Enrico Tellini: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 6:
 
== Ndarja e kufirit ==
Në 10-ditshin e tretë të nëntorit të vitit 1922 anëtarët e Komisionit arritën në Korçë, po nuk filluan dot punën, ngase, – siç shkruhej në fletoren “Near East”, - “ka hasur në pengesa të drejtpërdrejta, jo vetëm nga [[Greqia]], por edhe nga Serbia”[[Serbia]]”. Për pasojë, Komisioni e ndërpreu punën dhe u rigrupua në Korçë në 10-ditëshin tretë të prillit të vitit 1923, por, përsëri, që në krye, ndeshi në vickat e kryepërfaqësuesit grek, Kli Bóçari. Këta shkelma penguan fillimin e punës për plot një muaj; madje, edhe kjo (fillimi) falë këmbënguljes vendimtare të gjeneral Telinit “që përpiqej me mish e me shpirt t’i jepte fund punës një orë e më parë”. Pikërisht për këtë, shtypi grek i qe vërsulur që në fillim me egërsi; Në fletoren “Tomorri” thuhet se e quanin “armik të Greqisë”.(VKSH fq. 57). Ndërsa, në gazetën “Dielli” shkruhej se 50 ushtarë grekë të lënë ende qëllimisht në Korçë, hynë përdhunshëm në ndërtesën e Komisionit, për të trembur gjeneral E. Telinin dhe ta detyronin që Korçën ta kalonte brenda shtetit grek.(I. D. Hoxha “VKSH në SH. Gr”., fq. 57). Më 26 korrik 1923, kur Gjeneral Telini vendosi që fshatrat Pobìckë e Radat, në lindje të Leskovikut, si edhe burimet e ujërave të nxehta poshtë Radatit të mbeteshin brenda shtetit shqiptar, tërbimi i nënkolonel Bóçarit arriti kulmin. Por, gjeneral Telini qëndroi i patundur në vendimin e vet. Gurgulénë vijuese Kli Boçari e shkaktoi kur sheh se Enriko Telini vendosi që fshatrat Peshkëpì e Radat në Rrëzë të Zezë të Libohovës dhe Kakavjeja të mbeteshin brenda kufirit të shtetit shqiptar. Lënia e Kakavjesë këndej kufirit linte të kuptohej haptazi se gjeneral E. Telini vijën kufitare do ta shtrinte deri në Kalama dhe, duke ecur nëpër rrjedhën e tij, do ta përfundonte në ngushticën detare ndërmjet Korfuzit e anëdetit shqiptar çamo-lab. Me këtë vijë kufiri, të kërkuar në vitin 1912 edhe nga vetë përfaqësia greke e kryesuar nga Xhavella, brenda shtetit shqiptar mbetej tërë Çamëria Veriore, në malësinë në lindje të së cilës gjenden malet Murganë, Shtrungarë e Vigël, që mbizotërojnë vendin, jo vetëm deri përtej Janinës, por edhe ujëdhesat jonike, sidomos atë të Korfuzit. Në kushte të tilla qeverisë greke i mbeteshin dy rrugë: ja t’i linte këto vende në mëshirën e artilerisë që qeveria shqiptare mund të vendoste në malet e sapopërmendura, ja të kërkonte ndërrimin e malësisë së Çamërisë Veriore Lindore me Çamërinë[[Çamëri]]në e Mesme deri edhe atë Jugore. Këtë të vërtetë e vë në dukje edhe diplomati dhe historiani italian, Renco Falaski; ai thotë se gjeneral E. Telini që e njihte fare mirë mjedisin, “nuk nguroi të pranonte kërkesat e drejta të shqiptarëve, që sipas bindjes së tij brenda shtetit shqiptar duhej të mbetej edhe Janina e më përtej saj”.(I,.D.Hoxha, “VKSH në Sh. Gr., 59).
 
== Vrasja e Gjeneral Talinit ==