[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 217.21.155.17 (diskutimet) në versionin e fundit nga Sadsadas.
→‎top: rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Koço Tashko''' është një nga personalitetet e historisë së hershme të lëvizjes komuniste në Shqipëri. Emri i tij është i lidhur që me historinë e shoqërisë patriotike “Vatra” në Amerikë. Ka qenë një nga miqtë e vjetër të poliedrikut të kulturës Fan Noli dhe njihej mirë deri në oborrin e Mbretit Zog, nga i cili i janë bërë jo pak oferta për ofiqe shtetërore. Ndërkohë, ai njihet dhe nga opinioni i gjerë shqiptar si njeriu i dërguar midis të tjerëve nga “Kominterni” për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Gjithsesi, Koço Tashko është njëkohësisht edhe disident i regjimit komunist, për të cilin luftoi jo pak për ta sjellë në Shqipëri, duke përjetuar gjithmonë vuajtjen nga njeriu të cilin e afroi në partinë që po përgatiste të krijonte, pra nga Enver Hoxha.
 
Koço Tashko ka lindur në Fajum të Egjiptit më 14 korrik të vitit 1899. I ati, Thanas Tashko, kishte shkuar aty që në vitin 1880 si emigrant ekonomik dhe pas peripecish të panumërta kishte arritur të bëhej i suksesshëm në ekonomi. Megjithatë, ai e vuri pasurinë e tij në interes të lëvizjes patriotike shqiptare.