Republika Çeke: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 11:
|PBB: PËR BANOR = 17.171
}}
'''Çekia''' (çekisht: ''Česko'') ose zyrtar '''Republika Çeke''' (çekisht: ''Česká republika'') është një vend pa dalje në det në Evropën Qendrore që kufizohet nga [[Gjermania]] në perëndim, [[Austria]] në jug, [[Sllovakia]] në lindje dhe [[Polonia]] në verilindje. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është [[Praga]]. Republika Çeke përfshin territoret historike të Bohemisë, Moravisë dhe Silezisë Çeke.
 
Shteti çek u formua në fund të shekullit të 9-të, si Dukata e Bohemisë nën Perandorisë së Madhe Moraviane. Pas rënies së Perandorisë në vitin 907, qendra e pushtetit u transferua nga Moravia në Bohemi nën Přemyslidët. Në vitin 1004, Dukata u njoh zyrtarisht si pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake, duke u bërë Mbretëria e Bohemisë në vitin 1212, dhe duke arritur shtrirjen e saj më të madhe territoriale në shekullin e 14-të. Mbreti i Bohemisë sundonte jo vetëm Boheminë, por edhe zona të tjera, të cilat së bashku formonin të ashtuquajturën Kurorë të Bohemisë, dhe ai kishte një votë në zgjedhjen e Perandorit të Shenjtë Romak. Në luftërat Hussite të shekullit të 15-të yhvilluaraar nga Reformimi Bohemian, mbretëria u përball me embargo ekonomike dhe mundi pesë kryqëzata të shpallura nga udhëheqësit e Kishës Katolike Romake dhe të organizuara kryesisht nga perandori dhe prijësit e Perandorisë së Shenjtë Romake.