Republika e Teksasit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v ndreqje gjuhësore
v hoqa fjalë të tepërta
Rreshti 2:
'''Teksasi''' (anglisht: ''Texas''; spanjisht: ''Texas'' ose ''Tejas''), zyrtarisht '''Republika e Teksasit''' (anglisht: ''Republic of Texas''; spanjisht: ''República de Texas''), ishte shtet sovran dhe i pavarur në Amerikën Veriore mes viteve, i ndodhur mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, gjatë viteve [[1836]]–[[1846]]. Republika pretendonte truallin e sotëm të Shtetit të Teksasit si dhe pjesë të Niumeksikos, Oklahomës, Kansasit, Kolorados, dhe Uajomingut. Qytetarët e saj njiheshin si teksianë.
[[Skeda:Flag of the Republic of Texas (1836-1839).svg|parapamje|Flamuri i Republikës së Teksasit, përdorë gjatë viteve 1836–1839]]
Provinca e Teksasit, e njohur në literaturën amerikane si Teksasi Meksikan, shpalli pavarësinë nga Meksika gjatë Revolucionit të 1836-s. Lufta për pavarësi mbaroi më 21 prill 1836, por Meksika refuzoi me e njohë Republikën e Teksasit, dhe konflikte të herëpashershme vijuan mes dy vendeve deri në të 1840-at. Shtetet e Bashkuara e njohën Republikën e Teksasit në mars 1837, por nuk pranuan me e aneksu territorin.
 
Republika mbështeste pretendimet për kufijtë e saj në Traktatet e Velascos, marrëveshjet që Teksasi kishte nënshkru në fund të luftës me kryetarin e mundur dhe të zënë rob të Meksikës, Antonio López de Santa Anna. Kufiri lindor qe caktu me Traktatin Adams–Onís të 1819-s mes Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës, i cili njihte lumin Sabinë si kufi lindor të Teksasit spanjoll dhe kufi perëndimor të territorit të Mizurit. Sipas Traktatit Adams–Onís, Shtetet e Bashkuara kishin heqë dorë nga pretendimet mbi tokat spanjolle në lindje të Maleve Roki dhe në veri të lumit Riogrande, të cilat pretendonte se i takonin sipas Blerjes së Luizianës më 1803.