Abdullah Zeneli: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 17:
 
==Biografia==
U lind më [[25 Mars|25 mars]] të vitit [[1952]], është [[poeti|poet]], [[prozator]] dhe [[editor]] i shtëpisë botuese [[Sh. B. Buzukut|Buzuku]], [[Prishtina|Prishtinë]], [[Kosova|Kosovë]]. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Filologjik të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Nga viti 1973 ka punuar në shtëpinë botuese [[Rilindja (OPGBG)|"Rilindja"]], duke kontribuar në përhapjen e librit shqip kur qenia shqiptare ishte nën trysninë e tmerrshme të diktaturave. Pasioni për librin dhe misioni i shenjtë i përhapjes së tij nuk i mundësuan krijimtari të rregullt dhe komode, edhe pse shkrimin e parë letrar, poezinë [[Rrëfime kohe]] e pati botuar në revistën më prestixhioze letrare shqiptare [[Jeta e re]] qyshkur ishte nxënës i [[Normalja e Prishtinës|normales së Prishtinës]] (1967-1971). Në shtypin dhe periodikun shqiptar i janë botuar rregullisht poezitë e Zenelit . Është autor i dy përmbledhjeve tregimesh: [[Gryka e Drinit]], ''Rilindja'', Prishtinë, [[1990]] dhe [[Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna]], ''Buzuku'', Prishtinë, [[1997]]) dhe një libri impresionesh nga jeta 100-ditëshe si refugjat në Korçë (prill-korrik [[1999]]) me titull [[Toka shqiptare]] (''Nositi - D.I.J.A. Poradeci'', Pogradec, [[2000]]) përkthyer edhe në rumanisht: [[Glia albaneză]] (Bukuresht, [[2007]]). Ka kontribuar shumë në veprimtarinë botuese shqiptare veçanërisht me shtëpinë e parë botuese postkomuniste ''Buzuku'' (themeluar më [[1990]]), duke krijuar një klimë të re në fushë botimesh në gjithë hapësirën shqiptare. Poet ndijimesh të thella, kritik dhe polemist i pakursyer. Ka në dorëshkrim dy romane ([[Zjarri i Marietës]] dhe [[Portreti i artistit në fluturim]]), tri drama ([[Nëna lutet për ne]] - me temë [[Nënën Tereze]],dramën [[Anabela]] - belanë e Anës gjatë luftës së 1999-tës dhe [[Luleshkronjat]] - për [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]] në 100-vjetorin e ngjarjes që i parapriu mëvetësisë shqiptare), shumë tregime të shkurtra, poezi, vështrime kritike për libra të botuar tek [[Sh.B. Buzuku|Buzuku]] si dhe një mori artikujsh gazetaresk e intervistash në mediumet e shumta shqiptare. Është anëtar i [[Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës]] dhe themelues i [[Shoqata e Botuesve të Kosovës|Shoqatës së Botuesve të Kosovës]], njëkohësisht koordinator i panairit të librit të Prishtinës (1999-2007), i cili që nga viti 1999 i ofron Kosovës dhe lexuesve të shumtë të saj të arriturat e fundit në fushë botimesh.
 
== Tituj te veprave ==