Carrabregu i Epërm: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 48:
}}
 
= '''Carrabreg i Epërm ''' =
'''Carrabreg i Epërm /Qarrabreg i Epërm ''' është një vendbanim në Komunën e [[Deçan]]it.
 
Line 64 ⟶ 63:
 
==== Dokumente historike: ====
Në dokumentet e shkruara, përmendet në krisobulën e Manastirit të Deçanit të vitit 1330, me emrin Çrevenobrezhane, me 18 shtëpi. Në defterin osman të vitit 1485 të Sanxhakut të Shkodrës është i regjistruar me emrin Cirun brek me 15 shtëpi Në një dokument arkivor të shek. XVIII mbi kufizimin e Bjeshkëve të Deçanit jepen shënime për popullsinë e Deçanit, Lloqanit dhe Carrabregut. Këtu shifet se këto fshatra kanë qenë nën administrimin e Kazasë së Gjakovës. Sipas raportit të J. Mulleri (ish nënpunës i konsullatës në Shkodër), në vitin 1838, shkruan se Carrabregu kishte 25 shtëpi. Me emrin Carrabregu, në vitin 1879 kishte 60 shtëpi. Në vitin 1912 kishte 95 shtëpi, poashtu me 1918 kishte 104 shtëpi. Fshati Carrabregu i Epërm tani përbëhet prej 400 shtëpive dhe prej 8 lagjeve kryesore: Dobraj, Lataj, Loshaj, Bozhadraj, Dautaj, Tahiraj, Zekaj, Balaj.( Disa shënimet janë marrë nga Jusuf Osamoni ”Vendbanimet e Kosovës Peja dhe Deçani”, Prishtinë 2004. fq.117.)
 
Nga gërmimet që janë bërë Buzë Kodrës është gjetur një gyp i ujësjellësit nga koha romake i shek. II para Krishtit, çka dëshmon se është një vendbanim i lashtë Ilir. Poashtu në kodër janë gjetur disa mbetje arkeologjike, një kryq, një qallmë dhe një guri në formë figure që daton nga shek. I para Krishtit. Mu në qender afer Blirit është i vendosur lapidari i dëshmorëve dhe martirëve, te cilet ranë për lirin, burra që sfiduan vdekjen pa iu trembur syri asnjëherë, afër lapidarit është një varrezë qindravjeqare, te cilen banorët e këtushem e quajnë varri i Smak Mulës, janë të thurura shumë legjenda për këtë varrezë, por një gje dihet se ka qenë një njeri me vlera të larta, për arsye se varreza është shumë madheshtore ku i ka mbijetuar kohës, poashtu ka edhe varreza të tjera të vjetra në Kodër. I gjithë Fshati i takon Fisit të Gashit, ku është i ndar në lagje. Martesa brenda Fshatit nuk ka patur ndonjëherë, pra çdo herë janë martuar me Fise te tjera, siç është në traditen e lashtë shqiptare, organizimet brenda Fshatit rregullohen në bazë të traditave dhe zakoneve poashtu edhe Statutit, të gjitha organizimet, mbledhjet, dasmat, ngushllimet mbahen në objektin e Fshatit që e quajnë Stani i Fshatit.