Aleksandër Xhuvani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 48:
Për portretin poliedrik të Xhuvanit dëshmon puna e madhe që bëri në fushën e ''psikologjisë''. Sipas tij, puna mësimore duhet të mbështetet në njohjen e gjithanshme të tipareve psiko-fizike të nxënësit. Pikërisht, për ta ndihmuar arsimin shqiptar shkroi edhe veprën ''Psikologjia'', të cilën albanologu i shquar [[Norbert Jokl]]i e vlerësoi "''vepër monumentale''" për tërë literaturën shqiptare. Ky në fakt, është një tekst i psikologjisë pedagogjike, por që në të ngërthen edhe përmbajtje nga psikologjia e përgjithshme, nga ajo fëmijërore, patologjike, fiziologjike, eksperimentale etj. Mendimin e tij psikologjik e pedagogjik ai e mbështeti në rezultatet e arritjeve shkencore në [[Evropa|Evropë]] dhe në [[Amerika|Amerikë]], duke përfshirë këtu veprën e Lajit, Mojmanit, Vuntit, Ribosë, Klapareidit, Shternit, Xhemsit, Frojdit, Djuit, Piazhesë etj.
 
Aleksandër Xhuvani dha kontribut me vlerë edhe në themelimin dhe ndërtimin e ''didaktikës'' dhe ''pedagogjisë shkollore'' shqiptare. Didaktika, sipas tij është "një shkencë edhe një art; asht shkencë në pikëpamje të dijes që i jep nxanësit, asht art në pikëpamje të përdorunit e të zbatuemit të gjanave të mësueme." U mor me trajtimin e çështjeve themelore të mësimit dhe të shkollës, siq janë: përmbajtjet mësimore, parimet didaktike, personaliteti i mësuesit, lokalet shkollore etj. Me tekstet e tij, ''Didaktikë e Edukatë'', ''Didaktika'' etj., u përpoq që shkollën shqipe ta nxjerrë nga prapambeturia dhe kaosi i rrymave dhe ndikimeve të ndryshme pedagogjike dhe ta ngritë atë mbi një bazë unike e të përparuar didaktike, duke e mbështetur në arritjet e didaktikës evropiane. Në këtë plan, sipas Xhuvanit, rol të rëndsëishëm ka sidomos mësuesi, vokacioni i tij "sepse arti i edukatës, që ushtron mësuesi, asht ma i nalti e ma fisniku i arteve;..."<ref>Hajrullah Koliqi: Historia e pedagogjisë botërore II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998, fq. 267 - 271.</ref>
 
Xhuvani u shqua edhe për punën e madhe dhe me kompetencë profesionale që bëri për zbatimin në praktikën shkollore të arritjeve të pedagogjisë shkollore dhe të metodikës. Normalja e Elbasanit, sidomos ushtrimorja e saj, u shndërrua në laborator për "eksperimentimin" e metodave dhe formave të reja mësimore, të mjeteve të konkretizimit të mësimit. Kjo veprimtari ishte nën përkujdesjen e drejtëpërdrejtë të Xhuvanit, i cili shquhej për afinitet dhe përgatitje të lartë profesionale - metodike. Si i tillë, kontribuoi në zhvillimin e metodikave të mësimdhënies së lëndëve të ndryshme, sidomos të metodikës së mësimit të shkrim - leximit fillestar, të gjuhës dhe të letërsisë shqipe etj.
 
Gjithashtu, vlerë të veçantë kanë edhe pikëpamjet e tij për çështje të ndryshme të ''pedagogjisë parashkollore'', ''të arsimit për të rriturit ([[Andragogjia|andragogjisë]])'', të ''pedagogjisë familjare''. Edhe Xhuvani, sikurse rilindësit tjerë, që kur gjendej në [[Egjipti|Egjipt]], theksoi me forcë, domosdonë për ngritjen arsimore dhe kulturore të femrës shqiptare, të cilën e vlerësoi faktor shumë të rëndësishëm kombëtar dhe edukativ (pedagogjik). "Shkalla arsimore e gruas shqiptare, shkruan ai, asht themeli i edukatës shoqnore, themeli i përparimit tonë si shtet e si komb."<ref>Hajrullah Koliqi: Historia e pedagogjisë botërore II, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998, fq. 267 - 271.</ref>
 
==Veprat më të njohura==
*Fillime të pedagogjisë. Pjes`e parë. Psikologji e shtime në punë t`edukatës;