Dallime mes rishikimeve të "Diskutim:Artana"

No change in size ,  14 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: Artana (Nobo Berda) Krenaria mesjetare dhe dëshmia e lashtësisë së civilizimit rajonal, sot qëndron e vetmuar dhe e fundit ne listën e komunave të Kosovës. Artana apo Novo Bërda...)
 
Artana (NoboNovo Berda)
 
Krenaria mesjetare dhe dëshmia e lashtësisë së civilizimit rajonal, sot qëndron e vetmuar dhe e fundit ne listën e komunave të Kosovës. Artana apo Novo Bërda siç është quajtur gjatë regjimit serb, si komunë është krijuar relativisht vonë. Por si vendbanim apo nëse është e drejtë të quhet qytet thuhet të ekzistoj që nga shekulli IX. Ndërtimi i vendbanimit dhe Kështjellës ka ndodhur diku mes shekullit IX dhe XII – atëherë kur në Ballkan sundonte pjesa lindore e perandorisë romake, Perandoria Bizantine. Pasuritë nëntokësore që dikur posedonte rajoni ku sot ekziston Artana ishin arsyeja kryesore e ngritjes së vendbanimit aty. Kjo kodër ishte mjaftë e pasur me ar dhe argjent, vlera e të cilave i mundësuan Artanës famë gjith-evropiane dhe komoditet mbretëror. Thuhet se mineralet e Artanës gjatë mesjetës janë shitur në të gjitha qendrat tregëtare të evropës juglindore dhe azisë së vogël si Dubrovnik Shkup Stamboll dhe Venedik. Përveq të mirave materiale banorët e atëhershëm të Artanës përfituan edhe në mënyra të tjera nga kjo pasuri. Artana lidhej përmes rrugëve me të gjitha trevat tjera ballkanike, përmes të cilave tregëtarët e shumtë sillnin edhe shumë aspekte të kulturave tjera. Që në atë kohë Artana njihej si qytet kosmopolit, ku bashkëjetonin kultura dhe besime të ndryshme. Gjurmët e varrezave katolike dhe muslimane, kisha dhe xhamija janë ende prezente afër kalasë.
Anonymous user