Aleksandër Xhuvani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 19:
== Jeta ==
 
Aleksandër Xhuvani lindi më 14 mars të vitit 1880 në Elbasan. Mësimet para i mori në vendlindje ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin - Konvikt të Çotilit[[Çotili]]t, asokohe në Vilajetin e Manastirit, [[Maqedonia|Maqedoni]], (asokohe pjesë e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] ndërsa sot fshat në Maqedoninë Greke). Studimet e larta i kreu në fakultetin e Filologjisë në Universitetin e [[Athina|Athinës]], 1903-'06. Në gusht të 1906 shkoi në [[Napoli]] ku u njoh me [[Luigj Gurakuqi|L. Gurakuqin]], dhe nisi të japë gjuhë shqipe në Shën Mitër Koronë. Me shpalljen e kushtetutës të Perandorisë Osmane kthehet në atdhe, 1908.
 
Mori pjesë në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin e Elbasanit]] (1909) dhe me hapjen e [[Shkolla Normale e Elbasanit|Normales së Elbasanit]] qe mësues dhe më vonë drejtor i kësaj shkolle. Në këtë kohë ai iu fut punës për hartimin e tekstit shkollor të gramatikës shqipe. Më 25 mars 1910 qe bashkëpunëtor i [[Lef Nosi]]t në hapjen e revistës "Tomorri". Shkolla Normale u mbyll pas ekspeditës ndëshkimore të Shefqet Turgut Pashës në verën e vitit 1910. Në këtë kohë, Xhuvani largohet për në [[Kairo]] ku formohet shoqëria bashkimi me dr. [[Mihal Turtulli]]n, inxh. [[Filip Shiroka|F. Shirokën]] dhe av. [[Andon Zako Çajupi|Çajupin]]<ref>[[Uran Asllani|Asllani U]]., ''Shqiptarët e Egjiptit dhe veprimtaria atdhetare e tyre'', [[Metropol (gazetë)|Metropol]]. - Nr. 706, 6 qershor, 2006, f. 16.</ref>. Emërohet redaktor i gazetës “Shkreptima”. Gazeta mbyllet në vitin 1911 dhe A.Xhuvani shkon në Aleksandri, ku emërohet si sekretar i shoqërisë “Vëllazëria”.