Erazmo Roterdami: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U zëvendësua Hans_Holbein_d._J._047.jpg me Hans_Holbein_d._J._-_Erasmus_-_Louvre.jpg
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
[[Skeda:Hans_Holbein_d._J._-_Erasmus_-_Louvre.jpg|parapamje|right|270px|Erasmus nga [[Hans Holbein i riu|Holbein]]]]
'''Erazmo Roterdami''' (1466 - 1536), njihet edhe si '''Desiderius Erasmus Roterodamus''', ndërsa emri i vërtetë i tij ishte Geert Geerts), filozof humanist holandez.
'''Erazmo Roterdami''' (ose Desiderius Erasmus Roterodamus, emri i vërtetë Geert Geerts), humanist holandez. Lindur më [[1466]], si djalë i paligjshëm i një prifti, Erasmusi pati një ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimet e humanizmit. Ai ishte armik i teologjisë skolastike, megjithatë nuk kishte qëllim ta mohonte besimin e krishterë. Nëpërmjet mësimeve të tij humaniste, veçanërisht në gjuhën greke, ai kërkoi të zbulonte elementët e pastër dhe të thjeshtë të krishterimit, që ishin lënë pas dore dhe të paqartë nga racionalizmi i tepruar i doktrinës skolastike. Përgatitja e tij fillestare filloi në shkollën e Jetës Praktike të Bethrenit, ku prej andej ai, më vonë, hyri në manastirin augustinian të Stinit. Në manastir jeta e Erazmusit ishte shumë e vështirë. Ai nuk mund të përshtatej mendërisht, fizikisht, dhe nga temperamenti, me një regjim që ofronte shumë pak rehati fizike dhe liri intelektuale. Fatmirësisht atë e kërkoi Peshkopi i Kambrait (Cambrai) që të bëhej sekretari i tij latin. Peshkopi e dërgoi atë për ca kohë të studionte në kolegjin Montanjë në Paris, ku përsëri ai ndjeu vetëm përçmim për mësimet e metodës skolastike. Megjithatë, pikërisht këtu, entuziazmi i tij për letërsinë klasike u stimulua, dhe po këtu ai filloi librin e tij të parë me proverba të titulluar »Proverba e Kiliadës«, i cili më vonë u bë një nga volumet e tij më të famshëm. Në 1499, Erasmusi vizitoi Anglinë, ku shpejt ra nën ndikimin e Colet, një mendimtar biblik dhe Tomas Morit (Thomas More). Erasmusi mendonte se ashtu si Colet mund të jepte leksione mbi Biblën, pa pasur njohuri në greqisht. Më vonë, ai vendosi të bëhej i përkryer në këtë gjuhë, duke botuar një përkthim të ri në latinisht të Testamentit Grek, i cili u bë tepër i kërkuar. Gjatë vizitës së tij të dytë në Angli, më 1511, Erasmusi u bë anëtar i akademisë së Kembrixhit, ku iu dha titulli Profesor "Ledi Margaret". Ai kishte pak respekt për kolegjet që kishte ndjekur, duke i quajtur ato "dema qipriot dhe plehngrënës", por nuk thoshte as ndonjë fjalë të mirë për birrën apo klimën angleze. Pas disa vjetësh ai shkoi në Bazel, ku qëndroi deri në vdekje. Ai vdiq më 1536, në moshën 70 vjeçare.
==Biografia==

==Vepra==
* Enchiridon militis christiani (1502);
* Encomium moriae seus laus stultitiae (1509)
* Lavdërim marrisë ; De Hbero arbitrio diatribe (1524);
* Të gjitha veprat në 9 vëllime, Bazel (1540-1541).
==Shih==
Erasmusi dha një kontribut të madh në shpirtin e Rilindjes. Entuziazmi i tij për të mësuarin klasik pati një influencë vendimtare në këtë kohë. Ai e kuptoi se shpikja e shtypshkronjës bëri të mundur popullarizimin e klasikëve të vjetër, duke nxjerrë botime jo shumë të shtrenjta për nevojat e një numri të madh lexuesish. Këto libra hapën mundësi të reja për mësimet klasike, të cilat nuk kishin ekzistuar në Mesjetë. Por Erasmusi nuk ishte thjesht një botues. Edhe nëpërmjet punës për të nxjerrë botimet greke dhe latine, ai do të siguronte reputacion për domethënien në mendimin e tij historik. Akoma më i rëndësishëm ishte kontributi i tij në zhvillimin e një stili të ri në shprehjet letrare. Erasmusi i donte fjalët dhe harxhonte shumë kohë për të zgjedhur fjalën ose frazën e drejtë, që të shprehte atë që mendonte. Ashtu si piktorët do ta shfaqin gjeninë e tyre në përdorimin e ngjyrave, Erasmusi, si armik i përhershëm i diskutimeve pajetë skolastike, gjente një gëzim dhe liri të plotë në krijimin e një stili të ri dhe të pasur letrar, të shoqëruar me elegancën e çdo fraze.
Erasmusi kritikonte zhargonin skolastik jo vetëm për mungesën e finesës, por akoma më shumë, për errësimin që i bënte ai mësimeve të vërtetë të Zotit. Për Erasmusin, idetë e shkrimtarëve të mëdhenj klasikë ishin në harmoni të përhershme me perënditë. Në mënyrë të veçantë, ai pa një lidhje të ngushtë midis filozofisë së Platonit dhe mësimeve të Krishtit. Ai shihte një mospajtim të madh midis mësimeve të thjeshta të Krishtit dhe fryrjes dhe arrogancës së Gjykatës papale. Kjo e shtyu atë të shkruante satirën "Julius Exdusus", në të cilën Papa Juli II ndalohet nga Shën Pjetri që të hyjë në portat e parajsës. Eksperienca e tij e hershme nga jeta në manastir e nxiti atë që të shkruante një kritikë të fuqishme për klerikët në librin e tij të quajtur »Lavdërimi i marrëzisë«, të cilin Luteri e bëri shume të përdorshëm gjatë debateve të tij me kishën. Por Erasmusi nuk ishte besimtar skeptik dhe nuk u bë as luterian. Ai kishte një dëshirë ta kundërshtonte kishën. Ai dëshironte të hormonizonte mësimet kishtare me mësimet e reja humaniste. Ai, gjithashtu, donte të sfidonte idenë se e vërteta e fesë ishte e pranueshme në shumë njerëz, vetëm nëpërmjet ushtrimit rigoroz të aftësive të tyre racionale.
Line 7 ⟶ 15:
Por ndërkohë që Luteri u bë një reformator pasionant, Erasmusi mbeti vefëm një kritik. Në librin e tij të moderuor »Ese mbi vullnetin e lirë«, ai shprehte idenë e Rilindjes, që njeriu ka mundësi të mëdha për t'u bërë më i moralshëm. Këtij libri Luteri i përgjigjet me librin »De Servo Arbitrio«, duke afirmuar doktrinën e Paulinit për korrupsionin e natyrës njerëzore dhe duke hedhur tej Erasmusin si një "llomotitje", një "skeptik", ose si "një derr të stallës epikurase të qejflinjve". Interesi i tij në letërsinë klasike dhe filozofi nuk e çoi Erasmusin në formimin e një skolasticizmi të ri, apo të krijonte një varësi të besimit të krishterë nga filozofia e Platonit. Por akoma më mirë ai përdori njohuritë e tij në gjuhën klasike për të zbuluar fjalët e vërteta të Ungjillit (të së vërtetës absolute), duke thënë se, "në qoftë se del ndonjë fjalë e re në greqisht, unë lë peng pallton, po nuk e gjeta, aq më tepër në qoftë se kjo fjalë është e lidhur me krishterimin, siç janë psalmet greke apo ato të Ungjillit". Siç duket edhe më sipër Erasmusi ushtroi një influencë të fuqishme për të stimuluar zhvillimin e të mësuarit njerëzor dhe, megjithatë, ai mbeti për reformacionin një bir i kishës.
Ndërsa Erasmusi shikonte pas në antikitet për vlerat e çmuara të klasikëve, reformatorët, në mënyrë të veçantë Luteri, shihnin shumë mbrapa në komunitetin primitiv të të krishterëve, për të gjetur shpirtin e Krishterimit. Në këtë mënyrë Rilindja dhe Reformizmi, së bashku, përmblodhën një ringjallje të së kaluarës. Megjithëse Erasmusi dhe Luteri kanë shumë pika të përbashkëta, në përplasjet e tyre të shumta për gjendjen e krishtërimit në shekullin XVI, Luteri i shtynte argumentet e tij deri në atë pikë, sa mund të shkaktonin një shpërthim brenda kishës. Domethënia e revoltës së fuqishme të Luterit ishte se ai tjetërsoi mënyrën e të menduarit të një numri të konsiderueshëm njerëzish të qytetërimit perëndimor. Ndërsa Erasmusi do të ekulibronte mësimet klasike njerëzore me një besim të krishterë të thjeshtuar, besimi i ekzaltuar i Luterit hodhi dyshime serioze mbi mundësinë e arsyes njerëzore për ta udhëhequr njeriun drejt shpëtimit.
Veprat kryesore: Enchiridon militis christiani (1502); Encomium moriae seus laus stultitiae (1509) Lavdërim marrisë ; De Hbero arbitrio diatribe (1524); Të gjitha vcprat në 9 vël!., Bazel (1540-1541).
 
== Kureshti nga jeta e filozofit ==