Republika e Teksasit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
shtova pamje
v ndreqje gjuhësore
Rreshti 6:
Republika mbështeste pretendimet për kufijtë e saj në Traktatet e Velascos, marrëveshjet që Teksasi kishte nënshkru në fund të luftës me kryetarin e mundur dhe të zënë rob të Meksikës, Antonio López de Santa Anna. Kufiri lindor qe caktu me Traktatin Adams–Onís të 1819-s mes Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës, i cili njihte lumin Sabinë si kufi lindor të Teksasit spanjoll dhe kufi perëndimor të territorit të Mizurit. Sipas Traktatit Adams–Onís, Shtetet e Bashkuara kishin heqë dorë nga pretendimet mbi tokat spanjolle në lindje të Maleve Roki dhe në veri të lumit Riogrande, të cilat pretendonte se i takonin sipas Blerjes së Luizianës më 1803.
 
Kufijtë jugorë dhe perëndimorë me Meksikën vijuan me u diskutukontestu gjatë gjithë ekzistencëskohës sa republikësekzistoi republika. Teksasi pretendonte Riogranden si kufi jugor, ndërsa Meksika këmbëngulte në vijëndarëse mbi lumin Nueces. Shtetet e Bashkuara e aneksuan Teksasin më 29 dhjetor 1845, dhe e pranuan si shtetin e 28-të të Bashkimit. Zyrtarisht, republika ia barti pushtetin shtetit të sapoformuar më 19 shkurt 1846. Por Shtetet e Bashkuara trashëguan mosmarrëveshjen rreth kufijve jugorë e perëndimorë me Meksikën, çka çoi drejt Luftës Meksikë–ShBA të viteve 1846–48.
 
{{gjeo-cung}}