Instituti Femnuer "Nana Mbretneshë": Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
''Instituti Femëror "Nana Mbretneshë"'' në Tiranë ishte një institucion i rëndsëishëmrëndësishëm edukativ e arsimor në [[Tiranë]] i cili ka funksionuar në periudhën mes dy luftërave botërore.
==Historiku==
Ky institucion edukativ e arsimor u themelua në vitin 1933. Drejtor i parë i saj ka qenë Sotir Papahristo kurse mësuesit ishin: Aprof. Ahmet Gashi, Vasil Vinjau, Fatbardha Gega, O. Luarasi, H. Babameto, E. Gjikondi, Dh. Xoxa, V. Mele,<ref name="HK">Hajrullah Koliqi:Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Universiteti i Prishtinës & Libri shkollor, Prishtinë, 2002, fq. 364.</ref> L. Aleksi,(Gjoka), N.Bulka, Z.Kodra, S.Spasse, J.Filçe(Truja), M.Paluca(Kraja), L.Shala etj. Fillimisht u themelua me dy degë: Dega Normale dhe Lice.<ref name="FESH"/>
 
Në këtë institucion, kujdes i veçantë iu kushtua përgatitjes profesionale (pedagogjike) të nxënëseve dhe aftësimit të tyre për jetë, dhe me kalimin e kohës u shndërrua në një qendër të fuqishme të edukimit patriotik. Numri i nxënëseve ishte i madh. Vetëm në vitin e parë, kur u themelua, kishte rreth 380 nxënëse.<ref name="HK"/> Numri i nxënëseve shkoi vazhdimisht duke u rritur aq sa në vitin shkollor 1938/39 Instituti Femëror "Nana Mbretneshë" në [[Tiranë]] ishte shkolla e mesme më e madhe në [[Shqipëri]], me gjithësej 27 mësimdhënës dhe 798 nxënëse. Ky institucion funksionoi edhe në periudhën e [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] 1939 - 1944, gjatë së cilës u quajt '''Instituti Femëror "Donika Kastrioti"'''. Shumë prej nxënëseve të kësaj shkolle kundërshtuan fashistizimin e arsimit dhe të shkollsëshkollës shqipe dhe një pjesë u rreshtuan në radhët e Ushtrisë NacionalÇlirimtareNacional Çlirimtare Shqiptare.<ref name="FESH">Fjalor Enciklopedik Shqiptar. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë. 2008. fq. 1014. ISBN=978-99956-10-28-9</ref> Disa prej këtyre nxënëseve dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, si Heroinat e Popullit: Margarita Tutulani, Ylbere Bilibashi e Shejnaze Juka.
 
Kjo shkollë e mesme për vajza rihapet pas çlirimit të vendit, më 1 mars 1945, si ''Shkollë e Mesme Pedagogjike "17 Nëntori"'' (për djem dhe për vajza). Ndikimi i kësaj shkolle, sidomos në emancipimin e femrës shqiptare, ka qenë shumë i madh.<ref name="HK"/>
==Referenca==
{{Reflist}}