[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
shtova stampen 'pa referenca' dhe koordinata gjeografike
Please, always write only one "space" between sentences!
Rreshti 50:
}}
 
'''Moska''' ([[Gjuha ruse|rusisht]]: ''Москва́'') është kryeqyteti i [[Rusia|Rusisë]]. Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën evropiane të Rusisë. Perandorët ose carët e kthyen qytetin në bazën e tyre të urdhrave deri në vitin [[1712]], kur kryeqytet i Rusisë u bë [[Saint Petersburg]]. Moska u rikthye në kryeqytet të Rusisë në vitin 1918 dhe shërbeu si kryeqyteti i [[Bashkimi Sovjetik|ish-Bashkimit Sovjetik]] nga viti 1922 deri në vitin 1991. Moska ka qenë historikisht kryeqyteti i [[BRSS]], Perandorisë Ruse, Regjimeve cariste dhe Dukatit Moskovit. Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.
 
Gjatë viteve, Moska ka marrë një sërë emërtimesh si Roma e Tretë (Третий Рим), Guri i Bardhë (Белокаменная), Froni i Parë (Первопрестольная) dhe 40 Dyzetat (Сорок Сороков).
 
Një person nga Moska quhet Moskovit në [[Shqip]] ose Moskvich ne [[Gjuha ruse|Rusisht]].
 
== Historia ==
Moska ka një histori të gjatë dhe dramatike. Përmendet për herë të parë në kronikat mesjetare të vitit [[1147]]. U bë shpejt qyteti kryesor i princërve moskovitë. Moska u bë kryeqytet i perandorisë së re nga cari Ivani i Tmerrshëm në [[Shekulli XVI|shekullin XVI]]. Qyteti është shkatërruar dhe rindërtuar disa herë përgjatë viteve. Ndërtesat e saj më të vjetra prej druri janë zhdukur në zjarre. Sa herë që qyteti e merrte veten pas hirit të flakëve, bëhej gjithmonë e më i bukur. Për çdo ndërtesë të Moskës thirreshin arkitektët më të mirë nga e gjithë bota për ta restauruar. Historia e rikonstruksionit të Moskës është një ndër arsyet që ajo ka absorbuar stile të ndryshme e të veçanta. Dukati i Madh i Moskës, shërbeu si forca kryesore në ecurinë e ribashkimit të Rusisë dhe luftën për pavarësi kundër Hordhisë së Artë (mongolëve). Moska gradualisht ribashkoi principatat ruse përreth saj dhe arriti të mbizotërojë trashëgiminë kulturore e politike të Rusisë së Kievit. Kah [[shekulli XVIII]], vendi qe zgjeruar përmes pushtimeve, aneksimit dhe eksplorimit, duke u kthyer në Perandorinë Ruse, të tretën perandori më të madhe në histori, që shtrihej nga Polonia drejt lindjes deri në Oqeanin Paqësor dhe në Alaskë.
 
Për 30 vjet me radhë tunelet e Stalinit kanë qenë protagonistet e fshehtë të Luftës së Ftohtë.
Rreshti 69:
Tregimi të sugjeronte, edhe pse në mënyrë indirekte, një hipotezë politike që përbënte skandal, se qyteti i varrosur në zemër të Moskës mund të përdorej vetëm në rast të ndonjë sulmi të mundshëm sovjetik kundër Amerikës. Por, po ta mendosh mirë, ishte vërtet diçka e pamundur, sepse ata që do të arrinin të shpëtonin do të ishin vetëm zyrtarët e lartë të Kremlinit.
 
Me pak fjalë, do të ishte pamundur të mblidheshin 100 mijë persona për 20 minuta nga alarmi i "mbërritjes" së raketave, ndaj ata që do të përfitonin do të ishin drejtuesit e shtetit, të cilët mund të zbrisnin në bunkerin e "vogël" poshtë Sheshit të Kuq, duke marrë metronë private dhe duke u strehuar në qytetin sekret. Populli, si gjithmonë... Sigurisht që sekreti nuk mund t‘i tregohej para kohe mijëra njerëzve. Tregimi i "Argumente dhe Fakte" shtronte një sërë pyetjesh, sa interesante aq edhe të rrezikshme, sa drejtori i saj nga shumë veta u cilësua si një i çmendur për guximin e tepruar.
 
Shumë i kërkonin adresën e qytetit sekret, ndërsa ai përgjigjej si ndonjë fëmijë, që nuk i kishte mësuar akoma fjalët. Ndoshta e kishte kuptuar se i ishte futur një loje të rrezikshme. Artikulli ngjalli kureshtje aq të madhe, sa shumica e njerëzve filluan të mendonin se qyteti tjetër gjendej në një hapësirë të stërmadhe brenda Universitetit të Moskës, i kufizuar nga Akademia e KGB-së dhe nga një bllok shtëpish popullore, ku thuhej se banonin funksionarët e të njëjtës organizatë.
Rreshti 75:
Të gjithë moskovitët mendonin një qytet-fantazmë me banesa luksoze, kinema, restorante, salla lojërash, rrugë, stalla, varreza dhe depozita të mëdha me veshje e ushqime, ku mund të jetoje pa problem për një çerekshekull. Thuhej se aty kishte intelektualë dhe shkencëtarë. Për të gjitha këto flitej 20 vjet më parë, por meqë nuk u gjet asnjë gjurmë nga qyteti tjetër, të gjitha argumentet u braktisën dhe ideja për ekzistencën e tij u harrua. Tani është e qartë se qyteti mister nuk ishte gjë tjetër veçse një bunker normal antibërthamor, në shërbim të nxënësve të shkollës së KGB-së.
 
Askush nuk e ka parë. Por të gjithë e dinë që ekziston. Quhet "Metro-2" dhe është metroja sekrete e Kremlinit. Misteri i fundit i regjimit sovjetik. Ajo u ndërtua me urdhër të Stalinit dhe shërbente për të evakuuar nomenklaturën në rast rreziku.
 
Megjithatë, një herë e kreu funksionin e saj, më 6 nëntor të vitit 1941, kur fati i Moskës varej në një fije peri, pasi trupat gjermane të gjeneralit Guderian ishin vetëm 30 kilometra larg kryeqytetit rus.
Rreshti 81:
Por Stalini donte të organizonte një mbledhje solemne me rastin e përvjetorit të 24 të revolucionit, pikërisht në stacionin Majakovskaja, ndoshta më i bukuri dhe më i famshmi i rrjetit të metrosë moskovitë. Këtë e bëri për t‘i treguar popullit të tij që qeveria sovjetike nuk e kishte braktisur Moskën.
 
Në të vërtetë, vetëm pak e dinin se në Majokovskaja Stalini kishte mbërritur nga një rrjet i fshehtë i metrosë, duke u shfaqur papritur, pa dalë nga zyrat ku të gjithë e kishin parë vetëm pak orë më parë. Nga kishte mbërritur aty ? . Pyetje e gabuar. Metroja sekrete e Moskës gjithmonë ka qenë një tabu.
 
I pari që kishte guxuar të fliste rreth saj kishte qenë Vladimir Gonik në romanin e tij "Mbretëria e territ" në vitin [[1992]]. Por ai pati probleme me inteligjencën ruse, se si i dinte të gjithë këto gjëra?. Në të vërtetë, ai ishte një mjek ushtarak dhe kishte shërbyer në një spital të posaçëm të Ministrisë së Brendshme.
 
Mes pacientëve kishte pasur persona vërtet interesantë, që e kishin ndihmuar të zbulonte shumë gjëra. Shumë prej tyre i kishin treguar për punën që kishin bërë nën tokë. Ato tunele pa emër, stacionet e padukshme. Ato stacione, të njohura vetëm nga departamentet speciale të KGB-së, do të jenë në shërbim të publikut, se metroja e Moskës nuk mban më, sepse qyteti rus prej kohësh është në një krizë transporti.
Rreshti 100:
== Demografia ==
[[Skeda:Population Development Moscow.png|thumb|Rritja e popullsisë 1350-2009]]
Moska është qyteti më i populluar i Rusisë dhe njëkohësisht një nga më te populluarit në botë. Sipas regjistrimit të vitit 2002 qyteti kishte 10.382.754 banorë ndërsa sipas atij të vitit 2010 është 10.562.098 banorë. Duke llogaritur qytetin së bashku me rrethet numri shkon në 17.314.766 banorë sipas regjistrimit të [[1 janar]] [[2010]]. 86,8 % e popullsisë është ruse ; 3,36 % nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik ; 2,9 % kaukaziane ; 0,84 % aziatike ; 0,76 % hebrenj dhe pjesa tjetër përbën 4,02 %. Popullsia e Rusisë eshte pakësuar me 700,000 banorë çdo vit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Edhe megjithëse popullsia e Rusisë është ulur përgjatë këtyre viteve ajo e Moskës rritet çdo vit.
 
== Kushtet natyrore ==
Rreshti 231:
'''Pamje e përgjithshme'''
[[Skeda:Moscow-City2015.jpg|thumb|250px|Moscow-City]]
Moska është një qytet me një ekonomi mjaft të zhvilluar duke u renditur si një nga qytetet më të zhvilluara evropiane dhe më gjerë. Të ardhurat nga Moska përbëjnë 20 % te gjithë [[GDP]]-së së [[Rusia|Rusisë]] (8,44 trilion rubla në 2008 ose $ 459 miliard). Në vitin [[2008]] renditej si qyteti më i shtrenjtë në botë, ndërsa në vitin [[2009]] renditej si qyteti i tretë më i shtrenjtë në botë pas [[Tokio]]s dhe [[Osaka]]s, falë stabilitetit të [[Rubla|Rublës]] dhe rritjes së çmimeve të pronave brenda qytetit. Moska është gjithashtu qendra e shumë kompanive me kapital të huaj që operojnë në Rusi dhe ndërkombëtarisht. Për të pestin vit radhazi, Moska është vlerësuar si qyteti me hotelet më të shtrenjtë në botë. Dhomat luksoze në kryeqytetin rus variojnë nga 480 dollarë amerikanë deri në 550 dollarë në natë, 67 më shumë se në vitin 2008. Sido që të jetë, këtu suitat marramendëse kushtojnë 80 dollarë më shumë se në destinacionin e dytë më të shtrenjtë në botë, në [[Abu Dhabi]].
 
Në vitin 2008 Moska kishte 74 miliarderë, me një pasuri mesatare $ 5,9 bilion duke u renditur përpara [[New York]]-ut me 71 miliarderë. Megjithatë në vitin 2009 Moska kishte vetëm 27 miliarderë kundrejt 55 të [[New York]]-ut (Rusia humbi 52 miliarderë për shkak të recensionit). Kryesues i listës së vitit 2009 ishte [[Mikhail Prokhorov]] me $ 9,5 miliard dhe në vendin e dytë me $ 8,5 miliard gjendej [[Roman Abramovich]]. Kompania në pronësi të Prokhorov-it "ОНЭКСИМ" group zotëron asete të çmueshme në energjinë hidrogjenore, nanoteknologji, energji tradicionale, sektorin e metaleve të çmuara, ndërsa Abramovich, që pas shitjes së kompanisë së tij të naftës Sibneft tek gjiganti i gazit [[Gazprom]] në 2005, zotëron asete në industrinë e rëndë. Ai gjithashtu ka në pronësi edhe klubin e futbollit anglez Chelsea dhe një zonë në Hënë. Yelena Baturina mbetet ende gruaja më e pasur në Rusi, ajo është 45-vjeçe dhe është gruaja e dytë e kryebashkiakut Yuri Luzhkov. Në vitin 2008 i pari në këtë listë renditej Oleg Deripaska $ 28 me bilion, ndërsa sot ai renditet i dhjet-i me vetëm $ 3,5 bilion.
 
== Kultura ==
Rreshti 256:
Kremlini i Moskës është zemra e kryeqytetit rus. Rrugë kryesore të qytetit takohen në një pikë në Kremlin ose formojnë seri rrathësh të përqendruar rreth tij. Pallati i madh i Kremlinit dhe Pallati i Kongreseve janë vendet e zhvillimit të kongreseve të deputetëve të Rusisë.
 
Koleksionet e muzeve të Kremlinit janë të veçanta në llojin e tyre. Ato përmbajnë piktura të hershme ruse, ikona, fresko të shekujve të 12–17-të, karroca, slita dhe rroba ceremoniale kuajsh të shekujve të 16–19-të, tapete orientale dhe tapiceri evropiane perëndimore, artikuj nga argjendari ruse dhe evropiane, artikuj shtëpiakë, libra, porcelane, gurë të gdhendur dhe gjetje arkeologjike.
Muzetë me famë botërore të Moskës dhe galeritë me koleksionet e tyre janë disa nga më të mëdhenjtë e më të rëndësishmit në mbarë botën. Ekspozita të ndryshme arti shpalosin bashkë të renë me klasiken, ashtu siç bënin dikur në kohërat para-revolucionare dhe derivohen nga degë të ndryshme të artit, si piktura, fotografia dhe skulptura.