Hagada e Sarajevës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
'''Hagada e Sarajevës''' është një dorëshkrim që përmban ilustrime tradicionale të tekstit të Paskës Hagadah. Ajo është njëra nga Hagadat më të vjetra Sefardike në botë, me origjinë nga [[Barcelona]] dhe me një vjetrësi që daton rreth vitit 1350. Hagada është në pronësi të Muzeut Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës në [[Sarajeva|Sarajevë]]. Vlera e saj është e papërcaktuar, por një muze në [[Spanjë]] kërkoi një sigurim prej 7 milionë $ para se ajo të mund të transportohej në një ekspozitë të organizuar atje, në vitin 1992.<ref>{{Cito web|url=http://haggadah.ba/?x=1|publisher=Haggadah.ba|title=The Sarajevo Haggadah|accessdate=31 March 2012}}</ref>
==Historiku dhe përshkrimi==
Hagada e Sarajevës,<ref>[http://www.avvenire.it/Chiesa/Pagine/haggadah-sarajevo-dono.aspx Dal muftì di Bosnia il dono dell'Haggadah al gran rabbinato di Israele], Vizituar më 3.09.2016.</ref> është një dorëshkrim në lëkurë të zbardhur dhe i zbukuruar në bakër dhe ari. Ai ka 34 faqe me ilustrime të disa skenave nga Bibla ([[Miti i krijimit]] përmes vdekjes së [[Moisiu|Moisiut]]). Faqet e tij janë ngjyrosur me verë, dëshmi se ajo është përdorur në shumë shërbime fetare.
 
Gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]], dorëshkrimi ruhej me kujdes që të mos binte në duart e [[Nazizmi|nazistëve]] dhe bashkëpunëtorve të tyre nga ana e shefit bibliotekist të Muzeut, Dervish Korkuti, i cili duke rrezikuar jetën e tij, kontrabandoi Hagadën nga [[Sarajeva]]. Korkuti ia dha dorëshkrimin e rrallë, një kleriku mysliman nga [[Zenica]], ku pastaj ai e kishte fshehur nën dërrasat e një xhamie. Në vitin 1957, një faksimil i Hagadahut është publikuar nga Sándor Scheiber, drejtor i Rabbinical Seminar në [[Budapesti|Budapest]]. Në vitin 1992, gjatë Luftës së Bosnjës, dorëshkrimi i Hagadë mbijetoi në muze, duke u rizbuluar gjatë hetimeve të policisë nga ana e një inspektori lokal, Fahrudin Çebo, së bashku me shumë artikuj të tjerë, për të cilët " besohej se nuk ishin të vlefshëm." Ai u ruajt në një bunker të nëndheshëm gjatë rrethimit të [[Sarajeva|Sarajevës]] nga forcat serbe. Ishte Presidenti i [[Bosnja|Bosnjës]] ai i cili e prezentoi publikisht Hagadën në vitin 1995. Vetëm pas kësaj u shuan zërat se qeveria e kishte shitur Hagadahun në mënyrë që të blente armë, për vetëmbrojtje.