Ndryshimi mes inspektimeve të "Gëzim Erebara"

2 bytes removed ,  4 vjet më parë
→‎Jeta: rregullim i sintaksës
(→‎Jeta: rregullim i sintaksës)
 
Djali i një familjeje tregtare që u vendos në Tiranë rreth viteve ’30, për shkak të persekutimit etnik në ish-Jugosllavi. Studimet e larta i kreu në insitutin kinematgrafik “Famu” në Pragë, 1947-51. Në vitin e fundit të studimeve, iu ndërpre bursa dhe u kthye forcërisht në atdhe për shkak se pati deklaruar në një takim studentor se “Enver Hoxha ka më pak kulturë se një qytetar i mesëm çek”.
Në vitin 1957, fillon të punojë në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku kontribuoi në filmat e parë shqiptarë si dhe në filmat shqiptaro-sovietikë.
 
Asistent rregjisor në filmin e parë shqiptar Tana, si dhe në bashkëprodhimin shqiptaro-sovietik, Furtuna në vitet 1958 dhe 1959.
Filmi i parë i pavarur, “Guximtarët”, u prodhua në vitin 1970.
Suksesin më të madh e arriti me filmin “Në fillim të Verës”, 1975.
Filmi “Nusja” konsiderohet gjerësisht si një eksperiment që nuk pati sukses tregtar, por që paraqiti botën e dokeve ballkanike dhe u vlerësua nga kritika.
 
Në vitin 1976, realizoi filmin “Pylli i Lirisë”, një histori nga rezistenca antifashiste e filmuar në pyllin e Divjakës, ku e veçanta qe vendosja e një kali, si personazh kryesor. Siç ka treguar ai vetë, frika ishte e madhe për shkak se prania e kuajve në një film shqiptar si dhe koinçidenca historike (vrasja e Petrit Dumes dhe shpallja e garave me kuaj si sport mikroborgjez), patën krijuar një situatë të tensionuar. Edhe kali personazh në film, pati rënë pre e luftës politike të kohës, ku nga hipodromi i Ministrisë së Mbrojtjes, qe dërguar për kalë karroce në një fshat në Përmet, ku i kishin prerë kreshtën. Gjatë filmimeve, kreshta e kalit u realizua me trukim. “Pylli i Lirisë” është edhe filmi i parë me ngjyra me ekran të gjerë i realizuar në Shqipëri.