Malet e Sharrit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 46.217.66.93) dhe riktheu rishikimin 1533952 nga Matiia
Rreshti 53:
 
== Fauna ==
[[Skeda:Brod Dragash.jpg|parapamje|300px|Parku Kombëtar Sharri.]]
Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë (''[[Ariu i murrmë|Ursus arctos]]''), rrëqebulli (''[[Lynx lynx]]''), derri i egër (''[[Derri i egër|Sus scrofa]]''), ujku (''[[Ujku|Canis lupus]]''), kaprolli (''[[Kaprolli|Capreolus capreolus]]''), dhia e egër (''[[Dhia e egër|Rupicapra rupicapra]]'') dhe shpendët si shqiponja e malit (''[[Shqiponja e Gurëve|Aquila chrysaetos]]''), thëllëza e malit (''[[Thëllëza e malit|Alectoris graeca]]''), gjeli i egër (''[[Tetrao urogallus]]''), skifteri kthetrabardhë (''[[Skifteri kthetraverdhë|Falco naumanni]]''), bufi (''[[Bubo bubo]]''), dhe shkaba (''[[Shkaba|Gyps fulvus]]''). Mishngrënësit e mëdhenj përshkojnë distanca të mëdha, kalojnë kufijtë e shteteve duke bërë kështu të mundur mbijetesën e popullatave ndërkufitare të specieve të tyre. Speciet e zakonshme, ato të rralla dhe ato të rrezikuara në rajon përshkruhen në Kapitullin 5 të këtij botimi. Rajoni mbart shumë komunitete të ndryshme bimësie që gjenden të shpërndara në habitate të ndryshme. Shfaqja e tyre varet nga lartësia mbi nivelin e detit, ekspozimi dhe lloji i tokës apo përmbajtja e shkëmbit. Këtu gjenden komunitete të ndryshme pyjore, që pjesërisht kanë degraduar në komunitete shkurresh malore, veçanërisht në zona ku pyjet janë prerë në mënyrë të përsëritur. Pjesa më e madhe e zonave mbi brezin pyjor mbulohen nga kullota malore, nga bimësia e tokave shkëmbore-gëlqerore dhe, shkëmbore-silikate, nga bimët e lëndinave, vegjetacioni i tokave të lagështa që ndodhen lart në male dhe nga vegjetacioni i rrafshnaltave me bar. Në pikat më të larta të ekspozuara ndaj erërave të ftohta gjenden ishuj vegjetacioni në mes të dëborës, çka është një dukuri tipike për zonat e larta malore.Shkalla e lartë e biodiversitetit bimor në rajon është rrjedhojë e diversitetit të habitateve, pozicionit gjeografik të rajonit dhe faktorëve historikë të zhvillimit të tij. Vend-ndodhja e veçantë e Maleve të Sharrit dhe Malit të Korabit bën që këtu të gjenden
element floristikë si të Ballkanit, ashtu edhe të rajonit të Mesdheut. Për rrjedhojë, këto male janë të pasura me një numër tejet të madh speciesh bimore. I veçantë është fakti që këtu kanë mbijetuar specie të shumta të Periudhës Terciare dhe të asaj të Akullnajave, të cilat, në pjesë të tjera të Europës, janë zhdukur. Një ndër këto specie relike është pisha maqedonase gjethe-gjilpërë (''[[Pinus peuce]]''), me filizat tipikë të shkurtër dhe