Kryqi i Kuq Shqiptar: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Visi90 (diskuto | kontribute) Rejected the last text change (by 46.252.38.71) and restored revision 1336109 by Roboti Tung |
v Rregullime te vogla |
||
Rreshti 3:
===Vitet 1920-1969===
Viti [[1920]] - Veprimtaria e parë e Kryqit të Kuq në [[Shqipëri]].
▲Viti [[1920]] - Veprimtaria e parë e Kryqit të Kuq në [[Shqipëri]]. Shpërndahen ndihma të Kryqit të Kuq Amerikan nga prapavija e ushtrisë shqiptare të asaj kohe.
Viti [[1921]] - Krijohet Shoqata e Kryqit te Kuq Shqiptar.
Viti [[1922]] - Aprovohet Statuti i KKSH.
Viti [[1923]] - KKSH njihet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Viti [[1926]]- Krijohet Këshilli Kombëtar i Kryqit të Kuq Shqiptar.
Viti [[1927]] - Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Francez hapet Këshillimorja dhe pikat e shpërndarjes së qumështit për fëmijët e kequshqyer.
Vitet [[1939]] - [[1944]] - Gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]], krahas veprimtarive të tjera, veprimtaritë kryesore të Kryqit të Kuq Shqiptar ishin krijimi i një spitali fushor në frontin e luftës italo-greke, hapja e një Zyre Kërkimi dhe ndihma për popullsinë e zhvendosur për pasojë të frontit të luftës italo-greke.
Line 21 ⟶ 19:
Ndërkohë, filloi interesimi për pleqtë e vetmuar dhe pa përkrahje, të cilët u vendosën nëpër azilet që u hapën në disa qytete kryesore të vendit.
Viti [[1946]] - U ngritën kurset e ndihmës së shpejtë në qendrat e punës dhe kantieret e ndërtimit.
Viti [[1947]] - U hap një çerdhe me 20 shtretër për të lehtësuar sadopak punën e grave, ndërkohë që hapet një azil pleqsh në Shkodër, një çerdhe në [[Korçë]], si dhe pesë shtëpi fëmijësh jetimë me një kapacitet prej 750 vendesh.
Vitet [[1950]] - [[1969]] - Pak nga pak Kryqi i Kuq Shqiptar filloi të vihet nën influencën e shoqatave me të njëjtin emër të vendeve të lindjes, duke humbur shumë nga veprimtaritë e mirëfillta të traditës, për t'u kthyer në një shoqatë propagandistike thjesht shëndetësore, plotësisht e varur nga shteti.
Pas vitit [[1969]] pasi realisht pjesën dërrmuese të veprimtarisë së Shoqatës e mori shteti, ndërpriten të gjitha veprimtaritë praktike të Shoqatës.
===Vitet 1969-1990===
Line 33 ⟶ 31:
===Vitet 1990-...===
Viti [[1991]] - Rifillon sërish aktivitetin pas 20 vjetësh.
Gjatë viteve [[1990]] - [[2005]], KKSH ka shënuar një zhvillim të mirë, duke u bërë shoqata humanitare më e madhe në vend.
* Në fushën e përgatitjes dhe ndërhyrjes në raste katastrofash, KKSH synon
** - Ngritjen dhe trajnimin e e strukturave vullnetare në degët e KKSH për të qënë të gatshëm për të vepruar në raste katastrofash
** - Sensibilizimin e komunitetit për risqet nga katastrofat natyrore dhe masat që duhen zbatuar për të parandaluar ato
** - Mirëmbajtja e kapaciteteve materiale
** - Ndërhyrje në raste emergjencash, ku mbi bazën e vlerësimit të dëmeve dhe nevojave ndihmohen familjet më të prekura me pako standarde
** - Bashkëpunimi dhe koordinimi me strukturat qeveritare në të gjitha nivelet siç parashikohet në Planin Kombëtar të emergjencave, ku KKSH ka një rol të përcaktuar.
Me punën e bërë vitet e fundit, KKSH ka arritur që të grumbullojë një eksperiencë të mirë në menaxhimin e katastrofave, duke bërë që ajo të jetë më efektive në rastet e emergjencave.
* Projektet e mirëfillta sociale e kanë shoqëruar shoqatën tonë që në fillimin e aktiviteteve të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gjatë viteve [[2004]]-[[2005]] janë ndihmuar për t’u integruar në sistemin edukativ rreth 1500 fëmijë në vështirësi në 23 qytete të vendit.
Gjatë viteve [[1999]]-[[2000]], KKSH ka përkrahur fillimin e kurseve profesionale për gratë në vështirësi në tre qytete, me mbështetjen e Kryqit të Kuq Spanjoll. Ndërhyrje të tilla janë aplikuar në mënyrë progresive nëpërmjet ndihmës së shoqatave të tjera lokale apo donatorëve të tjerë.
* Në fushën e edukimit shëndetësor KKSH është fokusuar në rritjen e njohurive për mbrojtjen e shëndetit, si dhe ka organizuar të rinjtë dhe sensibilizuar popullsinë në luftën kundër SIDA-s. Informacioni në fushën e edukimit shëndetësor lidhet me tema të tilla si higjiena e gojës, shtatzënia, kujdesi për fëmijën 0-1 vjeç, planifikimi familjar.
Gjithashtu aktivitete të veçanta zhvillohen në fushën e promocionit vullnetar të gjakut, në grupet target dhe publikun e gjerë si
* Shoqata ka organizuar një Shërbim Kërkimi i cili i ndihmon njerëzit të gjejnë ose të mësojnë për fatin e të afërmve të humbur, ku përfshihen
** - Gjetja e individëve të humbur si rezultat i ngjarjeve të tilla, si konflikt i armatosur ndërkombëtar ose jo ndërkombëtar, dizastra natyrore ose zhvendosje masive të refugjatëve.
** - Sigurimi i shërbimit të komunikimit për individë kur rrugët normale të komunikimit janë ndërprerë.
** - Dërgimi i Mesazheve në KK në situata të tilla si
* Shoqata ka synuar dhe arritur të trajnojë vullnetarë të Ndihmës së Parë si dhe ka ngritur shërbime të Ndihmës së Parë në stadiume dhe veprimtari masive publike.
* Kryqi i Kuq Shqiptar synon që përmes mjeteve dhe formave të larmishme të komunikimit të zhvillojë më tej njohuritë e publikut rreth misionit humanitar të shoqatës, të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe vlerave humanitare të Lëvizjes së Kryqit të Kuq.
Janë kryesisht veprimtaritë e zhvilluara në interes të drejtpërdrejtë të shtresave dhe grupeve në nevojë, që kanë përmirësuar imazhin për misionin fisnik dhe humanitar të Kryqit të Kuq dhe kanë rritur më shumë edhe reputacionin e Shoqatës sonë.
== Lidhje të jashtmë ==
* [http://kksh.org.al/ Faqja zyrtare i KKSh-së]
[[Kategoria:Organizata mjekësore]]
[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]
|