Zorra e hollë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Zëvendësim ii stampës {{pp}} me {{për përmirësim}}
rregullim i sintaksës
Rreshti 2:
 
[[Figura:Small intestine low mag.jpg|thumb|right|250px|Zorra e hollë]]
'''Zorra e hollë''' shtrihet nga pilori deri në valvulën ileocecale, duke filluar me duodenin (30  cm.), vazhdon me jejunin (110  cm) dhe mbaron me ileumin (160  cm.). Ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3 m ose rreth 160% të gjatësisë së trupit.
Duodeni, që fillon nga pilori deri në pikën e Treitzit ka formë patkoi dhe ndahet në pjesën horizontale të sipërme, ndryshe bulbi duodenal ose D1 (5  cm.), vazhdon me pjesën zbritëse D2 (7  cm.), pjesën horizontale të poshtme, D3, (12  cm.) dhe pjesën e duodenit ascendent, D4 që ngjitet në nivelin e L2 të dytë, duke formuar fleksurën duodenojenunale, e cila është e fiksuar nga ligamentum Treitz.
Duodeni rrethon medialisht kokën e pankreasit.
Zorrët e holla rrethohen si në një kornizë nga zorra e trashë dhe mbulohen përgjithsisht nga omenum majus.
Rreshti 12:
Muri i zorrës së hollë përbëhet nga katër shtresa:
 
Tunica mucosa, përbëhet kryesisht nga epitel cilindrik, që proliferon shpejt dhe ka një jetë pesë ditore.
 
Mukoza bashkë me submukozën, formojnë plika cirkulare, të cilat mungojnë në pjesën fillestare të duodenit dhe rrallohen, deri në zhdukje, në pjesën e fundit të ileumit.
Rreshti 24:
Tunica muscularis e përbërë nga muskulaturë e lëmuar, në dy shtresa, cirkulare e brendshme dhe longitudinale e jashtme. Kontraksionet e tyre, kur alternohen me njëra-tjetrën japin lëvizjet peristaltike, karakteristike për tubin tretës.
Tunica serosa është cipa peritoneale, që mbështjell gjithë zorrët e holla, me përjashtim të margos mezenteriale, ku futen vazat dhe nervat. Nga Florian Nurcellari
 
 
[[Kategoria:Anatomi]]