[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 112:
 
Bartësit e kulturës së neolitit dhe të fillimit të epokës së bronxit në truallin e Shqipërisë. Përsa i përket krahinave jugore të vëndit tonë, ka të ngjarë që në këtë kohë, në këto vise. ashtu si në Greqi dhe në pellgun e Egjeut, të kenë banuar fise të afërta, midis tyre, të cilat te autorët e vjetër njihen me emrat: pellazgë, lelegë, kaukanë, karianë etj. Sipas tyre këto ishin fise të vjetra vendese, të cilat më vonë u mbuluan nga helenët e ardhur, dhe u asimiluan prej tyre. Ndër ta pellazgët konsideroheshin si fiset më të rëndësishme, prandaj edhe njoftimet e autorëve per ta janë pak a shumë të hollësishme. Homeri i përmend pellazgët në epopenë e "Iliadës" si banorë të Thesalisë, të cilët gjatë luftës së Trojës mbajtën anën e trojanëve, kurse në "Odisenë", që është e një kohe të mëvonëshme, pellazgët zihen në goje si banorë të Kretës. Shkrimtarë më të rij si Hesiodi. Herodoti, Hekateu, Tuqiditi dhe të tjerë më të vonë si Helaniku, Dionizi i Halikarnasit, Straboni etj. na japin njoftime të tjera, por të ngatërruara dhe kontradiktore, mbi këto fise duke i vendosur herë në Peleponez, herë në Azi të Vogël, herë në Itali. Ata flasin për shtegëtime pellazgësh në Athinë, pastaj në Lemno dhe Kretë e që këtej në Siçili, Etruri e gjetkë; njoftojnë për mbeturina muresh të vende të ndryshme të Greqisë që ata ua atribojnë pellazgëve; e cilësojnë gjuhën e tyre, pellazgjishten, si gjuhë barbare, d.m.th. jo greke, të cilën e humbën kur u helenizuan; tregojnë se pellazgët kishin një kulturë të lartë dhe prej tyre helenët mësuan kultin e perëndive, bile bënë të tyret edhe një tok emra perëndish pellazgjike; përmendin disa emra vendesh e qytetesh të trashëguara nga pellazgët si Larissa, Gortyna, Agro, Tyrren etj. Ndër këta, Herodoti thotë se në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare, kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi, Eskili dhe Euripidi thotë se vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte "Arkadia" dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë. Por, megjithëse të ngatërruara dhe kontradiktore, njoftimet e autorëve të vjetër përkojnë në një pikë të rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje gjenetike midis pellazgëve dhe fiseve të mëvonëshme helene, për derisa pellazgët i bënin vendës, me origjinë hyjnore sic thotë Homeri, ose të mbirë nga dheu siç thotë Hesiodi, kurse helenët ishin të ardhur. Duke të nisur nga të dhënat e autorëve të vjetër dhe nga studimet gjuhësore, pellazgët u konsideruan për një kohë të gjatë nga studiuesit e fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX si një popullsi joindoevropiane, që kishte afëri me popullsitë e tjera të herëshme të pellgut të Mesdheut, prej Kaukazit deri në Gadishullin Iberik, të cilat u quajtën të gjitha së bashku me emrin përmbledhës "Mesdhetarë". Punimet gjuhësore të këtyre 30 viteve të fundit, të mbështetura në studimin e gjithanshëm të greqishtes së vjetër duan të provojnë të kundërtën e tezës së parë, d.m.th. origjinën protoindoevropiane ose thjesht indoevropiane të pellazgëve. Megjithëse përkrahësit e tezës së re kanë shënuar disa suksese në fushën e studimeve pellazgjike edhe kjo tezë ashtu sikurse e para, nuk është në gjendje të sqarojë përfundimisht këtë problem.Në fushën e historiografisë dhe në linguistikë nuk kanë munguar të dalin edhe pikëpamje që i lidhin pellazgët me banorët e mëvonshëm të truallit të Shqipërisë. me Ilirët dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët. Nuk përjashtohet mundësia që ilirët e jugut të kenë pasur ndonjë lidhje me popullsinë më të herëshme pellazgjike të këtyre krahinave, por kjo hipotezë ka nevojë për një përpunim dhe mbështetje të mëtejëshme shkencore. Për këtë arësye, si banorë të lashtë të vendit tonë, të njohur nga të dhëna të sigurta arkeologjike dhe nga ato të autorëve antikë konsiderohen deri më sot ilirët.Pra kjo ishte e gjitha.
 
me gjithate, mendohet se periudhat e late cekura duhet shikuar dhe te shqyrtohen qe realiteti te ndriqohet njashtu si duhet.
 
== Burimi i të dhënave ==