[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 27:
Sllovenia e sotme ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike. Një kockë me vrima e një ariu shpelle, që daton nga 43100 ± 700 Para Krishtit, e gjetur në vitin 1995 në shpellën e Divje Babe pranë Cerknos, është ndoshta instrumenti më i vjetër muzikor i zbuluar në botë. [[Figura:Flûte paléolithique (musée national de Slovénie, Ljubljana) (9420310527).jpg|thumb|160px|Një kockë ariu shpelle e çpuar, ndoshta fyell e gjetur në shpellën Divje Babe.]]Në vitet 1920 dhe 1930, objekte që i përkasin Kro-manjonit tilla si kocka të çpuara, kocka me majë dhe gjilpëra kocke janë gjetur nga arkeologu Srecko Brodar në Shpellën e Potokut.
 
Në vitin 2002, mbetjet e një grupi banesash mbi 4500 vjet të vjetra u zbuluan në Moçalet e Ljubljanës, dhe mbrohen tani si një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me Rrotën e Drurit të Moçaleve të Ljubljanës, rrota më e vjetër prej druri në botë. Kjo tregon që rrota prej druri u shfaq pothuajse në të njëjtën kohë në Mesopotami dhe në Evropë. Në Epokën e Hekurit, Sllovenia e sotme banohej nga ilirët dhe fiset kelte deri në shekullin Ii Para Krishtit. .
==== Periudha romake ====
Kur romakët pushtuan zonën, ata krijuan krahinat e Panonias, dhe Norikumit dhe Slovenia e sotme perëndimore u përfshi direkt nën Italinë romake si pjesë e rajonit X ''Venetia et Istria''. Romakët krijuan posta në Emona (Lubjanë), Poetovio (Ptuj), dhe Celeia (Celje) dhe ndërtuan rrugë tregtare dhe ushtarake që shtriheshin në të gjithë territorin slloven nga Italia në Pannonia. Në shekujt 5 dhe 6, zona ishte objekt i pushtimeve nga Hunët dhe fiseve gjermanike gjatë inkursionet të tyre në Itali. Një pjesë në thellësi të shtetit mbrohej me një brez muresh dhe kullash mbrojtëse të quajtura Claustra Alpium Iuliarum. Një betejë vendimtare midis Theodosius I dhe Eugenius u zhvillua në Luginën Vipava në 394.
Rreshti 89:
== Demografia ==
: '''''Artikulli kryesor [[Demografia e Sllovenisë]]'''''
Sllovenia me 20.251 km2 sipërfaqe dhe me rreth 2 milion banorë hyn në grupin e shteteve të vogla të Evropës. Pjesa më e madhe e popullsisë janë slloven (88%), ndërsa nacionalitetet tjera janë kroatët me rreth 3 %, serbët 2% etj.
{{clear}}