Kalaja e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
vNo edit summary |
Liridon (diskuto | kontribute) v clean up, zëvendësova: | përcaktimi1_numri = 00 → | përcaktimi1_numri =, përmirësime tipografike: përcjellur → ppërcjellë duke përdorur AWB |
||
Rreshti 18:
| përcaktimi1_offname = Monument
| përcaktimi1_data =Nr.v.E.K. 858/49
| përcaktimi1_numri =
| përcaktimi1_lloji = Nën mbrojtje të përhershme
}}
[[Skeda:Kulla e Vjetër, Vushtrri - 4.jpg|parapamje|250px|Kulla e Kalasë]]
'''Kalaja e Vjetër në Vushtrri''' <ref>[http://kk.rks-gov.net/vushtrri/City-guide/Culture/Monumentet.aspx Vushtrria dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, Komuna e Vushtrrisë,] 8.07.2016</ref> është njëri ndër monumentet më të vjetra të trashëgimisë kulturore në qytetin e [[Vushtrria|Vushtrrisë]].<ref>Grup autorësh:Vushtrria-Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal, Vushtrri, 2003, fq. 472 - 473</ref>
==Historiku==
Kalaja ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Kalaja në burimet historike përmendet si Kala e Vjetër. Kjo nënkupton se Kalaja vertetë është e lashtë. Gjatë historisë Kalaja përmendet nga kronikët dhe gjeografët e ndryshëm. Evlia Çelebiu në shekullin e XVII e përmend Vushtrrinë dhe thotë së më 1389 (792 h) Sulltan Murati I (Gazi Hudavendingar), pas pushtimit e shkatërroi Kalanë. E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot.
Në vitin 1455 me depërtimin e ushtrisë Osmane në Vushtrri, kalaja kalon në duart e Fatih Sulltan Mehmedit. Sipas Shabanoviqit (1973) gjatë pushtimit Osman, Kalaja pësoj dëmtime dhe më pas me pushtimin e qytetit, ushtria Osmane e rinderton për nevojat e ushtrisë. Për shkak të pozitës strategjike, në kohën kur është ndërtuar si dhe në kohën e osmanëve Kalaja është përdorur për nevoja të ushtrisë. Në vitin 1918 dhe deri më 1922, kalaja është përdorur si burg. Gjatë viteve 1935-1944 ndërtesa është shfrytëzuar nga Shaban Mulla Gërguri, si torishtë. Me hyrjen e partizanëve dhe më vonë, kalaja është përdorur si depo për mbeturinat e luftës. Në vitet 1955-1960 është vënë rrjeta e volejbollit për stërvitje. Në vitet 1955-1958 kalaja shfrytëzohej si kinema dhe restorant. Ana jugore e kalasë, ku ishte edhe kabina për kino-projektor, ka qenë e mbuluar me çati, ndërsa në murin e jashtëm të kullës shihen edhe sot pjesët metalike ku janë vendosur perdet për shfaqjen e filmave verorë. Kalaja u përdor nga qytetarët deri në vitin 1962. Në kohën e komunizmit, rreth viteve të 70-ta është bërë një intervenim emergjent në kala, në murin jugor kah ana e çarshisë dhe rrugës kryesore për ti mbrojtur kalimtarët nga gurët. (Buçinca, 2012) .<ref name="DTK">[http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8708 Kështjella "Kalaja" Kulla e Vjetër (Vushtrri) - Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës] 4.07.2016</ref>
==Përshkrimi==
Sistemi fortifikues i Kalasë ka planimetri drejtkëndëshi. Përbehet nga dy pjesë, kullës dykatëshe ne lindje dhe mureve rrethuese ne perëndim. Muret rrethuese te Kalasë mbështeten ne skajet e mureve anësore te Kullës duke e lëne pjesën më të madhe të Kullës jashtë mureve rrethuese. Kulla me bazë katrori përbehej nga dy etazhe, mbi te cilat është ndërtuar platoja për mbrojtje me dhëmbë të gjerë prej gurëve. Lidhje mes kateve behej përmes shkallëve te drurit nga ana jugore. Kalaja ka pasur dy hyrje, një qendrore për karroca e cila me gjasë ndodhej ne mes te murit rrethues në anën jugore, e cila edhe sot gjendet po aty, ndërsa hyrja për këmbësor e cila gjendet ne skajin lindor te murrit rrethues, ne vendtakimin e murit rrethues me kullën. Kalaja është ndërtuar nga gurët ranor dhe lumor të lidhur me llaç gëlqeror. Përveç rrënojave të bedeneve mbrojtëse ne gjendje te mjerueshme është edhe kulla dy katëshe.<ref name="DTK"
==Shih edhe==
* [[Ura e Gurit (Vushtrri)]]
|