[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎Njësitë administrative: rregullim i sintaksës
No edit summary
Rreshti 54:
Rreth 896-ës në këtë pjesë hynë hunët (magjarët) të ardhur nga jugu i Uralit. Ardhja e tyre u bë nën udhëheqjen e Prijësit të Madh të tyre të quajtur [[Arpad]]. Sulmet shkatërruese të tyre në vendet fqinje në perëndim morën fund në vitin 955 pas fitores së Otos së Madh (Otto der Gosse, prirës i popujve gjerman) në një vend të quajtur fusha Leh (Lechfeld). Pas kësaj kohe që nga 975-ta ndër hunët fillon të depërtojë krishterimi i cili përmbyllë misionin e vetë me ardhjen e Stefanit të shenjtë që më 1001 mori titullin "[[apostol]]" i Mbretërit.
 
Në shekullin e XII në këtë pjesë fillon vendosja e gjermanëve (Siebenbeurger dhe Zips Sachsen). Gjatë vitit 1241 në pjesët e Hungarisë së sodit marshojnë mongolët. Pas shuarjes së familjes së Arpadit (Hause der Arpaden) më 1301 fronin mbretërorë e marrin familje nga shtëpi të ndryshme nga të cilët më i suksesëshmi ishte Matiasi i I-rë Korvinusi (Mathias I. Corvinus) që sundoi brenda viteve 1458-1490. Tjetri, i quajtur Jagilon Ludvig i II-ti (Jagiellon Ludwig II.), ra në betejë kundër osmanëve në Moaks (Mohács) më 1526. Me ramjen e tij, bie edhe pjesa më e madhe e Hungarisë së bashku me Budapestin nën zgjedhjen Osmane. Pjesa tjetër e mbetur e Hungarisë, pjesa perëndimore e Habsburgëve ([[Habsburger]]) bie dhe së bashku me Shtatëkështjellarën ([[Siebenbürgen]]) formonin një njësi të pa varur hungareze të llojit të principatës ([[Fürststenturm]]). Sundimi osmanë në Hungari edhe për kundër përpjekjeve qëndroi deri në luftën e fillua më 1683, luftë e cila me suksese të vogla ja arrin që më 1699 të dëbojë tërësisht osmanët nga Hungaria. Kjo periudhë ka hyrë në historinë e Hungarisë si [[Lufta Turke-Hungarez|lufta turke]]. Pas dëbimit të plotë, i tërë vendi bashkohet me tokat tjera të Austrisë së Habsburgëve, mirëpo në këtë bashkësi ishte faktorë edhe paria hungareze e cila mori vendin e vjetër dhe të drejtat e veçanta.
 
Gjatë shekullit XVIII në Banat vendosen shvabët (fis gjermanë) e Danubit. Po në këtë kohë fillon Lëvizja e fortë liberale dhe nacionale që e udhëhoqi L. Kosut (L. Kossuth) e cila u shtypë në Revolucionin e viteve 1848/49. Pas këtij revolucioni më 1867, ndërmerren disa reforma të veçanta kushtetuese, të cilat e ri-kthejnë ekzistencën e Hungarisë dhe i siguronin parisë hungareze sundimin në gjysmë pjesën lindore të mbretërisë Austrohungareze. Nga ky vit Hungaria fillon të ekzistojë si vend në një lloj bashkësie, bashkësi të cilën e udhëhiqte mbreti.
Rreshti 74:
== Njësitë administrative ==
{{Kryesor|Njësitë administrative të Hungarisë}}
Hungaria ka një sistem administrativ të përbërë nga 19 [[Njësitë administrative|njësi administrative]] mirëpo me integrimin e saj në [[Bashkimi Evropian|Bashkimin Evropian]], Hungaria ja ka përshtatur edhe strukturën administrative dhe tani ajo ka 7 regjione evropiane. Këtyre ju shtohet edhe një, ai i kryeqytetit [[Budapesti|Budapest]]. Kështu që tani (2006) janë krijuar 23 të ashtuquajturat vende urbane (org. ''megyei jogú város'') .
[[Skeda:Counties of Hungary 2006.png|290px|thumb|right|[[Njësitë administrative - Hungaria|Njësitë administrative në Hungari]]]]
{| border=0 align=center cellpadding=1 cellspacing=0 width=60% style="margin: 1 1 1em 1em; background: #f9f9f9; border: 1px #aaaaaa solid; border-collapse: collapse; font-size: 95%;"
Rreshti 124:
[[Skeda:Kekesteto1.JPG|right|thumb|250px|Kékes, 1014 m]]
{{Kryesor|Gjeografia e Hungarisë}}
Sipërfaqja e përgjithshme e Hungarisë është 93,030&nbsp;km030km<sup>2</sup>, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 00 '''V''', 20 00 '''L''' dhe 33,883&nbsp;km883km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 59,147&nbsp;km 147km<sup>2</sup> ujë.
 
Hungaria është një vend kontinental dhe ka një vijë kufitare 2,171&nbsp;km të gjatë.
Rreshti 130:
Klima e Hungarisë është klimë kontinentale me dimër të ftohtë dhe verë me mot të ngrohtë deri të nxehtë.
 
Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët dhe përgjatë kufirit me Sllovakinë janë disa bjeshkë dhe male të ulëta. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit [[Tisa]] (''[[Gjuha Angleze|ang]].: Tisza'') ( 78m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,014 metrave në vendin e quajtur Kékes rreth 50&nbsp;km në veriperëndim të [[Budapesti]]t.
 
Përpos Danubit, lumë i madh është edhe [[Tisa]] që ka rrjedhje paralele me Danubin si dhe Drava. Liqeni më i njohur është liqeni i Ballatonit.
Rreshti 138:
Që nga viti 1990 u bë gradualisht privatizimi i sektorit shtetëror të [[Ekonomia|ekonomisë]], i cili morri zhvillim më të vrullshëm menjëherë pas [[Lufta e Dytë Botërore|luftës së dytë botërore]]. Kjo u arrit me kolektivizimin e gati tërë pronësisë private, duke e kthyer atë në pasuri shtetërore. Sektori i [[Bujqësia|bujqësisë]] në Hungari ka një përhapje të gjerë. Kudo në vend gjenden toka të punuara e fusha të begata me shumëllojshmëri dhe prodhimtari të lartë. Gjithashtu dallohet veçanërisht dhe sektori i [[Blegtoria|blegtorisë]]. Nxjerrja e [[qymyri i gurit|qymyrit të gurit]], koksit, boksitit si dhe e [[Nafta|naftës]] dhe [[Gazi natyror|gazit natyror]] janë faktorë të rëndësishëm të ekonomisë hungareze. [[Industria]], zhvillimi i të cilës ka filluar që nga viti 1945 është zgjeruar shumë, ku mbi të gjitha prioritet të veçantë kanë marrë industria e maqinerive, ajo e [[Metali|metaleve]] si dhe ajo [[Kimia|kimike]].
 
[[Eksporti]] i Hungarisë dallohet për eksportin e makinave, lëndës së parë, produkteve ushqimore tek partnerët kryesorë si Gjermania, Austria., Rusia, Republika Çeke, ajo Sllovake si dhe Polonia e Italia. Në kryeqytetin e vendit në Budapest gjendet [[porti]] lumor dhe [[Aeroporti Budapest Ferihegy|aeroporti ndërkombëtar]] Ferihegy. Hungaria është e njohur për prodhimin e makinave bujqësore dhe transportuese. [[Komunikacioni]] automobilistik, hekurudhor dhe ai lumor kanë një zhvillim të gjerë. Pavarsisht prodhimit vendas, Hungaria [[Importi|importon]] sasira të konsiderueshme të naftës, gazit natyror, qymyrgurit dhe xehrorëve të [[hekuri]]t, kurse eksoporton [[makina|maqineri]] bujqësore, automobilë, [[lokomotiva]] e vagonë, prodhime të industrisë ushqimore etj.
 
== Demografia ==
Rreshti 145:
 
==Kultura==
Kultura e Hungaris është e hershme, Hungaria ka kultur te vendeve aziatik qe poashtu e ka prejardhjen.
 
== Të tjera ==