidhje të jashtme ==
* [http://bismilah.kurandhesunet.net/option,com_docman/task,doc_download/gid,31/Itemid,33/ Fragmente nga Jeta e Sahabeve]
 
{{Islam-cung}}
 
[[Kategoria:Personalitete Islame]]