[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 55:
Emri Switzer (shqip: ''Zvicër'') vjen nga dialekti gjerman alemanik Schwiizer, në origjinë një banor i Schwyz-it dhe territorin të lidhur me të, një nga kantonet Waldstätten që formuan bërthamën e Konfederatës së Vjetër Zvicerane. Emri rrjedh si një eksonym, i aplikuar për trupat e Konfederatës. Zviceranët filluan ta përshtatin emrin për veten e tyre pas Luftës Svabiane të vitit 1499, e përdorur së bashku me termin për "Konfedratën", ''Eidgenossen'' (fjalë për fjalë: shokë të betuar), e përdorur që nga shekulli i 14-të.
 
Emri latin ''Confoederatio Helvetica'' u neologjizua dhe u fut gradualisht pas formimit të shtetit federal në 1848, duke u paraqitur në monedha që prej 1879,i i gdhendur në Pallatin Federal në 1902 dhe pas 1948 u përdorur në vulën zyrtare. Ky rrjedh nga emri i Helvetive, një fis gal që jetonte në pllajën zvicerane para epokës romake. Helvetia shfaqet si një personifikim kombëtar i Konfederatës Zvicerane në shekullin e 17, me një dramë të vitit 1672 nga Johann Caspar Weissenbach.
 
== Historia ==
Rreshti 64:
Në vitin 58 p. e. s. fisi keltik i [[Helvetikët|helvetikëve]] u sundua nga [[Jul Çezari]] në pjesën qendrore dhe perëndimore të Zvicrës dhe iu bashkangjit [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]], në vitin 15 p. e. s. u përhap perandoria edhe në pjesët lindore dhe alpine të fisit të retëve . Pas ikjes së romakëve në fillim të shekullit V, Zvicra mund të ndahej në katër rajone:
 
* pjesët anësore jugore alpine, që nga viti 568 i përkisnin hapësirës [[Lombardia|lombarde]];
* hapësira rete (identike me ipeshkvinë e [[Chur]]it);
* rajoni i pllajës nga liqeni i Bodenit deri në rrethin e lumit Aare si pjesë e [[Alemanët|Dukatit së Alemanisë]];
* pjesa perëndimore që i perkiste [[Mbretëria e Burgundit|Mbretërisë së Burgundit]].
 
=== Mesjeta ===
Rreshti 78:
Në betejën në [[Morgarten]] në 15 Nëntor të vitit 1315, Zvicra mundi armatën e [[Monarkia e Habsburgëve|Habsburgut]] dhe siguroi pavarësinë si Konfederata Zvicerane. Habsburgët i humbën deri në shekullin XV posedimet e tyre në Zvicër.
 
Në vitin 1353, tre kantonëve të para iu bashkangjitën kantoni i [[Kantoni Glarus|Glarusit]] dhe [[Kantoni Zug|Zugit]] dhe qytetet shtete [[Lucerni]], [[Zyrihu]] dhe [[Berna]] duke formuar "Tetë Vendet e Vjetra" . Dhe më vonë në vitin 1481, [[Frajburgu]] dhe [[Solloturni]] u bënë pjesë të konfederatës. Me anëtarësimin e [[Shafhauzeni]]t, [[Baseli]]t dhe Appenzellit u riemërua Konfederata në "Trembëdhjetë Vendet e Vjetra" .
 
[[Flamuri i Zvicrës|Flamuri aktual i Zvicrës]] në mesjetë qe në përdorim afërsisht që nga viti 1500. Dhe poashtu në atë kohë banorët të asaj konfederate u quajtën për herë të parë Zvicerian - një emër që fillimisht u përdor vetëm për banuesit të [[Schwyz]]it në Zvicrën qendrore.
Rreshti 86:
Reformimi protestant në shekullin XVI e ndau Zvicrën në aspektion fetar. Një pjesë e kantonëve me udhëheqjen e Zyrihut dhe me priftin e tij [[Huldrych Zwingli]] e kryej përtëritjen kishe, ndërsa kantonet në qendër të Zvicrës mbetën katolike.
 
Poashtu në atë shekull [[Kantoni Bern]] e sundoi vendin në brigjet e [[Liqeni i Gjenevës|liqenit të Gjenevës]] . Por ky qe zgjerimi i fundit i madh i Zvicrës. Deri në vitin 1798, kufijtë e vendit nuk ndryshuan shumë.
 
Pas [[Lufta Tridhjetëvjeçare|Luftës Tridhjetëvjeçare]] dhe [[Paqja Vestfale|Paqes Vestfale]] në vitin 1648, Zvicra mund të shkëputej përfundimisht dhe faktikisht nga Perandoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman dhe u bë konfederatë e pavarur brenda botës shtetërore të Evropës.
Rreshti 110:
Pozita qendrore e Zvicrës, e vendosur në rrugët e rëndësishme ndërkombëtare, periudha e gjatë e neutralitetit të saj, peizazhet e natyrës së Alpeve, luginat e thella të lumenjve, zona e përshtatshme e pllajës e kanë bërë që ajo të jetë atraktive dhe shumë tërheqëse në suaza botërore. Nuk është e rastësishme vendosja e shumë organizatave ndërkombëtare pikërisht në Zvicër. [[Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe|Organizata Ndërkombëtare E Kryqit të Kuq]] në [[Lozana|Lozanë]], [[Unioni Botëror i Postave|Unioni Botërorë i Postave]] në [[Berna|Bernë]], [[Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe e Punës]] në [[Gjeneva|Gjenevë]], bankat ndërkombëtare në [[Basel]] etj. janë vetëm disa nga funksionet që ajo kryen në suaza botërore.
 
Gjeografia e Zvicrës përfshin një larmi të madhe peizazhes dhe klimash në një zonë të kufizuar prej 41,285 kilometra katrorë, e cila shtrihet në të gjithë anën veriore dhe jugore të alpeve. Popullsia është rreth 8.1 milionë, gjë e cila rezulton në një [[Dendësia e popullsisë|dendësi popullsie]] mesatare rreth 195 njerëz për kilometër katror. Pjesa malore jugore e vendit është shumë më pak e populluar se gjysma veriore. Zvicra përmban tri zona kryesore topografike: alpet në jug, [[Pllaja zvicerane|mesfushën qëndrore]] dhe malet [[Jura]] në veri. Alpet janë male të cilat shtrihen përgjatë pjesës jug-qëndrore të vendit, që përbën rreth 60 % të sipërfaqes totale të vendit. Ndër luginat e larta të alpeve zvicerane gjenden shumë [[akullnaja]], që arrijnë një sipërfaqe prej 1063 kilometra katrorë. Nga këto burojnë burimet e disa lumenjve të mëdhenj, të tilla si [[Rhein]], [[Aare]], [[Reuss]], [[Lumi Inn|Inn]], [[Lumi Tiçino|Ticino]] dhe [[Rhone]], të cilat rrjedhin në katër drejtimet kryesore në të gjithë [[Evropa|Evropën]]. Rrjeti hidrografik përfshin disa nga liqenet më të mëdha të ujërave të ëmbla në [[Evropa Perëndimore|Evropën Perëndimore]], ndër të cilat janë të përfshira [[liqeni i Gjenevës]], [[liqeni i Bodenit]] dhe [[Liqeni Magjore]]. Zvicra ka më shumë se 1500 liqene, dhe përmban 6 % të Evropës në ujë të freskët. Liqenet dhe akullnajat mbulojnë rreth 6 % e territorit kombëtar.
 
== Demografia ==
{{Kryesor|Demografia e Zvicrës}}
Numri i popullsisë së tashme është 8.1 milionë banorë nga të cilët 24 % janë të huaj. Një pjesë e madhe të "të huajve" e përbëjnë edhe [[Shqiptarët në Zvicër|shqiptarët]]. Jeta mesetare e njeriut është 84.7 vjet për femra dhe 80.3 vjet për meshkuj (viti 2011). Gjuhët zyrtare janë gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja dhe gjuha romançe. [[Kisha Katolike|Katolikët]] e përbëjnë 38.2 % të popullsisë, [[Protestantizmi|protestantët]] 26.9 % dhe 21.4 % janë jo-fetarë (viti 2012).
 
== Politika ==
{{Kryesor|Sistemi shtetror në Zvicër}}
[[Skeda:Berne (3678723419).jpg|parapamje|[[Bundeshaus]]i në [[Berna|Bernë]] është selia e qeverisë dhe parlamentit zvicerian]]
Sipas legjendës bashkësia e tillë zvicerane është krijuar më [[1 gusht]] [[1291]]. Për këtë shkak [[1 gusht]]i është ditë kombëtare (dita e pavarësisë) e Zvicrës.
 
Në politikën e jashtme Zvicra ndjekë rrugën e politikës neutrale dhe për këtë merret edhe si shtet "neutral". Në Kongresin e [[Vjenë]]s më [[1815]], i garantohet neutraliteti i përhershëm. Është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ([[OKB]]), [[Këshilli Evropian|Këshillit Evropian]], [[EFTA]]-së, [[WTO]]-së, por jo edhe anëtare e Bashkësisë së Evropës ([[Bashkimi Evropian|BE]]).
 
Inicialet e shtetit janë : "CH", që nënkuptojnë shkronjat e para të emrit latinisht Confœderatio Helvetica.
 
== Njësitë territoriale ==
Rreshti 163:
| style="border-right:0;"| [[Figura:Wappen Neuenburg matt.svg|14px]] || style="border-left:0;"| [[Kantoni Neuchâtel|Njushatëll]] || [[Neuchâtel]] || style="border-right:0;"| [[Figura:Wappen Zürich matt.svg|14px]] || style="border-left:0;"| [[Kantoni Zürich|Zyrih]] || [[Zyrih]]
|}
<nowiki>*</nowiki><small>Këto kantone njihen si gjysmë-kantone dhe përfaqësohen vetëm me një këshilltar (jo dy këshilltarë) në Këshillin e Shteteve Zvicerane]].</small>
 
Kantonet kanë një status të përhershëm kushtetues dhe në krahasim me situatën në vendet e tjera, një shkallë të lartë pavarësie. Sipas Kushtetutës Federative, të gjitha 26 kantonet janë të barabartë në status. Secili kanton ka Kushtetutën e tij dhe parlamentin, qeverinë dhe gjykatat e tij. Megjithatë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme midis kantoneve të veçanta, veçanërisht në aspektin e popullsisë dhe zonës gjeografike. Popullsitë e tyre ndryshojnë midis 15.000 (Appenzell Innerrhoden) dhe 1.253.500 (Zyrih), dhe sipërfaqet e tyre midis 37 km237km2 (Basel-Stadt) dhe 7.105 km2105km2 (Graubünden). Kantonet përfshijnë një total prej 2485 komunat. Brenda Zvicrës ka dy enklava: Büsingen që i takon Gjermanisë, Campione d'Italia që i takon Italisë.
 
== Ekonomia ==
{{Kryesor|Ekonomia e Zvicrës}}
Zvicra ballafaqohet me shumë probleme, në radhë të parë me mungesën e lëndëve të para për industri, me kushte jo të favorshme natyrore në të cilin relievi malor përfshin 2/3 e sipërfaqes së shtetit me klimë të ashpër dhe me dendësi të vogël të popullsisë, sidomos në kompleksin malor të Alpeve. Edhe pse Zvicra ka kushte të kufizuara të zhvillimit ekonomik, ajo për të ardhurat nacionale të përgjithshme për kokë të banorit, me 44.350 dollarë, është pas Luksemburgut në vendin e dytë në botë. Është befasuese fakti se si ka arritur një zhvillim të tillë në një ambient jo aq të volitshëm. Pa dyshim, faktorët shoqërorë janë ata më esencialë të cilët kanë ndikuar në transformimin e rrethit gjeografik. Nëpërmjet kuadrit kualifikues të punëtorëve Zvicra ka mundur të zhvilloi industrinë precize që nuk ka pretendime të mëdha në lëndët e para. Me ndërtimin e rrugëve, tuneleve, urave, hoteleve, vendet për pushime rekreacion, çdo pjesë e saj, pa marrë parasysh lartësinë, mund të vizitohet.
 
Turizmi dhe roli transit i saj janë dy shtylla të rëndësishme të ekonomisë. Intensifikimi i ka gjetur mbështetje në potencialin energjetik të shfrytëzuar prej lumenjve. Mirëpo, për një zhvillim kontinuel të ekonomisë pa dyshim ka influencuar statusi i saj neutral prej vitit [[1815]]. E kursyer prej shkatërrimeve të dy luftërave botërore, papasur për pasojë fuqinë tërheqëse të kapitalit të jashtëm, i cili ka kërkuar siguri në investimet e veta.
 
Bazën ekonomike e bën industria e cila karakterizohet për konceptimin e kapitalit sipas degëve. Kështu, në industrinë e aluminit është monopoli Alusisse, në industrinë e makinave – Orlikon, në industrinë ë orëve –Longine– Longine dhe Omega, etj. Vlera e prodhimtarisë industriale është dyfishuar në periudhën e fundit, sidomos zhvillim më intensiv kanë shënuar industria kimike, e makinerisë, e orëve dhe elektronika.
 
== Lidhje të jashtme ==