Dallime mes rishikimeve të "Ali Kelmendi"

No change in size ,  5 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[[Skeda:Ali Kelmendi.jpg|thumb]]
 
'''Ali Kelmendi''', ''([[19091900]] - [[1939]])'', ishte luftëtar aktiv për çlirimin kombëtar e sigurimin e pavarësisë. Hero i popullit, lindi në [[Peja|Pejë]]{{cito. U aktivizua që në rini në lëvizjen kombëtare në [[Kosova|Kosovë]] kundër shovinizmit serb, më [[1920]] erdhi në Shqipëri, ku u bë një nga veprimtarët kryesorë të shoqërisë demokratike [[Shoqëria Bashkimi|Bashkimi]]. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen demokratike dhe në Revolucionin e Qershorit [[1924]]. Pas dështimit të Revolucionit mori rrugën e mërgimit bashkë me revolucionarë të tjerë.
 
Më [[1930]] u kthye në atdhe, kontribuoi në krijimin në zhvillimin e luftës popullore kundër reaksionit Zogist e imperializmit fashist. Ali Kelmendi mbajti që në fillim kontakte me Kominternin dhe ishte figura më me autoritet. Atij ju besuan detyra të rëndësishme, u organizuan një sërë shoqërish punëtore. Sipas porosive të tij morën pjesë gjithnjë e më aktive edhe në lëvizjen popullore, sikundër ishin Kryengritja antizogiste e Fierit dhe Demonstrata e bukës në Korçë. Me gjithë ndjekjet e regjimit e burgimet, me gjithë terrorin policor ai nuk reshti së punuari brenda dhe jashtë vendit, faktorit themelor për kurorëzimin me sukses të luftës popullore. Vdiq në [[Parisi|Paris]] më [[11 shkurt]] [[1939]].