[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
→‎top: rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Ndërgjegjja''', sipas [[Psikologjia|psikologjisë]] tradicionale, është aftësia njerëzore për të përvetësuar [[Dituria|diturinë]] në mënyrë të vullnetshme. Ndërgjegjja është aftësia e vetëgjykimit, [[Ndjenja|ndjenjës]] së [[pendimi]]t dhe e [[Keqardhja|keqardhjes]] kur ne bëjmë gjëra që janë kundër [[norma]]ve [[Morali|morale]] të individit apo të grupit përkatës shoqëror. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga [[mendja]], megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e [[Sjellja|sjelljeve]] .
 
[[Metafora]]t e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj.
 
Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e [[Vetëdija|vetëdijes]] njerzore, që na ''shtyn'', madje na ''detyron'', nga [[Shkaku|shkaqe]] [[Etika|etike]] dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. [[Vendimi|Vendimet]] që marrim mund të na ''duken'' si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të [[pasoja]]ve ([[Përgjegjësia|përgjegjësisë]]).
 
Ndonëse filozofët kanë debatuar për natyrën e ndërgjegjes për qindra vjet, studimi modern i psikologjisë së ndërgjegjes e ka fillesën te William James që e përkufizoi ndërgjegjen si kapacitetin për të qënë i vetëdijshëm për përjetimet dhe njohuritë (James, 1904). Në librin e tij të vitit 1890, James përshkruante tiparet më të rëndësishme të ndërgjegjes. I pari, çdo mendim është pjesë e ndërgjegjes personale të një individi. I dyti, ndërgjegja është gjithmonë në ndryshim. I treti, ndërgjegja është një proces i vazhdueshëm që nuk mund të ndahet në segmente. Dhe së katërti, ndërgjegja përzgjedh nga mjedisi i saj ato për të cilat ajo do të jetë e vetëdijshme. Kështu, sipas James, që e krahasonte ndërgjegjen me një lumë që rrjedh, "rrjedha jonë e ndërgjegjes" është personale, në ndryshim, e vazhdueshme, dhe përzgjedhëse.
 
Psikologu [[Sigmund Freud]] (''Zigmund Frojd'') e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga [[mbiuni]] (orig. '''Über-Ich'''), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë. Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është "[[Faji|faj]]", i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e [[Neuroza|neurozës]].