Carrabregu i Epërm: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 64:
==== Toponimet: ====
[[Skeda:Blini në qendrën e Fshatit Carrabreg.jpg|parapamje]]
Në Fshatin Carrabregu i Epërm ka toponime të ndryshme që nga kohët Pellazgo-ilire të cilat janë: Në Bjeshkët e Carrabregut, si në Bjeshkën e Madhe dhe në Kori janë këto toponime: Laku i Kryes, Livadhi i Mark Geges, Lugi i Prekës, Kroni i Jerinës, Çetina e Orlit, Kroni i Gjonit, Kroni i Bali Qeles, Currjelat, Varri i Qikes, Budoshi, Livadhi i Dobres, Podi i Loshit, Podet e Verdha, Prroni i Verrave etj. Nsërsa në fshat janë: Kodra e Loshit, Vija e Gjinit, Bunari i Fushës, Gurinat, Gerdajat, Te Blini, Ledinat, Livadhet e Gata, Rruga e Shelnjës, etj. Poashtu disa toponime gjinden në lokalitetin e këtij fshati ka varreza të moçme me gurë të mëdhenj, aty janë edhe Varret e Kodrës, pastaj i quajturi Varri i Smak Mulës, ka edhe mikrotoponime të tjera.  ( Disa shënimet janë marrë nga Jusuf Osamoni ”Vendbanimet e Kosovës Peja dhe Deçani”, Prishtinë 2004. fq.117.)
 
==== Kullat: ====
Kulla është shtëpi e lartë prej guri me dy a tri kate. Zakonisht ndërtimi i Kullës bëhej në vende të ngritura dhe shërbente si banesë. Dritaret e vogla dhe frengjit shërbenin për mbrojtje nga sulmet e ndryshme. Kati i dytë a i tretë përbëhej nga [[Oda|odat]] e miqve. Në Fshatin Carrabregu i Epërm në vitin 1980 gjatë regjistrimit ekzistonin mbi 70 Kulla dy dhe tri katëshe, tri nga këto ishin nënë mbrojtejn e trashegëmisë së Kosovës,  por lufta e fundit në Kosovë i shkatroi të gjitha këto, kjo dëshmon së armiku kishtë qëllim zhdukjen e  trashëgëmisë  kulturore. Sot ekzistojnë dy kulla që pritet të renovohen nga shteti. Kulla e Ramush Loshaj që është edhe mulliri i ujit dhe Kulla e Xhafer Loshaj.
 
Mullinjet e fshatit Mulliti janë pasuri kombetare dhe trashegimi kulturore, që kanë një vjetërsi relativisht 400-500 vjeqare. Në Fshatin Carrabreg kanë ekzistuar disa  mullinjë për bluarjen e drithrave, sot kur po flasim në 2016 është vetëm një në pritje të renovimit. Në Fshat janë dy rrjedha të ujit, dhe siç e dime mullinjet funksionojne me ujë. Këto kanale kanë ujitur tokat e Fshatit pra dhe në këto kanale kanë qenë mullinjet e ndërtuar. Ata mullinjë ishin : Mulla Demve Dautaj, ky mulli ka punuar deri rreth viteve 1950 pra është nje mulli shumë i hershëm. Mulliri tjetër në këtë rrjedhë uji ishte Mulliri i Syle Isufit Bozhdaraj  ky mulli ka punuar deri në vitin 1980. Mulliri tjetër ishte poashtu, në këtë kanal ishte Mulliti i Begut afër Xhamise se Carrabregut. Ndersa i funit në këtë rrjedhë uji ishte mulliri i Binakajve, edhe ky mulli ka punu deri në vitin 1985. Mulliri që pritet të renovohet është Mulliri i Ramush Loshaj ku është edhe kulla ne prije të renovimit. Edhe një mulli që quhet Mullini i Loshit që ishte në Fshatin Hulaj afër atij që ekziston sot rreht, 100 metra nga ura që e kalon lumi në drejtim të Fshati Hulaj.
 
Në Fshatin Carrabreg është Xhamia e ndërtuar rreth viti 1890, ku gjatë vitit 1998 është shkatërruar nga forcat serbe, dhe është rindërtuar në vitin 2000.