[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v rregullim i sintaksës
Etiketa: Redaktim nga aplikacioni për celular
Rreshti 5:
Kush ka njohur një progonatas ka gjetur një mik tek ai, ka gjetur një vëlla, ka gjetur thesarin e jetës së tij. Kjo sepse në këtë tokë frymojnë burra të rëndë e me dinjitet, që jo vetëm kanë qenë protagonistë në legjenda e në këngë, por dhe në jetën reale përbëjnë heronj të lindur dhe protagonistë.
 
== Rrapi i Progonatit == I mbjell nga Fisi i Danaj
Labëria progresin dhe historinë e ka lidhur me rrapin në sheshin e fshatit. Kanë qenë këto pemë shekullore që kanë qenë mikpritësit e parë të të huajve, ku janë zhvilluar ngjarjet nga më historiket, takimet, betimet, luftrat, vrasjet. Në rrapin në Mashkullorë Çeçua bëri histori, në rrapin e Janinës u varën Bilbilenjtë 13-të. Në rrapet e Vlorës Selami nisi luftrat e pashoqe. Edhe në Progonat ka një rrap madhështor, me ato krahët që shtrihen në ajër sikur përqafojnë mysafirët dhe mbrojnë fshatin nga rrufetë e armiqtë. Rrapi dhe Progonati janë një trup. Ata duket se kanë lindur në një ditë. Ata duket se janë një duet magjik që janë binjakëzuar përjetësisht që nuk mund ta kuptojnë jetën pa njëri tjetrin si vëllezërit siamezë. Poeti Martin Cukalla, djalë i këtij fshati të ashpër i ka kënduar në mënyrën më të veçantë dhe më të spikatur këtij rrapi saqë rreshtat e mi vetiu shkojnë aty:
Rrapi i nëpër ison e pandërprerë të gjetheve që memzi hapin sytë ndaj të gdhirë shpall përjetësinë e Bilbilejve në këto troje.