[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Etruskë''' është emri që i është dhënë një populli të [[Italia|Italisë]] antike, banues të zonës së Tuskanisë, Umbrisë perëndimore dhe Lazios veriore. Romakët u referoheshin atyre si Tusci ose Etrusci ndërsa grekët i njihnin ata si Tyrrhenianë. Etruskët, në gjuhën e tyre, e quanin veten Rasenna ndërsa vendin e tyre Rasna.
[[Skeda:Etruscan civilization italian map.png|parapamje|Shtritja e civilizimit Etrusk dhe dymbëdhjetë qytetet e lidhjes etruske.]]
Civilizimi etrusk përfundoi me asimilimin e saj në Republikën [[Romakët|Romake]], në shekullin IV PK.
 
Kultura e identifikuar si etruske u zhvillua në [[Italia|Itali]] pas viteve 800 PK. Në shtrirjen më të madhe, gjatë periudhës së krijimit të [[Roma|Romës]] dhe Mbretërisë [[Romakët|Romake]], civilizimi etrusk lulëzoi në tre konfederata të qyteteve: të Etrurisë, së Luginës Po me Alpet lindore, dhe të Latiumit dhe Kampanias. Pas vitit 500 PK, fati politik i [[Italia|Italisë]] u mor nga duart e Etruskëve, por rënia ishte graduale, me qytetet e fundit etruske të përvetësuara nga [[Roma]], rreth vitit 100 PK.
Civilizimi etrusk përfundoi me asimilimin e saj në Republikën Romake, në shekullin IV PK.
 
== Gjuha etruske dhe etimologjia ==
 
=== '''Etimologjia''' ===
Etruskët besohet se flisnin një gjuhë jo ind-evropiane, dhe besohet që ka qenë e lidhur me ato që njihen si gjuhët e familjes Tyrseniane, e cila është një familje e gjuhëve të izoluara. Qe prej Rixit (1998), pranohet gjerësisht se gjuhët e familjes Tyrseniane, gjuha Raetike dhe ajo Lemniane janë të lidhura me gjuhën Etruske.
 
Nuk ekziston ndonjë etimologji për Rasna, emrin me të cilin etruskët i referoheshin popullit të tyre, megjithatë, linguisti [[italian]] [[Massimo Pittau]] ka propozuar kuptimin "të rruar" ose "të pa mjekër", duke mbështetur kështu mendimin e autorit dhe koleksionuesit të figurave antike, Paolo Campidori. Etimologjia Tuski bazohet në thënien në Tabletën e tretë [[Iguvine]], ky një burim i rëndësishëm i [[Gjuha Umbrike|gjuhës Umbrike]]. Fraza është ''turskum ... nomen'' "Emri Tuskan", nga e cila rrënja *Tursci mund të rikonstruktohet. Një hipotezë tjetër mjaft e njohur thotë se *Turs, së bashku me fjalën [[Gjuha latine|latine]] turris "kullë", rrjedhin nga [[greqishtja]] τύρσις. Bazuar në këtë teori, tuskët ishin "njerëz që ndërtonin kulla", ose "kullë-ndërtuesit". Kjo e fundit është një hipotezë mjaft e lashtë, madje Dionisi i Halikarnës shprehej se "''Nuk ka arsye pse grekët nuk duhet t'i quanin ata nga ky emër, për shkak të mënyrës së tyre të jetesës në kulla dhe nga emri i njërit prej sunduesve të tyre.''"
 
{{cung}}