Lumi i Bunës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Buna-muendung.jpg|parapamje|right|Grykëderdhja e Bunës]]
[[Skeda:Lumi Buna.jpg|parapamje|right|Buna nga Kalaja e Shkodres]]
[[Lumi]] '''Lumi Buna''' ([[Gjuha malazeze|malazisht]]: ''Bojana'', [[Gjuha latine|latinisht]]: ''Barbana'') ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit [[Shqipëria|shqiptaro]]-[[Mali i Zi|malazez]]. Ky lum buron nga [[Liqeni i Shkodrës]], fare pranë qytetit të [[Shkodra|Shkodrës]], ndërmjet kodrës së [[Kalaja e Shkodrës|Kalasë Rozafa]] dhe Malit të [[Taraboshi]]t. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës.
 
Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në [[Deti Adriatik|Detin Adriatik]]. Kufiri shtetëror ndërmjet [[Shqipëria|Shqipërisë]] dhe [[Mali i Zi|Malin e Zi]] përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrish në Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje. Lumi ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën e Velipojës në të majtë.