Wikipedia:Sigurimi i cilësisë/Lista: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Rreshti 262:
si nuk do tju ndimojm cik
 
.
== Carrabregu i Epërm ==
 
Historiku i Fshatit Carrabregu
Carrabreg(u)- Bregu i Qarrit është vendbanim i lashtë iliro-shqiptar që e ka marrë emrin nga drunjët e qarrit që kanë dominuar në këtë lokalitet. Pra fshati shtrihët rreth kodrës që e quajnë Breg dhe se aty ka pasur shumë drunjë Qarri.
Carrabregu shtrihet rreth 1 km në jug të Deçanit. Rruga Deçan-Gjakovë e ndan këtë fshat në Carrabregun e Epërm dhe Carrabregun e Ulët. Në dokumentet e shkurara, përmendet në krisobulën e Manastirit të Deçanit të vitit 1330, me emrin Çrevenobrezhane, me 18 shtëpi. Në defterin osman të vitit 1485 të Sanxhakut të Shkodrës është i regjistruar me emrin Cirun brek me 15 shtëpi
Në një dokument arkivor të shek. XVIII mbi kufizimin e Bjeshkëve të Deçanit jepen shënime për popullsinë e Deçanit, Lloqanit dhe Carrabregut. Këtu shifet se këto fshatra kanë qenë nën administrimin e Kazasë së Gjakovës. Sipas raportit të J. Mulleri (ish nënpunës i konsullatës në Shkodër), në vitin 1838, shkruan se Carrabregu kishte 25 shtëpi. Me emrin Carrabregu, në vitin 1879 kishte 60 shtëpi. Në vitin 1912 kishte 95 shtëpi, poashtu me 1918 kishte 104 shtëpi.
Fshati Carrabregu i Epërm tani përbëhej prej 300 shtëpive dhe prej 8 lagjeve kryesore: Dobraj, Lataj, Loshaj, Bozhadraj, Dautaj, Tahiraj, Zekaj, Balaj.
Në lokalitetin e këtij fshati ka varreza të moçme me gurë të mëdhenj, aty janë edhe Varret e Kodrës, pastaj i quajturi Varri i Smak Mulës, ka edhe mikrotoponime të tjera si: Kodra e Loshit, Vija e Gjinit, Bunari i Fushës, Gurinat, Gerdajat, Te Blini, Ledinat, Livadhet e Gata etj.
(Shënimet janë marrë nga Jusuf Osamoni ”Vendbanimet e Kosovës Peja dhe Deçani”, Prishtinë 2004. fq.117.)
Në luftën e fundit në Kosovë 1998/1999 Fshati është shkatruar mbi 90 përqind, ku në këtë fshat janë vrarë 30 martirë dhe 12 dëshmorë.Një nga këta dëshmorët është Hero i Kosovës Adem Ukëhaxhaj.