Xhamia e Plumbit, Shkodër: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 3:
[[Skeda:Xhamia e Plumbit.jpg|250px|thumb|Xhamia e Plumbit në pamje ajrore]]
[[Skeda:Xhami Pellumb.jpg|250px|thumb|Xhamia e Plumbit]]
'''Xhamia e Plumbit''' ose '''Xhamia Mehmed Pashë Bushatlli''' është një [[Lista e objekte fetare në Shqipëri që janë monumente kulture|monument kulture]] i kategorisë së parë në [[Shkodër]]. Ndër veprat e shumta të ndërtuara në Shkodër nga trashëgimtarët e njëpasnjëshëm e sundimtarë të mëdhenj siç ishin Bushatllinjtë, është dhe Xhamia e Plumbit, e cila njeh si vit të ndërtimit të saj vitin 1773. Kjo vërtetohet edhe me shqipërimin e shkrimit të gdhendur në pllakën e vendosur mbi derën kryesore të kësaj xhamie, ku thuhet:''"Viti 1187 Hixhri është data e ndërtimit të xhamisë së madhërishme prej Mehmet Pashës, zot i bamirësive."'' Dhe më poshtë: ''"Viti 1280 është data e riparimit të xhamisë prej kujdestarit të saj Mahmut Berberi"''. Respektivisht, këto dy data të kalendarit islamik, përkojnë me vitet 1773 dhe 1863.
 
Ajo çka është për t'u shënuar mbi jetën e kësaj xhamie, krahas asaj se ky institucion i rrallë kulti tipik i stilit turko-arab është tregues i një stadi të lartë mirëqënieje të lagjes së vjetër Tabake në gjysmën e dytë të shekullit të 18 dhe gjatë shekullit të kaluar, është historia e dhimbshme e kubeve prej plumbi, të cilat, më se një herë u bënë objekte vjedhjesh e grabitjesh.