Gavril Dara i Riu: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 16:
''' Gavril Dara i Riu ''' lindi më [[1826]] në [[Pallaci]] të [[Sicilia|Sicilisë]] në një familje të trashëguar bujarësh [[shqiptarë]], që kishin kaluar përtej [[Adriatik]]ut pas vdekjes së [[Skënderbeu]]t. Po kështu Dara i Riu bëhet poeti trashëgimtar, pra brezi i tretë i një familjeje me kulturë kombëtare, ku kishin bërë emër gjyshi i tij Gavril Dara Plaku, dhe i ati Andrea, veçanërisht në mbledhjen e folklorit [[arbëresh]]. Kjo trashëgimi kulturore familjare, ashtu dhe talenti i tij do të përbëjnë shtratin krijues që prodhoi poezinë e tij të madhe.
 
Dara mbaroi seminarin shqiptar të Palermos dhe kreu studimet për drejtësi dhe punoi si avokat. Si njeri i zoti në fjalë e në veprime, mori pozita administrative në disa qytete. Botoi një fletore letrare me emër ''Paligenesi'', që merrej me letërsi italiane. Në [[Romë]], në vitet [[1871]]-[[1874]], drejtoi të përkohshmen ''La riforma''. Fundin e jetës e kaloi në qytetin Xhirxhenti, në të cilin vdiq më [[188518833]].
Dara u mor me drejtësi, gazetari e [[poezi]], duke pasur interes të veçantë për [[filozofi]] e [[Arkeologjia|arkeologji]]. Ai u mor me jetën e me kulturën italiane. Po si trashëgimtar i brezave të kulturuar të familjes, ai u mor me folklor dhe letërsi shqipe. Veprat i mbetën në dorëshkrim. Në dorëshkrim mbeti edhe kryevepra ''[[Kënga e sprasme e Balës]]'', që u botua e plotë më [[1906]] në Katancaro. Më parë [[Zef Skiroi]] kishte nisur botimin e poemës më [[1887]], mirëpo një botim në vazhdime u bë në ''La Nazione Albanese'' gjatë viteve [[1900]]-[[1902]]. Dara kishte shkruar edhe ''Alcune Poesie'' ([[1848]]) dhe ''I nostri mali'' ([[1870]]).