Tempulli Kalleshvara në Aralaguppe: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: thumb|Skalitje të kornizës dhe trarit mbi derë në tempullin Kalleshvara '''Tempulli Kalleshvara''' (i shkurar edhe "Kalle...
 
Rreshti 8:
[[File:Kalleshvara Temple at Aralaguppe(rear view).JPG|thumb|327px|Pamje e mbrapme e kompleksit të tempullit Kalleshvara]]
==Plani dhe skulpturat e tempullit==
Planimetria e shenjtërores (''[[garbhagriha]]'') është piramidal me katër kënde, me pjesë të jashtme të thjeshtë me gjysëm-kolona po ashtu të thjeshta, një vestibul (''antarala'') që ndan shenjtëroren nga një holl i mbyllur (''[[mandapa]]'') me një seksion të skalitur mjeshtërisht të quajtur ''mahamantapa'' ose ''navaranga''. Struktura sipërore mbi faltore (''[[shikhara]]'') dhe vestibul (''sukanasi'') kanë qenë rinovuar në periudhë më të vonë por baza në të cilën qëndron tempullli (''Adhishthana'') është origjinale.<ref name="bagilu">Sarma (1992), fq. 90</ref> Korniza e derës (''sakha'') me trarin sipër derës kryesore kanë punime artistike të jashtëzakonshme. Korniza e derës paraqet portierë të ulur (''dwarapala'') në bazë, spërdredhje të theksuara të bimëve kacavjerrëse dekorative që shtrihen përgjatë anëve të derës kryesore dhe përmbajnë ''Yaksha'' (shpirtra mirë-dashës nga [[mitologjia hindu]]) dhe ''Yakshi'' (ose ''Yakshini'', kundërpjesët e tyre femërore). Sipër derës, duke formuar trarin (''lalata'') është një skulpturë e Gajalakshmit (një version i perëndeshës Lakshmi) me elefantë duke e malaksur atë nga të dy krahët. Sarma mendon se kjo skulpturë mund të ketë frymëzuar skalitjen monolitike në hyrjen kryesore (të quajtur ''akhanda bagilu'') në [[Kodra vindyagirVindyagiri|kodrën Vindyagiri]] në qytetin e famshëm të trashëgimisë [[xhainizmi|xhainiste]] të [[Shravanabelagola]]s. Rrjeta e paneleve të tavanit (rrjet e ''gardianëve të tetë drejtimeve'' ose ''ashta-dik-pala'') e imazheve në ''mahamantapa'' (një seksion i ''[[mandapa]]s'') duhet vënë në pah për shijen e lartë të arkitektëve Ganga-Nolamba. Imazhet e paneleve përfshijnë një Shiva me katër krahë duke kërcyer dhe të zbukuruar mirë si dhe një elefant me katër çataj (''gaja'') duke mbajtur mbi shpinë zotin [[Indra]] dhe bashkëshorten e tij Sachi.<ref name="bagilu">Sarma (1992), fq. 90</ref>
 
==Galleri imazhesh==