[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etimologjia e Italisë
No edit summary
Rreshti 18:
 
== Etimologjia ==
Propozimet e etimologjisë së fjalës 'Italia' janë të shumta. Sipas një propozim më e njohur, fjala ''Italia'', nga latinishtja ''Italia'', ishte i huazuar nga greqishtja prej gjuhës Oscane ''Víteliú'', që do të thotë '"toka e gjedhëve të reja'".
 
Fillimisht emri ''Italia'' u përdorë vetëm për Italinë jugore. Grekët gradualisht filluan të përdorin këtë emër për një rajon më të madh, por ishte gjat mbretërimit e Augustit (në latinisht ''Imperator Gaius Julius Caesar Augustus'', që konsiderohet si perandori i parë i Perandorisë Romake) që emri ''Italia'' u përdorë për gadishullin italian komplet, deri te Alpet.
Rreshti 24:
== Gjeografia ==
{{Kryesor|Gjeografia e Italisë}}
Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km230km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42° 50' '''V''', 12° 50' '''L''' dhe 294,020 km020km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7.210 km210km² ujë.
 
Vija bregdetare e Italisë është 7,600 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1.932,2 km i gjatë.
Rreshti 30:
[[Klima]] e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.
 
Pjesa më e madhe e [[relievi]]t është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ultësira e Lombardisë ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0 m0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,749 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë ([[Gjuha frënge|fr.]]: ''Mont Blanc'').
 
== Historia ==
Rreshti 38:
{{Kryesor|Njësitë administrative në Itali}}
[[Skeda:Regioni of Italy with official names.png|right|300px|Njësitë administrative në Itali]]
Italia ka 20 rajone (të quajtura "regioni", njëjës : "regione"). Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa të drejta veprimi në legjislacion dhe çështje tjera specifike. Të gjitha rajonet, Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura "provinca".
 
''Njësitë me status autonomie janë të shënuara me shenjën *''.
Rreshti 69:
[[Skeda:IMG 4468 - Milano - La Borsa - Dettaglio - Foto di Giovanni Dall'Orto - 20 jan 2007.jpg|thumb|right|200px|Piazza Affari në [[Milano]]]]
{{Kryesor|Ekonomia e Italisë}}
Për nga vëllimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industrializuara te botës dhe e katërta ne Evropë.
Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.
 
Në truallin e Italisë lind [[Perandoria Romake]], e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.
 
Italia hyn në kategorinë e shteteve të [[Evropë]]s në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i [[Shekulli XIX|shekullit XIX]]. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mund të ofronte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.
 
Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit [[1950]]. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i [[ShBA]]-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar, e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti [[1959]] për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar karakterizohet si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.
 
Në vitin [[1951]] kanë qenë të inkuadruar 4,2 milionë e në vitin [[1972]] ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë : industria e gomave “Pireli", e automobilave "[[Fiat]]", e tekstilit "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit. Në këtë aspekt çdo qeveri italiane e ardhur në fuqi ka si prioritet zbutjen e këtij niveli ndermjet veriut dhe jugut duke shpalosur politika ekonomike e frymë investuese për jugun. Sot Italia bën pjesë ne ato shtete qe ka një raport te mire përsa i përket eksporteve ku me kryesoret përmendim prodhimet industriale si ato te makinave, prodhimet ushqimore, apo dhe ato të tekstileve. Në lënde të para si minerale apo naftë është deficitare.
 
Qysh prej 1 janarit te vitit 2002 Italia është bërë pjesë e eurozonës, pra bën pjesë ne ato shtete evropiane që përdor euron si monedhë. Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjate me monedhën e para 2002 liretën qe herë pas herë ishte bërë pre e spekulimeve te shumta duke krijuar dhe uljen e vlerës së saj.
Rreshti 96:
Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km²). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Triestës, Shqiptarë ([[arbëreshët]]) në [[Kalabria|Kalabri]] dhe [[Sicilia|Siçili]] etj.
 
Në Itali besimi me i madh është Katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë por ka edhe konfesione tjera te vogla te cilat janë kryesisht te ardhura nga emigrantet e jashtëm .
 
== Kultura ==
Rreshti 104:
=== Arti ===
[[Skeda:Portrait de Dante.jpg|thumb|right|upright|Piktura e [[Dante Alighieri]]]]
Piktura Italiane karakterizohet me ngjyra të ngrohta dhe dritë, siç dëshmojnë punimet e [[Caravaggio]]s dhe [[Titian]]it, dhe preokupim me figura fetare. Piktura Italiane ka dominuar në [[Evropa|Evropë]] për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë [[Michelangelo]], [[Leonardo da Vinci]], [[Donatello]], [[Botticelli]], [[Fra Angelico]], [[Tintoretto]], [[Caravaggio]], [[Bernini]], [[Titian]] dhe [[Raphael]]. Pastaj Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek çështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në [[Evropa|Evropë]].
 
=== Letërsia ===
Me bazat e [[Gjuha Italiane|gjuhës Italiane]] mederne të themeluara nga poeti [[Dante Alighieri]], vepra më e madhe e të cilit, [[Divina Commedia]], konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në [[Evropa|Evropë]] gjatë kohës së [[Mesjeta|Mesjetës]] ; shkrimtarët dhe poetët [[Giovanni Boccaccio]], [[Giacomo Leopardi]], [[Alessandro Manzoni]], [[Torquato Tasso]], [[Ludovico Ariosto]], dhe [[Francesco Petrarca|Petrarch]]. Filozofë të rëndësishëm përfshihen [[Giordano Bruno]], [[Marsilio Ficino]], [[Niccolò Machiavelli]], dhe [[Giambattista Vico]]. Figura letrare moderne janë : poeti nacionalist [[Giosuè Carducci]] më 1906, shkrimtari realist [[Grazia Deledda]] më 1926, autor i teatrit modern [[Luigi Pirandello]] më 1936, poetët [[Salvatore Quasimodo]] më 1959 dhe [[Eugenio Montale]] më 1975, autori teatral [[Dario Fo]] më 1997 etj.<ref>{{cite web|url=http://nobelprize.org/nobel_prizes/literature/laureates/|title=All Nobel Laureates in Literature}}</ref>
 
=== Pakicave ===
Rreshti 117:
== Lidhje të jashtme ==
{{Commonskat|Italy|Italia}}
* [http://www.quirinale.it/ Presidenza della Repubblica] - (Presidenca)
* [http://www.parlamento.it/ Parlamento] - (Parlamenti)
* [http://www.italia.gov.it/ Italia.gov.it] (- Qeveria)
* [http://www.esteri.gov.it/eng/ Ministero Degli Affari Esteri]( - Ministria e Punëve të Jashtme)
* [http://www.big-italy-map.co.uk Harta] (- Harta)
* [http://www.italy-weather-and-maps.com/ Harta dhe Moti]( - Harta dhe Moti)
* [http://www.freeworldmaps.net/europe/italy/map.html Harta]