[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
→‎top: rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Gënjeshtra''' (apo '''rrena''' [[Gegërishtja|gegërisht]]), është një lloj [[mashtrimi]] në trajtën e një të pavërtete të shprehur me qëllim mashtrimin, shpesh me qëllim të mëtejshëm mbajtjen e nje sekreti apo namit (famës), apo për të shmangur një [[Ndëshkimi|ndëshkim]]. Gënjimi është shprehja e diçkaje kur njeriu e di se është [[E rremja|e rremë]] me qëllim që të pranohet si [[E vërteta|e vërtetë]] nga dikush tjetër. ''[[Gënjeshtari|Gënjeshtar]]'' është njeriu që gënjen, ka gënjyer, apo gënjen vazhdimisht.
 
Gënjimi zakonisht lidhet me mashtrimin gojor apo komunikimin me shkrim. Forma të tjera të mashtrimit, si maskimi apo falsifikimi, përgjithësisht nuk quhen si gënjeshtra, megjithëse qëllimi kryesor mund të jetë i njëjtë; sidoqoftë, edhe një shprehje e vërtetë mund të quhet gënjeshtër nëse personi që bën këtë shprehje e bën atë të mashtrojë. Në këtë rast, është qëllimi i të qenit i pavërtetë sesa vërtetësia e pohimit vetë që merret parasysh.
 
Shpesh njerëzit gënjejnë për të arritur një përparësi apo për të mbuluar një gabim apo një veprim të ndaluar me qëllim shmangien e [[Kritika|kritikës]] apo [[dënimi]]t. Gënjehet poshtu edhe nga mirsjellja, turpi, frika, në mbrojtje të personave të tjerë apo për të asgjësuar planet e kundërshtarit.
Rreshti 8:
 
Në reklama dhe në propaganda punohet pjesërisht me gënjeshtra, trillime dhe mashtrime.
 
 
== Gënjeshtra në fe dhe etikë ==