88
edits
Memedhe (diskuto | kontribute) |
|||
== Emri ==
{{kryesor|Emri i Kosovës}}
Interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se:
Po ashtu interpretimin gjeografik të emrit e shpjegon dhe M. Carabregu, i cili thotë se, termi ‘’kas-a’’ përmban kuptimet e një kodre, mali apo shkëmbi. Variantet e shpeshta të emrit që ndër kohë paraqitën si, ‘’Kasova’’, ‘’Kasava’’ dhe ‘’Kosova’’ na japin
== Gjeografia dhe mjedisi ==
Lëvizja e xhonturqve në fillimshekullin XX fitoi përkrahjen e shqiptarëve, të cilët po shpresonin për përmirësimin e statusit të tyre kombëtar dhe njohjen e përdorimit të gjuhës së tyre në administratë dhe arsim.<ref name="Myzyri xhonturqit">Hysni Myzyri, "Lëvizja kombëtare shqiptare dhe turqit e rinj," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 191.</ref><ref name="Rusisht 2">G.L. Arsh, I.G. Senkeviç, N.D. Smirnova, ''Histori e shkurtë e Shqipnisë'' (Г.Л. Арш, И.Г. Сенкевич, Н.Д. Смирнова «Кратая история Албании») (Prishtina: Rilindja, 1967) 140-160.</ref> Më 1908, 20 mijë fshatarë të armatosur u mblodhën në Ferizaj për të ndalur çdo pushtim të huaj, ndërsa krerët e tyre, Bajram Curri dhe Isa Boletini, i dërguan telegram sulltanit për të kërkuar hartimin e një kushtetute dhe hapjen e parlamentit. Mirëpo, mosnjohja e të drejtave të premtuara nga turqit e rinj provokoi kryengritje tjetër nga malësorët shqiptarë në Kosovë në shkurt 1909.Armiqësia u shtua pas uzurpimit të qeverisë turke nga një grup oligarkësh vitin tjetër; në prill 1910, ushtritë e udhëhequra nga Idriz Seferi dhe Isa Boletini ngritën krye kundër hordhive turke, por përfundimisht u detyruan të tërhiqeshin pasi i kishin shkaktuar dëme të mëdha armikut.<ref name="Myzyri kryengritjet">Hysni Myzyri, "Kryengritjet shqiptare të viteve 1909-1911," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 195-198.</ref>
[[Skeda:28nentor1912_isa_boletini.jpg|thumb|[[Isa Boletini]] përfaqësoi Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë në [[Vlorë]]]]
Kosova vijoi të luajë rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, kur luftëtarët shqiptarë çliruan pothuajse tërë vilajetin e Kosovës dhe marshuan ngadhënjimtarë në kryeqytetin e atëhershëm, Shkupin. Në këto kushte, Porta e Lartë osmane u akordua të njihte autonominë e shqiptarëve pa e njohur Shqipërinë si entitet politik, por menjëherë u tërhoq nga vendimi i marrë.<ref name="Poroj">[http://www.poroj.ch/Poroj-Legjendar/modules/Pushtimishkupit/Pushtimishkupit.Poroj-legjendar-poroj-heroik-poro-krenar Poroj.ch, "Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit të Pavarësisë më 12 gusht 1912,"] n. 09.07.2009</ref> Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe lojërat politike ua mohuan shqiptarëve përparësitë që u pritën nga fitorja e tyre ushtarake. Shtetet ballkanike, Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan me ushtritë e tyre territorin e Kosovës, përkundër kundërshtimit të udhëheqësve shqiptarë dhe letrave në formë proteste dërguar Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive
Ndonëse shqiptarët luftuan përkrah forcave Aleate gjatë Luftës së Parë Botërore dhe fituan përkrahjen e presidentit paqedashës të SHBA-ve [[Woodrow Wilson]], vendimet e Paqes së Versajës mundësuan ripushtimin e Kosovës nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, e quajtur më vonë Jugosllavi. Lëvizje ushtarake dhe politike u organizuan dhe shënuan suksese sporadike, pa arritur të çlironin trevat shqiptare në Jugosllavi. Prapëseprapë, kryengritja e [[Azem Galica|Azem Galicës]] dhe [[Shote Galica|Shotë Galicës]], si dhe veprimtaria politike e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]] dhe [[Hoxhë Kadri Prishtina|Hoxhë Kadri Prishtinës]], i dhanë shtysë përpjekjeve të mëvonshme kundër zgjedhës së huaj. Regjimi monarkik jugosllav zhvillonte kundrejt shqiptarëve politikën e kolonizimit, të vijëzuar në dokumentet famëkeqe si Naçertanija (1844) dhe Shpërngulja e shqiptarëve (1938). Diplomati shqiptar [[Fan Noli]] e quajti politikën jugosllave ndaj shqiptarëve “Çpronësim, çpërngulje, çfarosje” në një artikull të tij botuar frëngjisht dhe shqip për opinionin ndërkombëtar, i cili në këtë periudhë u tregua i paaftë të ndalonte ngritjen e regjimeve fashiste në Evropë.<ref name="Avni Spahiu">Avni Spahiu, ''Fan Noli’s American Years: Notes on a Great Albanian American'' (Houston: Jalifat, 2009), tr. Getoar Mjeku.</ref> Me qindra mijra shqiptarë u shpronësuan me dhunë dhe u detyruan që të deklarohen me etni turke, në mënyrë që të dërgoheshin në Turqi në bazë të marrëveshjeve për këmbim të popullsisë që ky vend kishte me shtetet ballkanike.
Pavarësisht kufizimeve politike dhe përndjekjes nga nacionalistët serbë, lëvizjet studentore dhe udhëheqës politikë të Kosovës bënë trysni të vazhdueshme në autoritet jugosllave për përmirësimin e pozitës së kombësisë shqiptare. Më [[1968]], shpërthyen demonstratat e studentëve shqiptarë, të cilët kërkuan të drejtat e tyre kombëtare, përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar. Një vit më pas u nxor Ligja Kushtetuese e [[Krahina Socialiste Autonome e Kosovës|Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës]], ndërsa më [[1974]] u nxor Kushtetuta e KSA të Kosovës. Kjo e fundit së bashku me Kushtetutën e re të RSFJ-së, ndonëse e lanë Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë, e ngritën në nivel të njësisë federale me të drejtë vetoje në organet federative. Në vitet [[1970]], u themeluan [[Universiteti i Prishtinës]],<ref name="UP 1970">[http://www.uni-pr.edu/home/index.php?option=com_content&task=view&id=11&Itemid=35 Universiteti i Prishtinës, "Për Universitetin,"] n. 16.04.2008</ref> Akademia e Arteve dhe Shkencave, si dhe radiotelevizioni i Kosovës, institucione këto që i çelën rrugë ngritjes intelektuale e kulturore dhe zhvillim të përgjithshëm të popullsisë shqiptare. Megjithatë, Kosova mbeti treva më e pazhvilluar në mbarë Jugosllavinë, ndërsa kombi shqiptar nuk u njoh me të drejta të barabarta me kombet tjera të federatës dhe mbeti i ndarë në katër njësi federale.
Vdekja më [[1980]] e [[Josip Broz Tito]]s, kryetarit të përjetshëm të Jugosllavisë, ngjalli frikë mbi ekzistencën e federatës dhe politikës së “vëllazërim-bashkimit” në mes kombeve dhe kombësive.
Më 1987, nacionalistët serbë me udhëheqësin e ri [[Sllobodan Millosheviq]] organizuan në Fushë Kosovë një komplot kundër autonomisë së Kosovës dhe popullsisë shqiptare. Agjentët serbë fajësuan shqiptarët për gjoja jetën e vështirë të serbëve në Kosovë dhe sulme të vazhdueshme ndaj pranisë së tyre në këtë trevë. Duke akuzuar shqiptarët se po tentonin të kryenin spastrim etnik, klika millosheviqiane burgosi udhëheqësit shqiptarë dhe skicoi në mënyrë jodemokratike suprimimin e autonomisë më 1989. Forca të armatosura serbe hynë në Kosovë duke e mbajtur atë të pushtuar për dhjetë vjet me radhë.
Shkalla e lartë e papunësisë sillet rreth 40%,<ref name="CIA"/> ndërsa pati arritur kulmin prej 50% më 2006.<ref name="ecicks">[http://www.eciks.org/english/lajme.php?action=total_news&main_id=386 Ecicks, “May finds Kosovo with 50% unemployed,” 2006.]</ref> Në vitin 2007, numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë 334.595 persona, shumica të moshës 25 deri në 39. Vetëm 1.5% e tyre janë me universitet apo shkollë të lartë të kryer. Të punësuarit, ndërkaq, vuajnë nga pagat e ulëta që mesatarisht sillen rreth 190 eurove në sektorin publik dhe 211 eurove në atë privat.{{cito}} Në këto kushte vazhdon të lulëzojë ekonomia e zezë, duke pamundësuar mbledhjen e statistikave precize. Sondazhe të reja tregojnë se janë shënuar humbje të vendeve të punës për shkak të krizës dhe popullata ndjehet tejet e shqetësuar.<ref name="UNDP2">UNDP, “Economy” dhe “Problems and Worries” Fast Facts: Early Warning Report 24 (prill 2009)</ref>
Shkalla e [[Varfëria|varfërisë]] mbetet e
=== Bujqësia ===
{{kryesor|Arsimi në Kosovë}}
[[Skeda:Bibloteka_Komb%C3%ABtare_e_Kosov%C3%ABs.jpg|thumb|Biblioteka Kombëtare e Universitare e Kosovës]]
Mësimi fillor në Kosovë zhvillohet në pesë
Gjatë vitit akademik 2011/2012, në Kosovë pati 24.945 nxënës në arsimin parafillor, 161.624 në arsimin fillor, 132.795 në arsimin e mesëm të ulët, si dhe 109.513 në institucione të arsimit të mesëm. Nevojat e këtyre nxënësve u përmbushën nga 1.333 mësimdhënës në marrëdhënie punë në arsimin parafillor, 7.700 në atë fillor, 10.122 në arsimin e mesëm të ulët, dhe 6.095 në shkolla të mesme. Ndërkaq, vetëm 138 mësimdhënës punuan me 703 nxënës me nevoja speciale në arsimin fillor dhe 51 me 94 nxënës në shkolla të mesme speciale. Pas luftës është hapur edhe një numër shkollash private.
Në vitin 1970, u hap në Kosovë [[Universiteti i Prishtinës]], që ngërtheu në vete të gjitha institucionet e arsimit të lartë, shkolla të lartë dhe fakultete të themeluara deri atëherë.<ref name="UP 1970"/>
=== Shëndetësia ===
{{kryesor|Kultura në Kosovë}}
Kultura kosovare ngërthen në vete kulturën e kombit shqiptar, si trashëguese të kulturës vendëse ilire, të ndikuar më vonë kryesisht nga kultura [[Romakët|romake]] dhe [[Osmanët|osmane]] e më pak nga ajo [[sllave]]. Përcaktimi kulturor kosovar është perëndimor, mirëpo ruan në vete elemente konservatore [[Evropa|evropiane]] dhe disa veti të kulturës lindore, të përfituara nga shekujt e sundimit osman. Ndikimi i thellë vërehet sidomos nga e drejta dokesore e shqiptarëve, e përkufizuar nga katër
=== Letërsia<!-->,filozofia<--> dhe artet ===
Më popullore janë serialit e prodhimit vendor dhe të huaj. ''[[Kafeneja Jonë]]'', e drejtuar nga veterani [[Adem Mikullovci]], dhe ''[[Familja Moderne]]'', me skenariste [[Visare Aliu]]n dhe regjisor [[Fatos Berisha|Fatos Berishën]], kanë grumbulluar filmbërësit dhe artistët më të suksesshëm të vendit dhe kanë arritur shikueshmëri rekorde, ndonëse vazhdojnë të kritokohet për mungesë të punës profesionale dhe për përmbajtje.<ref name="Serialet">[http://www.gazetaexpress.com/online/home.php?tempulli=0&category=46&id=2664 Express, "Koka e Familjes moderne," ''Gazeta Express'' (28 dhjetor 2008)] n. 14.07.2009</ref>
Në Kosovë veprojnë katër televizione me licensë për transmetim mbarëkombëtar, [[RTK|Radiotelevizioni Publik i Kosovës]], [[21|Radiotelevizioni 21]], [[Kohavision|KohaVision]] dhe [[Klan|Klan Kosova]]. Veç tyre, ka edhe një numër televizionesh vendore e kombëtare që transmetojnë përmes sistemeve kabllore.<!---->
=== Sportet ===
|
edits