[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Please, always write only one "space".
No edit summary
Rreshti 35:
Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Të dhënat arkeologjike besohet se emri i pare i Elbasanit ka qene mansius që do të thotë vend-qëndrim shumë arkeologe besojnë se vendburimi me i madh arkeologjik i qytetit antik mund të jetë në zone lindore të Elbasanit pranë rrapit të mances për shkak të ngjashmërisë midis emrave dhe rrënojave. Në [[Shekulli II|shekullin II]] qyteti njihej me emrin Skampius e më vonë me emrin Skampi dhe ishte në varësinë administrative të Durrahut ([[Durrës]]it). Duke qenë i vendosur në kryqëzimin e rrugëve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qendër urbane, ushtarake e peshkopale. Gjatë periudhës romare Skampius njohu lulëzimin e tij më të madh sepse ishte një kryqëzim rrugësh ku perandoria romake ndërto rrugën [[Via Egnatia]] një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike ku do lidheshe Roma me Kostandinopojën ku në Skampius kryqëzoheshin dy rruge ajo që vinte nga dyrrahu dhe Apolonia, ku kjo rrugë e rëndësishme strategjike shërbeu edhe gjatë luftërave fetare [[kryqëzatat]]. Pas bllokimit të rrugës Via Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti i Skampinit nuk përmendej më dhe u shkatërrua nga bullgarët dhe ostrogotët gjatë migrimit sllavo-bullgar diku nga [[shekulli VI]]-[[Shekulli VII|VII]].
 
Elbasani u themelua nga Sulltan Mehmeti II në [[Shekulli XV|shekullin XV]]. Iu vu ky emër sepse ishte një ndër trevat e para të pushtuara nga osmanët, ELIEli-BASAMbasam (vura dorë). Pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti II, rindërtoi në kthim në vitin [[1466]] kalanë e vjetër, për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua në vetëm 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150.000 njerëz.
 
Në vitin 1492 sulltan Bajaziti ndërtoi [[Xhamia e mbretit (Elbasan)|xhaminë Mbret]], më e vjetra e qytetit dhe ndër më të vjetrat në shqipëri, e cila ndodhet në zemër të kalas së qytetit.
Rreshti 43:
Në dokumentacionin e kohës dëshmohet se në mesin e [[Shekulli XVII|shekullit XVII]] Elbasani kishte 2000 shtëpi dhe 900 (?) dyqane. Punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndërrua në qendrën e Islamit në [[Shqipëri]]. Për shkak të pozitës shumë të favorshme në [[Via Egnatia|rrugën Egnatia]], Elbasani u kthye në një qendër tregtie shumë të rëndësishme. Përkrah tregtarëve vendas dhe turq në qytet ishin ngulitur edhe tregtarë grek dhe sllav.
 
Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e dëshmon fakti që [[Turqia]] në dy ekspozita ndërkombëtare, njëra në [[Paris]] në vitin [[1867]] dhe tjetra në Çikago në vitin [[1894]], krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkë, pistoleta dhe silahe të prodhimit shqiptar të [[Shkodra|Shkodrës]], Elbasanit, [[Prizren]]it, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit [[1381]], i pasuar nga të tjerë në periudha të mëvonshme.
 
Në këtë kohë Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e [[Gjuha shqipe|gjuhës e të shkrimit shqip]]. Në epokën e [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes Kombëtare Shqiptare]] zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, i Dhjatës së Re në gegërisht dhe toskërisht, i [[Gramatika|Gramatikës]] së gjuhës shqipe sipas dialektit toskë ([[1882]]) dhe i Fjalorit të Gjuhës Shqipe ([[1904]]), i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare veçojmë Elbasanin si përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan një sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas, të cilët detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.
Rreshti 52:
Në vitin 1913 themelohet klubi i futbollit Elbasani, i cili është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë, dy herë fitues i kupës së Shqipërisë dhe një herë fitues i superkupës.
 
Qyteti i Elbasanit konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe çlirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavarësisë së Elbasanit më [[25 Nëntor]] [[1912]], si i pari qytet i [[Shqipëri]]së, pjesëmarrjen aktive në [[Lufta e Vlorës|Luftën e Vlorës]] në vitin [[1920]], në Lëvizjen Demokratike Antifeudale të vitit [[1921]]-[[1924]], si dhe në [[Lufta e dyte botërore|Luftën e Dytë Botërore]].
 
Gjatë periudhës [[1924]]-[[1939]] qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me [[Tiranë]]n, [[Durrës]]in, [[Korça|Korçën]], [[Gramshi]]n, [[Dibra|Dibrën]], etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik. Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si : fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave shqiptare dhe të huaja, të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.
Rreshti 58:
Në vitin [[1945]] në [[Shqipëri]] u vendos regjimi komunist. Si të gjithë qytetet e tjerë të Shqipërisë edhe Elbasani u hapen shkolla te reja te shkolloheshin fëmijët, edhe disa fabrika qe janë ne prodhim deri sot. U persekutuan personalitetet më të shquara të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisë së re". Në proceset demokratikë të vitit [[1990]] edhe qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në to. Banja e vjetër turke, që ndodhet në qendër të qytetit është restauruar dhe përdoret sot si restorant.
 
Elbasani ka qenë pushtuar nga grupe të ndryshme, duke përfshirë edhe serbët, maqedonasit, bullgarët, austriakët dhe italianët. Elbasani mbeti një qendër e Islamit në Shqipëri edhe pas pushtimit osman. Pas [[1908]] [[Kongresi i Manastirit]] (në Manastir moderne, Republika e Maqedonisë) vendosi që të përdorin [[alfabeti]]n latin për gjuhën e shkruar shqipe, klerikët myslimane i ndikuar nga turqit e rinj mbajtën demonstrata të ndryshme në favor të shkrimit arabe në Elbasan. Shumica myslimane, gjithashtu ishte kundër instalimi i Prince William më [[1914]].
 
Në mes të qytetit ka një [[Kisha ortodokse|Kishë ortodokse]], dhe rreth 7 km larg nga Elbasani ka një manastir të vjetër dhe kishën ortodokse, ku kryesisht nga Shën Jovan Vladimir fillim të [[Shekulli XI|shekullit të 11-të]] është varrosur atje.
Rreshti 96:
 
=== Pallati i Sportit ===
Pallati i Sportit është ndërtuar ne vitin 1982. Ne këtë pallat zhvillojnë takimet e tyre ekipet e lojërave me dore te Sport Klub Elbasanit, ekipit te peshëngritjes, mundjes, etj. Përveç këtyre aktiviteteve ne sallën kryesore te pallatit te Sportit zhvillohen koncerte e manifestime te ndryshme. Kapaciteti i tij është 2.200 vende. Pallati është i paisur me te gjithë infrastrukturën për zhvillimin normal te aktiviteteve sportive. Ne katet e para te tij ndodhen dhomat e zhveshjes dhe dushet, ndërsa ne katet e dyta zyrat për administratën dhe traineret. Ky pallat ka nevojë për riparime në dhomat e zhveshjes së lojtarëve, duhen vënë tabelat elektronike dhe ato të lojës, si dhe impiant elektrik që shërben për ndriçimin sipas parametrave, ngrohje ventilim. Gjithashtu ka nevojë për pajisjen me karrike për spektatorët.
 
=== Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” ===
Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”. Eshte ndertuar ne vitin 1967. Ne kete stadium ka zhvilluar ndeshjet ekipi i futbollit te (Labinotit) Elbasanit. Satdiumi ndodhet ne ekstremin lindor te Bulevardit “Qemal Stafa”. Kapaciteti i stadiumit është 12.000 vende. Satdiumi është i paisur me dushe, ambiente për zyra te administratës, salla force, etj. Ambientet e brendshme janë në gjendje shumë të mirë pasi u restauruan në muajin Gusht 2003.Stadiumi tashme i është futur një restaurimi gje qe do ta beje ate stadiumin e pare qe ploteson kushtet e UEFA-s ne Shqipëri.
 
'''Stadiumi "Elbasan Arena"'''
Rreshti 136:
 
=== Opingarët dhe Saraçët ===
Zejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e syzmet. prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne. Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithërave dhe kasapëve të Bezistanit. Deri në në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60 mjeshtër.
 
=== Qeleshepunuesit ===