[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Shtova permbajtje
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Basil II''' ([[Gjuha greke|Greqisht]]: Βασίλειος Β΄, Basileios II; 958 – 15 Dhjetorë 1025) ishte një [[Perandoria Bizantine|perandorë i Bizantit]] nga dinastia e Makedonëve i cili sundoi nga 10 Janari 976 deri më 15 Dhjetorë 1025. Ishte i biri i Romanusit II. Në kohën e vetë ishte i njohur si Basil Porphyrogenituesi dhe si Basili i Riu, për të veçuar atë nga Basili I Makedoni.
 
Vitet e para të regjimit të tij ishin të dominuar nga luftërat civile kundër gjeneralëve të fuqishëm të aristokracisë Anadolliane. Pas nënshtrimit të tyre Basili filloi të stabilizonte dhe të zgjeronte kufiret lindore, kurse në perëndim ishte i fokusuar veçanërisht në nënshtrimin e [[Bullgarët|Bullgarëve]], armiqtë më të mëdhenjë të Perandorisë. Për luften e tij ndaj Bullgarëve u bë i njohur edhe si "Vrasësi i Bullgarëve" (Greqisht: Βουλγαροκτόνος, Boulgaroktonos). Pak para vdekjes së tij Bizanti kishte një shtrirje prej Italisë së Jugut gjerë në [[Kaukazi (regjion)|Kaukaz]], dhe prej Danubit[[Danubi]]t deri te kufijtë e [[Palestina|Palestinës]]; s'kishte pasur zgjerim më të madh territorial Perandoria që prej katër shekujve.
 
Pavarësisht prej luftës konstante që mbretëronte asokohe Basili e tregoi vetën si administrues i shkëlqyeshëm, duke zvogëluar fuqinë e familjeve të mëdha që ishin pronarë të tokave të shumta të cilët dominonin administratën dhe ushtrinë e perandorisë. Një tjetër lëvizje e tij e cila do të ishte me rëndësi afatëgjate ishte Martesa e motrës së tij Anës me Vladimir I të Kievit, në ndërrim me mbështetje ushtarake, e cila rezultoi me konvertimin e Rusëve në fenë e krishterë dhe inkorporimin e tyre në traditën kulturore dhe religjioze.
 
Line 24 ⟶ 26:
Një tjetër synim i Basili ishte edhe kthimi i tokave të dikurshme Bizantine. Në fillim të mijëvjeçarit të dytë ai filloi luftën me kundërshtarin e tij kryesorë, Samuelin e Bullgarisë. Bullgaria ishte nënshtruar pjesërisht nga John I Tzimisces pas invasionit të Svyatoslav I të Kievit, por pjesë të vendit kishin mbetur jashtë kontrollës së Bizantit nën kontrollën e Samuelit dhe vëllezërve të tij.
Meqenëse bullgarët ishin duke shkatërruar e plaçkitur tokat Bizantine që nga viti 976, qeveria Bizantine deshi të shkaktoj përçarje ndërmjet tyre, dhe për të arritur këtë ata lejuan ikjen e Boris II të Bullgarisë nga burgjet e tyre. Kjo dredhi dështoi, kështu që Basili përdori një pushim nga konflikti i tij me fisnikërinë dhe drejtoi një ushtri prej 30,000 burrave që të rrethojnë Sofinë më 986. I shqetësuar ndaj lojalitetit të disa guvernatorëve të tij, Basili ndërpreu rrethimin dhe marshoi prapa në Thraki, ku ra në një pritë dhe pësoi një disfatë serioze në betejën te portat e Trajanit.Pas vdekjes se tij perandoria Bizantine u shperbe brenda gjysme shekulli.
 
[[Kategoria:Perandoria Bizantine]]