Helena e Trojës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kategoria
Nreqje të një gabimi gramatikor
Rreshti 3:
[[Figura:Helen of Troy.jpg|thumb|]]
 
E ëma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartës me të cilin ka pasur dy fëmijë, bijën Klitemnestrën dhe djalin Kastorin. Me bukurinë e vet Leda e ka magjepsur edhe vetë Zeusin. Kështu Zeusi u shndërrua në [[Mjellma|mjellmë]] dhe magjepsi [[Leda|Ledën]]. Nga dashuria e saj me perënditë, Zeusin, u lindën dy fëmijë: [[Helena]] dhe [[Polideuki]]. Tindareu nuk ka pasur asgjë kundër pjesëmarrjes së Zeusit në shumimin e familjes së tij, andaj fëmijët e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djem nuk ka pasur vështirësi të posaçme. Që të dy u bënë trima të famshëm dhe arritën në qiell ku edhe sot ndriçojnë si Bineqët ose Dioskurët. Edhe me Klitemnestrën, së paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vështirësi. E martoi për Agamemnonin, mbretin e Mikenës. Vështirësi më të mëdha ka pasur me Helenën.
 
Ishte ende vajzë tejet e re, ndërsa për bukurinë e saj është folur larg, andaj e dëshironte Tezeu, mbreti i Athinës dhe me ndihmën e shokut të vet Piritout, e rrëmbeu. E çliruan vëllazërit Kastor dhe Polideuk dhe e këthyen në shtëpi.Së shpejti në Spartë erdhën krushqarët e rinjë për Helenën. Me kohë aty u gjenden të gjithë mbretërit dhe fëmijët e mbretërve akeas, të cilët dëshironin të martohen. Grindjet e tyre rreth Helenës gati e sollën Greqinë deri te gremina e luftës. Katastrofën e pengoi mendjeprehtësia e Odiseut, mbretit të Itakës. Ai në mënyrë të thjeshtë, origjinale, e këshillon Tindareun: që t'i lejë anash të gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t'i lejojë Helenës që ta zgjedhë burrin sipas dëshirës së vet. Krushqarët u pajtuan me këtë mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnë pa kurrfarë kundërshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe në asnjë mënyrë nuk do ta fyejnë, por në çdo gjë do t'i ndihmojnë.